Advertisement

666, Muzika e Djallit?

Riferimenti Biblik
        Numri i Bishës, i identifikuar edhe me numrin 666 (por shfaqet edhe numrin 616 ose me 665) është një simbol që tek krishtërimi është një personazh që përfaqëson djallin. E gjejmë të shkruar tek një varg tek Dhjata e Re ku tregohet për një bishë që del nga deti e shkatërron Tokën:
Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t’u vihet një damkë mbi                 dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre.                    Këtu është uria. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është                 gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.     (Zbulesa 13: 16,18)
Por gjejmë rastësi të tjera ku këto numra përfshihen në situata le të themi negative.
Frekuenca e trurit
     Do të flas këtu për një personazh gati të panjohur, Andrija Puharich, një doktor psikolog i lindur në Çikago në 1918. Një njeri me mendje shumë të hapur ia dedikoi jetën e tij profesionale kërkimeve të kapaciteteve të fshehura të mendjes humane. Në veçanti atyre telepatike dhe transmetimit në distancë të mendimeve. Për këtë ka qenë në kontakt dhe ka bërë eksperimente të rëndësishme me medium, telepatikë dhe adhurues të disiplinave të ndryshme, të ashtëquajtura ezoterike.
    Ishte pikërisht gjatë këtyre kërkimeve, të bëra me anë të teknologjive moderne dhe në mënyrë absolutisht shkencore, që ai filloi të vëzhgojë se në praninë e fenomeneve, le të themi jo të zakonshëm si telepatia, truri i subjektit të ekzaminuar lëshonte valë elektromagnetike në frekuencën 8Hz.
    Këto eksperimente u përsëritën në subjekte të ndryshëm, në rrethana që nuk kishin asnjë lidhje midis tyre dhe për disa vjet. Jo vetëm frekuenca 8Hz rezultoi lidhja e përbashkët i të gjitha personazheve të mbikqyrur, por edhe e aftë të jepte një ndjenjë pozitive, harmonie dhe mirëqënieje.
Frekuenca 6,66 Hz
    Duke u thelluar në studimet e tij Puharich zbuloi se frekuenca 6,66Hz shkaktonte depresion, ndërsa frekuenca 10,8Hz të bënte nevrik, gjaknxehtë, duke konfirmuar kështu se frekuencat shumë të ulta mund të kushtëzojnë sjelljet humane.Puharich zbuloi se vlera e saktë e frekuencës që është në gjendje të sjellë efekte pozitive është 7,38hz, e njohur edhe si frekuenca e vibracionit të planetit Tokë ose Rezonanca e Schumann.     Nuk është për t’u çuditur se edhe frekuenca e duplimit të elikës së dyfishtë të ADN-së është 8Hz.
Nota LA dhe nazistët
    Ata që studiojnë muzikë e dijnë se akordimi i instrumentave bëhet mbi frekuencën 440Hz. Që do të thotë se, nëse luajmë notën e tretë LA në tastierën e pianos, ajo do të lëshojë 440 vibracione në sekondë. Kjo frekuencë është një standart botëror, një njësi matëse, si për shembull metri apo kilogrami.   Në të kaluarën akordimi ndryshonte nga qyteti në qytet, madje dhe nga orkestra në orkestër. Duke u nisur nga shekulli i XVIII të gjithë tekstet e muzikës dhe fizikës shënonin si “akordimi natyral” apo “shkencor” të bëhej në 432Hz. Një mbështetës i kësaj teorie ishte kompozitori i madh Xhuzepe Verdi.Por kur u ndërrua kjo normë dhe pse?    Tentativa e parë në botë për të ndryshuar akordimin e strumentave në frekuencën 440Hz, u bë çuditërisht nga ministri i propagandës naziste Joseph Goebbels, në konferencën internacionale që u mbajt në Londër në vitin 1939. Në fakt Goebbels tashmë e kishte aprovuar këtë frekuencë si standarte për Gjermaninë.
    Sipas një studimi të promovuar nga fondacioni Rotschild/Rockfeller ishte parë se frekuenca 432Hz qetësonte ndjenjat, në të kundërt frekuenca 440Hz ishte në gjendje të shkaktonte reaksione të dhunshme tek trupat ushtarake.
    Duke lënë mënjanë komplotizmin, duhet të bëjmë kujdes kur zgjedhim për të dëgjuar një muzikë. Mund të influencojë me të vërtetë cilësinë e jetës tonë.

