Advertisement

Qelizat që nuk plaken kurrë

Elizabeth Blackburn 
    Përgjigjen për një jetë më të shëndetshme, studiuesit e gjetën tek një organizëm të vogël të quajtur Tetrahymena. Është një krijesë njëqelizore, e njohur si alga e ujit të ndenjur.
    Kam studiuar shumë vjet grupet e ADN tek qelizat a quajtura kromozome. Më kanë bërë kureshtare sidomos majat e kromozomeve, të quajtura telomerë. Kur nisa studimet e mia, gjithçka që dinim ishte se telomerët ndihmonin në mbrojtjen e kromozomeve. Janë të rëndësishëm kur qelizat ndahen. Por doja të zbuloja se çfarë ishin telomerët, dhe për t’ia arritur kësaj më duheshin shumë të tillë. Dhe në fakt Tetrahymena ka rreth 20000 kromozome. Kështu zbulova që telomerët janë të përbërë nga segmentë të veçantë të ADN pikërisht tek anët e jashtme të kromozomeve. 
Por ka një problem
   Të gjithë e fillojmë jetën si një qelizë të vetme. këto qeliza ndahen derisa formojnë 200 milionë miliard qeliza që formojnë një trup të rritur. Sa herë që qeliza ndahet, duhet të kopjohet e gjithë ADN-ja e saj, sepse përmban istruksionet operative jetësore në mënyrë që qelizat të funksionojë në rregull. Por ka një gabim tek mënyra se si ADN-ja kopjohet. Sa herë që qeliza ndahet dhe ADN-ja kopjohet, majat e ADN konsumohendhe shkurtohen, deri sa telomerët e konsumuar i çojnë një sinjal qelizës: është ora të vdesësh. Fund.
   Por nëse ky konsumim është i pashmangshëm, a ka në natyrë një mënyrë që t’i mbajmë kromozomët të pa konsumuar?
   A e mbani mend algën e ujit të ndenjur, Tetrahymenën? Çudia më e madhe është se qelizat e saj nuk plaken kurrë, dhe kështu nuk vdesin. Telomerët e saj nuk janë shkurtuar kurrë me kalimin e kohës. Madje, disa herë janë zgjatur.
Çfarë po më shpëtonte?
    Në laborator me Carol Greider, një studente e shkëlqyer me të cilën kam ndarë çmimin Nobel për këtë studim, zbuluam se qelizat kanë diçka tjetër. Një enzimë të paimagjinuar më parë që mund të furnizonte dhe zgjaste telomerët. E quajtëm telomerazi. Kur hoqëm telomerazin nga alga jonë, telomerët vdiqën. Pra, ishte falë telomerazit të bollshëm që alga nuk plakej kurrë. Kështu zbuluam se personat kur fillojnë të plaken, telomerët shkurtohen, dhe është pikërisht ky shkurtim që na plak.
   Tani, nëse telomerët mund të rinovohen me anë të telomerazit, atëherë për të ndaluar plakjen duhet të gjejmë një mënyrë për të marrë telomerazin.   Nuk është kaq e thjeshtë. Fatkeqsisht, gjenetika njerëzore është shumë e komplikuar. Të rrisësh telomerazin ul rrezikun e disa sëmundjeve, por rrit edhe rreziqet e disa tipeve të kancereve shumë agresivë.
Por atëherë, si ja bën alga e ujit të ndenjur?
   Dua të qartësoj një gjë. E gjtihë kjo nuk ka të bëjë me përjetësinë. Ka të bëjë me zgjatjen e shëndetit. Ose më mirë, me vitet e jetës ku nuk ka sëmundje, ku jemi të shëndetshëm dhe e shijojmë jetën me entuziazëm. Pra pyetja e vërtetë është: “nëse nuk mund të marr telomerazin, si mund të gjej një mënyrë që telomerët të shkurtohen më pak?”.
   Një studim të bërë me ndihmën e psikologes Elissa Epel, mbi një grup nënash me fëmijë që kishin probleme të rënda shëndetsore, pra shumë të stresuara. Donim të dinim:”sa ishte gjatësia e telomerëve të tyre?”. Të dhënat ishin sipas kësaj skeme. Sa më shumë qëndronin në këtë situatë stresi, aq më të shkurtër ishin telomerët. Sa më shumë perceptonin këtë situatë si stresuese, aq më e ulët ishte telomerazi.
Pra, nuk ishte vetëm çështje moshe.
   Por, pamë edhe një gjë shumë inkurajuese. Disa nga këto nëna, megjithëse të stresuara ishin në gjendje të mbanin telomerët e tyre. Kjo na solli në përfundimin se: ” e kemi vetë kontrollin mbi mënyrën se si plakemi“. Studime të tjera konfirmuan se kapaciteti i mbajtjes së telomerëve përmirësohej duke praktikuar forma të meditimit edhe për vetëm 12 minuta në ditë për dy muaj. Studime të mëtejshme dimonstruan se të mendosh në mënyrë negative, niveli i vazhdueshëm i lartë i kortizolit dobëson telomerazin.
   E gjitha kjo na tregon se jemi të gjithë të lidhur me njëri tjetrin dhe mënyra se si e marrim jetën mund të na ndryshojë rrënjësisht rrugëtimin e ekzistencës sonë, madje dhe gjatësinë e saj.

