Do t’ju duket pak e çuditshme por një nga shtetet më të fuqishme të Evropës ka imponuar kufizime të tilla, duke racionuar pothuaj çdo gjë, nga ushqimet tek veshja. Jo për një vit apo dy, por për më dhumë se 14 vjet. Ky shtet është Anglia.

Kur filloi racionimi?

    Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, pasi ngriti në këmbë një ushtri të madhe për t’i bërë ballë luftës, Anglia më 8 Janar 1940 filloi racionimin e ushqimeve. Kjo u bë për faktin se e gjithë ekonomia punonte për të mbajtur në këmbë aparatin ushtarak. 
    Por edhe pasi lufta mbaroi Anglia pati shumë probleme për të zgjidhur. Ushtria akoma për t’u mbajtur, disa vite të vështira në bujqësi, bënë që të vonohej kthimi në normalitet.

    Ja një shembull i racioneve (të cilat ndryshuan në kohë) me ushqimin e disponueshëm për një të rritur në një javë:

ushqimi javor për një të rritur

    4 once bacon dhe proshutë                                                              1 once = 28,349523 g
    2 once  gjalpë
    2 once djathë
    4 once margarinë
    4 once dhjamë guzhine
    3 pinte qumësht                                                                               1 pint = 568 ml
    8 once sheqer
    1 libbre marmelatë çdo dy muaj                                                      1 libbre = 453,59237 g
    2 once çaj
    1 vezë (po të kishte, jo gjithmonë)
    1 kuti me vezë pluhur çdo muaj

    Çdo qytetar, përfshi dhe fëmijët, kishte librezë racionesh. Për veshjet mund të bëhej çdo vit një komplet i ri (përfshi këtu dhe këpucët). Qeveria u sygjeronte amvisave shumë receta të ndryshme se si mund të gatuanin me ato që kishin e si të rekuperonin ato që ngeleshin. Inkurajohej veçanërisht përdorimi i vezëve pluhur. BBC-ja ka shumë emisione të dedikuara pikërisht këtij argumenti, me shumë intervista të bëra amvisave që tregonin mënyrën se si i bënin ballë këtyre vështirësive.

Kur mbaroi racionimi?

    Racionimi u hoq në mënyrë progresive nga ushqimet e veshjet, e përfundimisht më datë 4 Korrik 1954. I fundit që u hoq nga racionimi ishte mishi.
    Në ditën që u hoqën “tollonat” dhe u kthye normaliteti, u organizuan shumë festa ku u dogjën simbolikisht “librat” ku regjistroheshin racionet.