Read More

Zogu Robot

Zogjtë e kompanisë FESTO

Zogjtë robotë  kompania gjermane i ka quajtur BionicSwift. Ata janë, sipas shpjegimeve , shumë të lehtë e janë të paisur me pendë artificiale që i ndihmojnë si në fluturim ashtu dhe në ulje. Fluturojnë në mënyrë autonome e të koordinuar në një hapësirë ajrore të përcaktuar.Orientimi i tyre bëhet nëpërmjet bashkëveprimit me një GPS të brendshëm radio. Zogjtë nisin një sinjal radio në mënyrë që pozicioni i tyre i saktë të mund të njihet nga një komputer i cili funksionon si sistem fluturimi që përcakton rrugën e fluturimit të paraprogramuar. Kjo bën të mundur një fluturim të saktë dhe nuk lejon që zogjtë të përplasen gjatë fluturimit.
Gjatë projektimit të tyre i është dhënë prioritet strukturave shumë të lehta duke i qëndruar besnik modelit biologjik. “Puplat” janë realizuar me anë të një shkume që është jo vetëm e lehtë por edhe shumë e qëndrueshme dhe elastike.Zogjtë robotë me “pupla” kanë një hapësirë të krahëve 68 cm, gjatësinë e trupit 44,5 cm dhe një peshë vetëm 42 gramë.
Aplikimet e BionicSwift mund të jenë të shumta. Sipas kompanisë një nga përdorimet më të mundshme është që ata të transportojnë materiale brenda kapanoneve të mëdha. Kështu mund të shfrytëzohen në mënyrë optimale hapësirat.

Read More

Megalitet e lashtë të Shqipërisë

Muret poligonale në Lezhë dhe Butrint

Muret poligonale të lashtësisë janë blloqe të mëdha guri, të vëna pa llaç që përputhen në mënyrë kaq perfekte sa nuk është e mundur që ndërmjet tyre të fusësh një gjilpërë. Disa të japin përshtypjen se janë bërë duke mos marrë parasysh vështirësinë që paraqet punimi i gurit edhe me teknologjinë që disponojmë.Në fakt kanë formë poligonale, që arrijnë në dymbëdhjetë e më shumë kënde, e megjithatë përputhen në mënyrë perfekte me njëri tjetrin. Për të lënë me gojë hapur gjeologët dhe inxhenierët e sotëm disa blloqe arrijnë deri në disa tonelata. Mure të bëra majë malesh që vetëm për t’i lëvizur është sot një sfidë gati e pamundur . Dhe për ta shtuar më shumë habinë janë pëdorur gurët më të fortë të planetit.Jemi duke folur për një teknikë ndërtimi të mureve pa llaç kaq unike, të pashpjegueshme dhe të papërsëritshme në ditët tona. Këto mure mund t’i gjejmë kudo në botë, në Afrikë, në kontinentin Amerikan, Evropë, Azi etj.
Po në Shqipëri kemi dëshmi të këtyre mureve? Përgjigja është Po. Në kalanë e Lezhës

Tek këto foto shohim se si tek themelet është muri poligonal. Nuk e di si mendoni ju, por mua më duket e njëjta teknikë ndërtimi si edhe tek muret poligonale në pjesët e tjera të planetit. Në hyrje të kalasë duken qartë muret e lashtë të vëna pa llaç dhe mbi to ndërtimet e mëvonshme. Kalaja e Lezhës është rindërtuar disa herë. Për të gjitha rastet kemi datën dhe kush e ka rindërtuar.Vetëm ndërtimi i saj është me hamendje dhe për historianët daton rreth shekullit IV p.K. Kurioz është fakti se rindërtimi i parë është bërë rreth shekullit I p.K. Duket se këto mure me blloqe të mëdha guri nuk kanë rezistuar për tre shekuj, por kanë arritur deri në ditët e sotme pas më shumë se dymijë vjetësh. Ka diçka që nuk shkon. Kush i ndërtoi këto mure gjigande? Me ç’farë mjetesh? Sa krahë pune u përdorën? Ç’farë objekti ishte? Këto janë pyetjet që presin akoma përgjigje. Ndoshta janë më të lashtë nga sa mendojmë.
 