Read More

Paradoksi i Pushtetit

Si ndryshon njeriu kur bëhet me Pushtet
 
    Në studimet mbi sjelljen që kam ndërmarrë në 20 vitet e fundit, kam zbuluar një skemë të frikshme: ndërsa personat zakonisht e marrin pushtetin nëpërmjet aksioneve që bëjnë të hecin përpara interesat e të tjerëve si bashkëpunimi, hapja ndaj të tjerëve, korrektësia, empatia dhe përbashkësia; kur fillojnë të ndihen të pushtetshëm ose zotërojnë një pozicion të privilegjuar, këto kualitete fillojnë e zbehen deri sa humbin.Ata që kanë pushtet kanë një probabilitet shumë më të madh se personat e tjerë që të sillen në mënyrë të paedukatë, egoiste dhe jo etike.​
Nëse ju pëlqen argumenti mbi pushtetin klikoni këtu
    Përcaktoj këtë fenomen si “paradoksin e pushtetit” dhe e kam studiuar në shumë kontekste: shkolla, senati i Shteteve të Bashkuara, skuadra sportive profesioniste dhe në një shumëllojshmëri vendesh punë. Në çdo person që kam vëzhguar, kam parë që ata bëjnë karrierë mbi bazën e kualiteteve të tyre më të mira, por sjellja e tyre ndryshon gjithmonë përgjatë marrjes së pushtetit. Ky ndryshim mund të jetë ndonjëherë në mënyrë çuditërisht të shpejtë.Në një nga eksperimentet e mia, i njohur si studimi “përbindëshi i biskotave”, kam marrë disa persona në një laborator dhe i kam ndarë në grupe nga tre, duke i dhënë rastësisht pozicione komanduese dhe më pas duke i dhënë një detyrë me shkrim për të gjithë grupin bashkërisht. Mbas gjysëm ore pune, i vura para në tavolinë një pjatë me biskota, një për çdo pjesëtar të grupit, plus një biskotë më shumë. Në të gjithë grupet çdo person mori nga një dhe, për mirësjellje e lanë në pjatë biskotën tepër. Në linjë me parashikimet e mia, personi i emëruar “leader” merrte gjithmonë biskotën tepër. Madje, ai që ishte “leader” kishte mundësitë më të mëdha të hante me gojën hapur, duke bërë zhurmë dhe duke mos patur kujdes për thërrmijat që i binin tek rrobat që kishte veshur.
Studimet dëshmojnë që edhe pasuria mund të ketë efekt të njëjtë. Në një eksperiment kam zbuluar se, ndërsa drejtuesit e makinave jo shumë të shtrenjta u japin gjithmonë përparësi këmbësorëve tek kalojnë vizat e bardha, më shumë se gjysma e personave që janë drejtues të makinave lluksoze si BMW apo Mercedes e injorojnë këmbësorin, domethënë ligjin.
Dhe akoma: një studim mbi nëpunës të 27 vendeve të ndryshme ka nxjerrë në pah se individët që kanë mirëqënie thonë se është e pranueshme të kesh sjellje etike, si për shembull, të marrësh ryshfete apo të mos paguash taksat. Kërkime të kohëve të fundit kanë treguar se administratorët  me MBA (Master in Business Administration) kanë probabilitet më të madh se ato pa MBA të kenë sjellje egoiste që i shton kënaqësinë personale por u ul vlerën kompanive ku punojnë.
Madje personat që kanë pozicione me pushtet kanë një probabilitet 3 herë më të madh kundrejt atyre me pozicione më të ulëta të ndërpresin kolegët, të zhvillojnë disa aktivitete gjatë mbledhjeve, të ngrejnë zërin dhe të thonë epitete ofenduese në zyrë.
Pasojat e gjithë këtyre sjelljeve mund të jenë shumë të mëdha. Abuzimi me pushtetin në fund të fundit ul reputacionin e vetë drejtuesve, duke minuar influencën e tyre. Madje krijon stres dhe frikë te kolegët e tyre, duke ulur kështu jo vetëm unitetin dhe krijimtarinë e grupit, por edhe bashkëpunimin e performancën individuale.Në një sondazh të bërë në mbi 800 menaxherë dhe nëpunës në 17 sektorë të ndryshëm, rreth gjysma e atyre që ka deklaruar se është keqtrajtuar në vendin e punës, ka treguar se kanë ulur vullnetarisht ritmin e punës ose kanë ulur kualitetin e punës së tyre.
Dacher Keltner,  Profesor i Psikologjisë,Universiteti i Kalifornisë

