Kohët e fundit ka filluar kërkimi i këtij objekti kozmik të supozuar me një teknikë në gjendje të gjejë gjurmë orbitale në një zonë të errët në kufijtë e largët të Sistemit Diellor.

Hipoteza që Planeti X mund të ekzistojë nuk është e re. Zecharia Sitchin, shkrimtari amerikan i lindur në Baku, e quante Nibiru dhe madje ka teorizuar, me një orbitë prej 3600 vjetësh, që nga ai planet vinte raca e Elohimëve që ka krijuar racën humane. E marrë në fillim si një vrimë e zezë, më pas e përgënjeshtruar si një bluff i paqenë, objekti misterioz duket se po kthehet sërish.
Tashmë gjuetia e planetit misterioz është zyrtarisht e hapur falë një teknike të realizuar nga Malena Rice dhe Gregory Laughlin, astronomë të Universitetit të Yale, në Conecticut. Pas deklasimit të Plutonit në një planet xhuxh, do të jemi në praninë jo të planetit të dhjetë, por të planetit të nëntë të Sistemit Diellor.

Planeti i nëntë (pas deklasimit të Plutonit)

Ky objekt kozmik i supozuar ka një difekt: po të pranojmë që ekziston vërtet, nuk ka dëshirë të paraqitet sepse është fshehur në errësirën kozmike. Por kjo lojë kukafshehti  duket se i ka ditët e numëruara falë metodës shift and stacking të Laughlin e Rice, në gjendje të gjejë edhe gjurmët orbitale më të dobëta që fshihen në zona veçanërisht të errëta të kozmosit. Është një teknikë e përdorur në të kaluarën për të lokalizuar satelitë natyror të rinj të Sistemit Diellor, por është hera e parë që përdoret, me shtimin e disa funksioneve të reja, për një zonë të madhe të hapësirës. Në këtë mënyrë do të mund t’i jepet përgjigje disa pyetjeve që kanë lindur pasi në 2016 shkencëtarët Mike Brown dhe Konstantin Bagytin të California Institute of Technology të Pasadenas shpjeguan se efekti gravitacional i këtij planeti të mundshëm, mund të justifikonte orbitat e pazakonta të një grupi objektesh trans-netuniane në Fashën e Kuiper-it.

Një Gjigand

Këta astronomë mendojnë se orbita e Planetit X është e madhe dhe bëhet në një periudhë prej 15 mijë vjetësh tokësor, një masë rreth dhjetë herë masën e Tokës e ka ka nga dy deri në katër herë diametrin e saj. Planeti i nëntë pra do të ishte kështu një gjigand, i pesti në radhën e madhësisë pas Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit. Të llogaritësh një objekt që ndodhet në një distancë që shkon nga 12 deri 23 herë distancën që ndan Plutonin nga Dielli është një ndërmarrje e vështirë, por falë teknikës së shift and stacking ndoshta jemi afër zgjidhjes.
Në studimet e tyre, të pranuara nga Planetary Science Journal, Malena Rice dhe Gregory Laughlin kanë përdorur mijëra pamje të mara nga teleskopi kozmik TESS i Nasa. Kanë analizuar dritën e zbehtë që vjen nga objektet kozmike të largët që shihen në këto pamje.

Tashmë janë 17 kandidatë

Në total janë identifikuar 17 objekte kozmike që mund të korrispondojnë me Planetin X. Do të duhen prova dhe dëshmi të reja, “por edhe nëse vetëm një nga këto objekte të kandiduara të jetë real“, komentojnë dy astronomët, “do të jemi në gjendje të shpjegojmë më mirë dinamikat e jashtme të Sistemit Diellor dhe të veçantive të mundshme të Planetit të nëntë“.

A ka jetë?

Nëse ky planet ekziston me të vërtetë, përgjigja më e natyrshme do të ishte negative, duke qenë se është shumë larg Diellit e temperaturat janë shumë të ulëta. Por nëse planeti ka një atmosferë të dendur hidrogjeni mund të ketë ruajtur ngrohtësinë e energjisë së formimit të tij. Dhe kështu mund të ketë ujë të rrjedhshëm.

Po a ka ndonjë formë jete?
Ndonjë formë inteligjente?

Kur do të gjejnë përgjigje këto pyetje? E gjitha kjo mund të dojë një periudhë relativisht të shkurtër (muaj, vite?) falë progreseve të mëdha që bo bën shkenca falë teknologjisë. E duhet të themi se megjithëse e sulmuan shumë kur ishte gjallë, në fund duket se Zecharia Sitchin kishte të drejtë.