Mund të mbarojë me kaq?Natyrisht që Jo?Qyteti i Butrintit

    Ashtu si dhe tek kalaja e Lezhës në këto foto të Butrintit shihen qartë muret poligonale. Të njëjtat forma shumëkëndëshe. E njëjta teknikë e punimit të gurit pa llaç dhe gurat që përputhen në mënyrë perfekte me njëri tjetrin. Të njëjtë me murat poligonalë që ka në shumë zona të planetit. Bien në sy menjëherë ndryshimi i mureve të hershëm dhe ndërtimet e mëvonshme të mjeshtërve grekë dhe romakë. Dallohen sepse janë dy mënyra të ndryshme ndërtimi 
    Themelimi i Butrintit i atribuohet nga shkrimtari romak Virgjili, birit të Priamit, Helenit.  
Ç’farë nuk shkon në këtë pohim?
    Të themelosh një qytet do të thotë ta ndërtosh nga fillimi. Dhe ndërtohet me një teknikë ndërtimi që është në përdorim në atë kohë. Pse duhet të përdoren disa teknika ndërtimi. E dimë se teknika e mureve poligonalë është shumë me e lashtë se qytetërimi grek. Siç e shohim është përdorur gjithandej nëpër planet, kurse qytetërimi grek është përhapur në mesdhe. Pra, llogjika dhe ajo që shohim na çojnë në përfundimin se biri i Priamit, Heleni ka rindërtuar një qytet mbi mure ekzistuese.
Por kush i ka ndërtuar këto mure?
    Jemi përpara një teknike ndërtimi globale dhe nuk e dimë se si janë realizuar dhe nga kush. E vetmja gjë e sigurt është se ekzistojnë. Shpjegimin po mundohen ta japin disa studiues revolucionarë, që shkon shumë afër fantashkecën: “në një kohë aq të largët sa e kemi harruar, ka ekzistuar një qytetërim global dhe teknologjisht i përparuar, ndoshta në këtë nivel ose më të përparuar se ky që po jetojmë tani“.

Read More

Të Flasësh nëpërmjet Mendimit

Neuroinxhenieria, një teknologji e re përkthen mendimet në fjalë

    Një sistem i ri, bazuar në inteligjencën artificiale, përkthen në fjalë me zë të lartë sinjalet cerebrale të prodhuara nga truri ndërsa mendojmë. Kjo mund t’i shërbejë pacientëve që nuk mund të flasin. Ky është një studim i neuroshkencëtarëve të Columbia University.
Të mund të flasësh pa folur, vetëm duke menduar.
    Nuk është një lojë fjalësh. Kjo paisje e re përdor një teknologji që transformon në gjuhë verbale sinjalet e prodhuara nga truri ndërsa mendon. Kështu mendimi përkthehet në fjalë. Një strument i dobishëm për ata që nuk mund të flasin, si për shembull pacientët që kanë patur iktus. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek Scientific Reports.
    Nuk është hera e parë që neuroshkencëtarët drejtojnë vëmendjen e tyre tek sistemet e përkthimit të mendimeve në fjalë. Sot, algoritme të bazuar në inteligjencën artificiale, kanë lejuar të arrihen këto objektiva. Në këtë rast, studiuesit kanë dekodifikuar sinjalet cerebrale lidhur me fjalët, si të dëgjuara dhe të folura, për ti përkthyer në fjalë të thëna me zë të lartë.    Bëhet fjalë për të njëjtën teknologji bazë të përdorur nga Siri i Apple apo Alexa i Amazon, shpjegon Nima Mesgarani, që ka koordinuar studimin. Idea në themel është një “decoder”, ose më mirë një “vocoder”, që transformon një mendim në fjalë. Zakonisht, një “vocoder“- një term që lind nga shkrirja e fjalëve “voice” (zë) e “decoder” (deshifrues)- është një paisje elektronike apo një program i aftë të dekodifikojë një sinjal tingëllues mbi bazën e disa parametrave të prefiksuar nëpërmjet një modeli matematik.
    Pas disa tentativave pa ndonjë rezultat të dukshëm, studiuesit kanë realizuar pikërisht këtë paisje, duke i mësuar “vocoder-it” të “interpretojë mendimet”. Kërkime të shumta kanë nxjerrë në pah se ndërsa personat flasin – apo vetëm imagjinojnë të flasin dhe ndërsa dëgjojnë – në tru aktivizohen shtigje specifike cerebrale, që mund të njihen nëse studiohet aktiviteti i trurit. Ky aktivitet korispondon me sinjalet e trurit që autorët donin të identifikonin.
    Ata kanë bazuar punën e tyre në përdorimin e “vocoder-it“, duke i mësuar sistemit të interpretojë paraqitjet cerebrale. Në këtë rast, i është kërkuar pacientëve me epilepsi, tashmë të operuar, të dëgjojnë fraza të folura me zë të lartë nga persona të ndryshëm, ndërsa studiuesit analizonin shtigjet cerebrale të aktivizuara. “Këto modele neurale kanë stërvitur vocoder-in“, shpjegon Mesgarani.
    Më tej pacientët dëgjonin zërat që shqiptonin shifrat nga 0 tek 9, ndërsa studiuesit regjistronin sinjalet cerebrale, që i nënshtroheshin vëmendjes së vocoder-it. Ky i fundit interpretonte sinjalet dhe prodhonte tingujt, që analizohen dhe pastrohen nga një sistem inteligjence artificiale. Në veçanti studiuesit kanë përdorur një rrjetë neurale artificiale, pra një model përllogaritës të përbërë nga neurone artificiale të frymëzuar nga rrjeti biologjik neural. Pas këtij operacioni, studiuesit kanë marrë si rezultat një zë metalik që recitonte sekuencën e numrave.
    “Kemi parë që personat mund të kuptonin dhe përsëritnin (pa folur, por me këtë sistem) 75% të rasteve“, nënvijëzon Mesgarani, “një rezultat që shkon përtej parashikimeve të bëra në fillim. Ndjeshmëria e vocoder-it, i bashkuar me fuqinë e rrjetit neural ka riprodhuar tingujt e dëgjuar paraprakisht nga pacientët me një saktësi të habitshme”.
    Si hap i parë, shpjegojnë autorët, do të provojmë të përkthejmë mendimet e lidhura me fraza më të komplikuara. Të provojmë paisjen tek sinjalet cerebrale të prodhuara nga persona që jo vetëm janë duke dëgjuar, por edhe ndërsa flasin apo mendojnë të flasin. Objektivi i fundit është të zhvillojmë një paisje që pacientët mund ta mbajnë në kokë për të folur me anë të mendimit.     