Read More

Arbëreshët dhe regjimi i krishterë. Refleksion

Nga profesor Zef Giuseppe Chiaramonte

Në krishtërimin mesjetar, në nivel zyrtar popullsitë nuk njiheshin si etni, por sipas përkatësisë fetare. Këtu lind edhe dallimi midis grekëve e latinëve. Tjetër dallim: orientalë dhe perëndimor e në fund, ortodoks dhe katolik.Perandoria Romane e Orientit dhe më pas Perandoria Osmane, edhe pse në fakt multietnike, konsideronin njerëzit (milliet) si latinë, romei/rum, musliman/muslim, hebrej.​
Nëse të pëlqen historia jonë kliko këtu
Termi albanòi, që zëvendësoi atë ilir, takohet për herë të parë tek Ana Komnena. Ajo shpreh frakturën me grekët, me të cilët kishin mbajtur, në isopolitia, fatet e Perandorisë.
Midis fuqive që tashmë kishin filluar të shtrinin duart brenda Perandorisë së Orientit ishte Venecia. Një nga sundimet e saj ishte Peloponezi, ku grekofonë dhe albanofonë jetonin krah për krah e ku ndërthureshin të dy gjuhët. Megjithatë, shumë dokumenta vërtetojnë se Venecia preferonte shqiptarët më shumë se grekët, sepse i konsideronte më besnikë në mbrojtjen e territoreve (rif. koncepti i besës).
Edhe emri mesjetar Peloponez rrjedh nga shqipja man/mën, pra mora nga rrjedh Morea. Pas okupimit të Ballkanit, popullsia shqiptare e jugut (toskë) dhe e Moresë (arvanitasit), u larguan në masë drejt Mbretërisë së Jugut në Itali: Napoli dhe Siçili. Regjimi i atëhershëm i trajtonte të ardhurit si grekë, për faktin se nuk ishin latinë.
Kjo për shkak edhe të këtyre tre elementëve:

dallimi midis grekëve dhe latinëve ishte preekzistues (rif. Letrat e Gregorio Magno dhe ndarja etnike e Regnum Siciliae normane)
feudalët, ku u pritën të ardhurit i përkisnin, në pjesën më të madhe, kishës. Për këtë arsye privilegjuan dallimin fetar. I quajtën grekë
të ardhurit kishin një ritual liturgjik tjetër, dhe gjuha e përdorur në të ishte greke

