Elizabeth Blackburn 

    Përgjigjen për një jetë më të shëndetshme, studiuesit e gjetën tek një organizëm të vogël të quajtur Tetrahymena. Është një krijesë njëqelizore, e njohur si alga e ujit të ndenjur.

    Kam studiuar shumë vjet grupet e ADN tek qelizat a quajtura kromozome. Më kanë bërë kureshtare sidomos majat e kromozomeve, të quajtura telomerë. Kur nisa studimet e mia, gjithçka që dinim ishte se telomerët ndihmonin në mbrojtjen e kromozomeve. Janë të rëndësishëm kur qelizat ndahen. Por doja të zbuloja se çfarë ishin telomerët, dhe për t’ia arritur kësaj më duheshin shumë të tillë. Dhe në fakt Tetrahymena ka rreth 20000 kromozome. Kështu zbulova që telomerët janë të përbërë nga segmentë të veçantë të ADN pikërisht tek anët e jashtme të kromozomeve. 

Por ka një problem

   Të gjithë e fillojmë jetën si një qelizë të vetme. këto qeliza ndahen derisa formojnë 200 milionë miliard qeliza që formojnë një trup të rritur. Sa herë që qeliza ndahet, duhet të kopjohet e gjithë ADN-ja e saj, sepse përmban istruksionet operative jetësore në mënyrë që qelizat të funksionojë në rregull. Por ka një gabim tek mënyra se si ADN-ja kopjohet. Sa herë që qeliza ndahet dhe ADN-ja kopjohet, majat e ADN konsumohendhe shkurtohen, deri sa telomerët e konsumuar i çojnë një sinjal qelizës: është ora të vdesësh. Fund.

   Por nëse ky konsumim është i pashmangshëm, a ka në natyrë një mënyrë që t’i mbajmë kromozomët të pa konsumuar?

   A e mbani mend algën e ujit të ndenjur, Tetrahymenën? Çudia më e madhe është se qelizat e saj nuk plaken kurrë, dhe kështu nuk vdesin. Telomerët e saj nuk janë shkurtuar kurrë me kalimin e kohës. Madje, disa herë janë zgjatur.

Çfarë po më shpëtonte?

    Në laborator me Carol Greider, një studente e shkëlqyer me të cilën kam ndarë çmimin Nobel për këtë studim, zbuluam se qelizat kanë diçka tjetër. Një enzimë të paimagjinuar më parë që mund të furnizonte dhe zgjaste telomerët. E quajtëm telomerazi. Kur hoqëm telomerazin nga alga jonë, telomerët vdiqën. Pra, ishte falë telomerazit të bollshëm që alga nuk plakej kurrë. Kështu zbuluam se personat kur fillojnë të plaken, telomerët shkurtohen, dhe është pikërisht ky shkurtim që na plak.

   Tani, nëse telomerët mund të rinovohen me anë të telomerazit, atëherë për të ndaluar plakjen duhet të gjejmë një mënyrë për të marrë telomerazin.
   Nuk është kaq e thjeshtë. Fatkeqsisht, gjenetika njerëzore është shumë e komplikuar. Të rrisësh telomerazin ul rrezikun e disa sëmundjeve, por rrit edhe rreziqet e disa tipeve të kancereve shumë agresivë.

Por atëherë, si ja bën alga e ujit të ndenjur?

   Dua të qartësoj një gjë. E gjtihë kjo nuk ka të bëjë me përjetësinë. Ka të bëjë me zgjatjen e shëndetit. Ose më mirë, me vitet e jetës ku nuk ka sëmundje, ku jemi të shëndetshëm dhe e shijojmë jetën me entuziazëm. Pra pyetja e vërtetë është: “nëse nuk mund të marr telomerazin, si mund të gjej një mënyrë që telomerët të shkurtohen më pak?”.

   Një studim të bërë me ndihmën e psikologes Elissa Epel, mbi një grup nënash me fëmijë që kishin probleme të rënda shëndetsore, pra shumë të stresuara. Donim të dinim:”sa ishte gjatësia e telomerëve të tyre?”. Të dhënat ishin sipas kësaj skeme. Sa më shumë qëndronin në këtë situatë stresi, aq më të shkurtër ishin telomerët. Sa më shumë perceptonin këtë situatë si stresuese, aq më e ulët ishte telomerazi.

Pra, nuk ishte vetëm çështje moshe.

   Por, pamë edhe një gjë shumë inkurajuese. Disa nga këto nëna, megjithëse të stresuara ishin në gjendje të mbanin telomerët e tyre. Kjo na solli në përfundimin se: ” e kemi vetë kontrollin mbi mënyrën se si plakemi“. Studime të tjera konfirmuan se kapaciteti i mbajtjes së telomerëve përmirësohej duke praktikuar forma të meditimit edhe për vetëm 12 minuta në ditë për dy muaj. Studime të mëtejshme dimonstruan se të mendosh në mënyrë negative, niveli i vazhdueshëm i lartë i kortizolit dobëson telomerazin.

   E gjitha kjo na tregon se jemi të gjithë të lidhur me njëri tjetrin dhe mënyra se si e marrim jetën mund të na ndryshojë rrënjësisht rrugëtimin e ekzistencës sonë, madje dhe gjatësinë e saj.