Read More

Smogu i sotëm, “budallallëku” i nesërm.

Pasojat e smogut tek truri

    Ne të gjithë po përjetojmë pasivisht dhe gati pavetëdije, një nga katastrofat (ndoshta katastrofa më e madhe) për qënien njerëzore: një rënie alarmuese e kuocientit të intelektit.
I dyshuari numër një: Smogu
     Impakti i smogut mbi ekologjinë, dhe për rrjedhojë mbi ekuilibrin e ekosistemeve, është shumë i rëndë por nuk do të jetë objekti i këtij artikulli. Do të flasim për qënien njerëzore dhe “inteligjencën” e tij që, për shkak të “shqetësuesve” hormonalë të pranishëm në ekosistem, është në regres.
Fillojmë me ndotjen e ajrit
    Përditë na përshkojnë mushkëritë një koktel helmesh. Nga pluhuri i rrugës, metale toksike, tek tymi i makinave, nitratet e sulfatet. Dhe nuk mund të ndalojmë frymëmarrjen: kemi nevojë për rreth 10 mijë litra ajër në ditë. Grimcat më të vogla mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut e të shkojnë në tru.    Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike. Nëse jetoni në një qytet të madh apo të vogël. Në një shtet të pasur apo të varfër, truri i njeriut është në rrezik.
Ndotja nuk njeh pengesa brenda trupit, kalon edhe placentën. Shumë studime kanë dëshmuar se qënia njerëzore, qysh në mitër është i ekspozuar ndaj “shqetësuesve” hormonalëqë mund të ndryshojnë, në mënyrë shkatërrimtare, zhvillimin korrekt të trurit.
Hormonet  tiroidalë
    Boshti fiziologjik që kontrollohet nga hormonet tiroidalë është shënjestra kryesore e këtyre “shqetësuesve“. Nuk është ndonjë gjë e re mund të themi. Në fakt shqetësimet e boshtit të tiroideve gjatë zhvillimit embrional çojnë në të ashtëquajturën “budallallëk“, dhe efektet e saj njihen të paktën nga një shekull. “Budallallëku” është një sëmundje që shkakton vonesa mendore dhe probleme me zhvillimin. Mungesa e jodios në dietën ushqimore të nënës mund të lindë fëmijën me të meta. Tani e dimë se edhe smogu ka një impakt mbi zhvillimin e trurit, e mund të favorizojë si budallallëkun ashtu dhe autizmin.
    Nga disa studime të bëra në Evropë dhe në USA kanë shfaqur një lidhje të ngushtë midis ndotjes nga pesticidet dhe autizmit. Është një shock i vërtetë të shohësh që në disa zona, është kaluar në harkun kohor të 20 vjetëve, nga 1 fëmijë në 600 me probleme të autizmit, në 1 fëmijë në 60.
    Studime mbi fiziologjinë, biologjinë qelizore dhe molekulare kanë zbuluar veprimet e këtyre agjentëve ndotës mbi organizmin gjatë zhvillimit embrional dhe në uljen e kuocientit të intelektit.
    Ndotja e ambientit jo vetëm që do të na vdesë nga kanceri, por do të bëjë më “budallenj” brezat e ardhshëm.

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018845
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 3.14.133.138

Pin It on Pinterest

Shares
Share This