Shkrimtarët historikë siçilianë, nga Fasello e më pas, dhe dokumentat notarile, në të kundërt flasin për graeci seu albanenses. Kjo terminologji shfaq, nga një anë dallimin zyrtar nga ana e kishës, nga ana tjetër, autondërgjegjësimin identitar të refugjatëve si Arbër.
Në nivel popullor, emërtimet ishin të ndryshme: testa di grecu, që të kujton shumë caveza d’arnaut, e përdorur nga hebrejtë e Spanjës për shqiptarët, për të treguar kokëfortësinë, apo këmbënguljen për të ruajtur gjuhën apo zakonet: jartù, që do të thotë, eja këtu, e transformuar në eja rtu= eja këtu.
“La Piana” e Arbëreshëve
La Piana fillon nga banesat e para të Piana degli Albanesi dhe shtrihet deri në Merrughat, në territorin e S. Cristina Gela, në kufi me Marineo. Është e përmbledhur midis Kazaghot, Malet Kumeta (shqip Kumajt), Maganoce, Leardo dhe Rosella/Turdiepi, në jug-lindje. Nga lartësirat e Mëndra e Muzakjës, Costa Marcione, Firrjati, Baghatelet, Guri i Korvit e Sëndahstia, në lindje.
Nuk e dimë si ishte ndarë ky territor në periudhën bizantine, ndërsa nga dokumentet normane ai rezulton i ndarë midis qytetit të Palermos dhe qytetit Jato. Përfshirë dhe rrethinat e komunës së Belice Destro.Pjesa që i përkiste Palermos i jepet Arqipeshkëpit të Palermos më 12 shkurt 1095 nga ana e Gran Conte Ruggero. Këtu kemi emrin e parë Piana dell’Arcivescovo.Më 1182, mbreti Guglielmo II, il Buono, i jep pjesën e Jatos, Dioqezës së Monreale. Edhe kjo pjesë merr emrin Piana dell’Arcivescovo.
Me vendosjen e Arbëreshëve në pjesën malore, përqëndrimi i shtëpive u quajt nga administrata e kishës Casale dei Greci. Ndërsa arbëreshët e quajtën Kazallot/Kazallonë. Duke u spostuar banesat për në jug, gati në fushë, fillohet të flitet për Casale de la Piana.
Pas përfundimit të administrimit feudal dhe me lindjen e Comuni di Sicilia (1 janar 1818), administrata borbone i kërkoi feudalëveemrin dhe stemën për ti vënë çdo komune. Për konsiderimet e mësipërme Arqipeshkopi-baron i sugjeroi emrin Piana dei Greci.Kjo u bë emri zyrtar për komunën e re. Piana dei Greci u shkruajt në stemën komunale, ndërsa shqiponja me dy kokë që shohim në qendër rrethohet nga shkrimi Nobilis Planae Albanensis Civitas.
Kjo kontradiktë u ka shpëtuar shumë studiuesve, duke i lënë hapësirë rindërtimeve dhe shpjegimeve, shumë herë tendecioze, si në Itali dhe jashtë (Greqi).
Por këtu nuk mund të flasim për kontradiktë, por për një ridutio ad unum të dy pikëvështrimeve të ndryshme. Arqipeshkopi arsyeton akoma me terma zyrtare të Krishtërimit për etninë. Nga ana tjetër, shkrimet S.P.Q.A. (SENATUS POPULUSQUAE ALNANSIS) dhe N.P.A.C. (NABILIS PLANAE ALBANENSIS CIVITAS) i gjejmë të gdhendura në veprat arkitektonike shumë kohë më përpara.
Konfuzioni midis riteve greke – që sot quhen bizantine- dhe greqizimi etnik hidhet poshtë, siç duhet të hidhet poshtë ekuivalenca ortodoks=grek dhe bizantin=grek.
Termi bizantin, i përdorur për herë të parë nga gjysma e viteve Shtatëqind për të treguar një fazë të gjuhës greke, na ndihmon që të shikojmë Arbëreshët si Shqiptarët e lashtë të Italisë, dhe Kishën e tyre si bizantino-arbëreshe (jo më si bizantino-greke apo greko-bizantine). Kështu e njeh, zyrtarisht edhe Annuario Pontificio (organizmi zyrtar i Selisë së Shenjtë).
Marrë nga HORA e Arbëreshëve

