Katërmbëdhjetë vjet para tragjedisë së Titanikut, që ndodhi në prill të 1912, doli nga shtypi një novelë e shkrimtarit amerikan Morgan Robertson me titull Futility.
Një transatlantik i quajtur Titan (!), fundoset në ujërat e Atlantikut pasi përplaset me një ajsberg… Duke parë që libri është i vitit 1989, përputhjet janë sa të çuditshme aq edhe të frikshme me historinë e fundosjes së Titanikut të vërtetë.
Sa gjëra të përbashkëta
- të dy anijet kishin tre elika
- kishin përmasa të ngjashme (244 metra gjatësi për Titan, 269 për Titanikun)
- të dy anijet u nisën në prill
- udhëtonin me një shpejtësi të ngjashme (25 nyje Titan, 22 nyje e gjysëm Titaniku)
- të dy anijet lidhnin Britaninë e Madhe me New York-un
- të dy anijet godasin një ajsberg në të njëjtën anë
- të dy anijet nuk kishin varka shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët
- të dy anijet u fundosën rreth 400 milje nga Terranova
- të dy anijet sollën vdekjen e mijëra personave
- emri ishte shumë i ngjashëm (Titan-Titanik)
Pas fundosjes së Titanikut
Novela u ribotua pas tragjedisë së Titanikut më 1912. Robertson në versionin e ri, i bëri disa ndryshime karakteristikave të Titan për ta bërë sa më të ngjashëm me Titanikun: rriti peshën nga 45 000 tonelata në 70 000 tonelata. Po ashtu dhe fuqinë motorrike, nga 40 000 në 75 000 kuaj fuqi. I ndryshoi madje edhe titullin nga Futility në Futitlity, or The Wreck of the Titan.
Çfarë historie trajton novela?
John Rowland është një ish ushtarak i Marinës amerikane, i alkolizuar dhe i varfër, gjen punë si marinar tek Titan. Në një natë prilli anija godet një ajsberg dhe fundoset. Ai hipën mbi ajsberg sëbashku me një vajzë, e pasi lufton me një ari polar e pas shumë peripeci, ai shpëtohet nga një anije kalimtare. Në vazhdim protagonisti e kalon varësinë nga alkoli dhe rifiton një pozitë shoqërore dinjitoze.
Komente Së Fundi