Read More

Në kërkim të Planetit X

Kohët e fundit ka filluar kërkimi i këtij objekti kozmik të supozuar me një teknikë në gjendje të gjejë gjurmë orbitale në një zonë të errët në kufijtë e largët të Sistemit Diellor.
Hipoteza që Planeti X mund të ekzistojë nuk është e re. Zecharia Sitchin, shkrimtari amerikan i lindur në Baku, e quante Nibiru dhe madje ka teorizuar, me një orbitë prej 3600 vjetësh, që nga ai planet vinte raca e Elohimëve që ka krijuar racën humane. E marrë në fillim si një vrimë e zezë, më pas e përgënjeshtruar si një bluff i paqenë, objekti misterioz duket se po kthehet sërish.Tashmë gjuetia e planetit misterioz është zyrtarisht e hapur falë një teknike të realizuar nga Malena Rice dhe Gregory Laughlin, astronomë të Universitetit të Yale, në Conecticut. Pas deklasimit të Plutonit në një planet xhuxh, do të jemi në praninë jo të planetit të dhjetë, por të planetit të nëntë të Sistemit Diellor.
Planeti i nëntë (pas deklasimit të Plutonit)
Ky objekt kozmik i supozuar ka një difekt: po të pranojmë që ekziston vërtet, nuk ka dëshirë të paraqitet sepse është fshehur në errësirën kozmike. Por kjo lojë kukafshehti  duket se i ka ditët e numëruara falë metodës shift and stacking të Laughlin e Rice, në gjendje të gjejë edhe gjurmët orbitale më të dobëta që fshihen në zona veçanërisht të errëta të kozmosit. Është një teknikë e përdorur në të kaluarën për të lokalizuar satelitë natyror të rinj të Sistemit Diellor, por është hera e parë që përdoret, me shtimin e disa funksioneve të reja, për një zonë të madhe të hapësirës. Në këtë mënyrë do të mund t’i jepet përgjigje disa pyetjeve që kanë lindur pasi në 2016 shkencëtarët Mike Brown dhe Konstantin Bagytin të California Institute of Technology të Pasadenas shpjeguan se efekti gravitacional i këtij planeti të mundshëm, mund të justifikonte orbitat e pazakonta të një grupi objektesh trans-netuniane në Fashën e Kuiper-it.
Një Gjigand
Këta astronomë mendojnë se orbita e Planetit X është e madhe dhe bëhet në një periudhë prej 15 mijë vjetësh tokësor, një masë rreth dhjetë herë masën e Tokës e ka ka nga dy deri në katër herë diametrin e saj. Planeti i nëntë pra do të ishte kështu një gjigand, i pesti në radhën e madhësisë pas Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit. Të llogaritësh një objekt që ndodhet në një distancë që shkon nga 12 deri 23 herë distancën që ndan Plutonin nga Dielli është një ndërmarrje e vështirë, por falë teknikës së shift and stacking ndoshta jemi afër zgjidhjes.Në studimet e tyre, të pranuara nga Planetary Science Journal, Malena Rice dhe Gregory Laughlin kanë përdorur mijëra pamje të mara nga teleskopi kozmik TESS i Nasa. Kanë analizuar dritën e zbehtë që vjen nga objektet kozmike të largët që shihen në këto pamje.
Tashmë janë 17 kandidatë
Në total janë identifikuar 17 objekte kozmike që mund të korrispondojnë me Planetin X. Do të duhen prova dhe dëshmi të reja, “por edhe nëse vetëm një nga këto objekte të kandiduara të jetë real“, komentojnë dy astronomët, “do të jemi në gjendje të shpjegojmë më mirë dinamikat e jashtme të Sistemit Diellor dhe të veçantive të mundshme të Planetit të nëntë“.
A ka jetë?
Nëse ky planet ekziston me të vërtetë, përgjigja më e natyrshme do të ishte negative, duke qenë se është shumë larg Diellit e temperaturat janë shumë të ulëta. Por nëse planeti ka një atmosferë të dendur hidrogjeni mund të ketë ruajtur ngrohtësinë e energjisë së formimit të tij. Dhe kështu mund të ketë ujë të rrjedhshëm.
Po a ka ndonjë formë jete?Ndonjë formë inteligjente?
Kur do të gjejnë përgjigje këto pyetje? E gjitha kjo mund të dojë një periudhë relativisht të shkurtër (muaj, vite?) falë progreseve të mëdha që bo bën shkenca falë teknologjisë. E duhet të themi se megjithëse e sulmuan shumë kur ishte gjallë, në fund duket se Zecharia Sitchin kishte të drejtë.
 

Read More

SI LINDI RACIZMI

Më quajnë John Biewen. Jam një gazetar, dokumentarist dhe mësues. Për shumë kohë racizmi ka qenë një pikëpyetje e madhe për mua. Përse ekziston akoma, nëse është natyrisht kaq i gabuar?
Ku ka lindur?
Shkenca është e qartë. Jemi një racë. Jemi të lidhur ngushtë e rrjedhim të gjithë nga një paraardhës në Afrikë. Disa persona kanë lënë Afrikën dhe janë shpërngulur në zona më të ftohta e të errëta dhe kanë humbur shumë melaninë, disa nga ne më shumë se të tjerët. Por gjenetikisht, jemi 99,9% njësoj. Nuk ekziston një gjen për të qënë i bardhë, i zi, aziatik apo çfarëdo lloj race.
Atëherë, çfarë ka ndodhur?Si ka filluar racizmi?
Në fillim duhet të themi se “raca” është një shpikje e kohëve të fundit, vetëm disa qindra vjet. Më parë, personat ishin të ndarë sipas gjuhës, bindjeve fetare, grupeve tribale. Në pjesën më të madhe të historisë së njerëzimit, për personat fjala “racë” nuk kishte asnjë kuptim.
Në Greqinë e lashtë, për shembull, si më ka shpjeguar Nell Irvin Painter, grekët mendonin se ishin më të mirë se të tjerët, por jo për ndonjë ide superioriteti të lindur. Mendonin  vetëm se kishin zhvilluar një kulturë më të përparuar. Kështu, kur panë persianët, etiopiasit thanë: “Janë të gjithë gjysëm barbarë kundrejt nesh. Nga ana kulturore, thjesht nuk janë grekë”.
Në botën e lashtë kishte skllavëri, personat skllavëronin ata që nuk i ngjanin. E dini se fjala angleze “slave” rrjedh nga “sllav“? Sepse sllavët janë skllavëruar për shekuj nga çdo lloj populli. Skllavëria nuk ishte një çështje race, sepse askush nuk e kishte menduar akoma.
Po kush e mendoi vallë?
Këtë pyetje ja bëra një historiani tjetër të rëndësishëm, Ibram X. Kendi. Mund t’ju duket e pamundur, por u përgjigj me një emër dhe një datë, sikur të flitej për shpikjen e llambës.Më tha që kërkimet e tij (publikuar në librin Stamped From The Beginning), ka gjetur atë që sipas tij, ishte artikulimi i parë i ideve raciste. Dhe më tha emrin e fajtorit: Gomes Eanes De Zurara, një shkrimtar portogez. Në librin e publikuar më 1450, sipas Kendit, bëri diçka që asnjë nuk e kishte bërë më parë.Përmblodhi të gjithë popujt e Afrikës, një kontinent të madh dhe eterogjen, duke i përshkruar si një grup ndryshe, inferior dhe shtazor. Duke mos marrë parasysh që në periudhën pre-koloniale disa prej kulturave më të sofistikuara të botës ishin në Afrikë.
 
 
 

Por përse ky personazh u shpreh në këtë mënyrë?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet të ndjekim rrugën e lekëve. Së pari, Zurara u ngarkua nga mbreti portogez për shkrimin e këtij libri, (Kronika e zbulimit dhe pushtimi i Guinesë). Vetëm pak vite më parë, tregëtarët e skllevërve të lidhur me mbretërinë portogeze, ishin europianët e parë që udhëzonin drejt Afrikës sub-saharjane për të rrëmbyer dhe skllavëruar afrikanët. Kështu papritur ishte shumë e dobishme qarkullimi i një historie mbi inferioritetin e afrikanëve për të justifikuar këtë tregëti të re personave të tjerë, kishës, dhe vetvetes.

Me shkrimet e tij Zurara shpiku si të bardhin dhe të ziun, sepse në themel krijoi konceptin e të ziut nëpërmjet këtij përshkrimi të afrikanëve, si thotë Ibram Kendi: ” i ziu nuk ka kuptim pa të bardhin“. Zurara thoshte që afrikanët e rrëmbyer e të shitur si skllevër ishin paganë e kishin nevojë për shpëtimin fetar dhe shoqëror. Të tjera vende europiane ndoqën shembullin portogez duke kërkuar në Afrikë, jo të mirat materiale por të mirat njerëzore duke përdorur këtë gënjeshtër mbi inferioritetin e banorëve afrikanë.
Racizmi pra, nuk lindi me një keqkuptim, por me një gënjeshtër.
Më vjen turp të them se për shumë kohë kam menduar për racizmin kryesisht si një luftë për personat me ngjyrë, por nuk është kështu. Jemi të përfshirë të gjithë. Jemi brenda. Nëse nuk i bashkohem luftës për të luftuar këtë sistem, jam bashkëfajtor.
Përkthyer e përshtatur text të John Biewen

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018844
Shikimet sot : 1
Aktualisht Online : 1
Adresa jote IP : 52.15.70.191

Pin It on Pinterest

Shares
Share This