Më quajnë John Biewen. Jam një gazetar, dokumentarist dhe mësues. Për shumë kohë racizmi ka qenë një pikëpyetje e madhe për mua. Përse ekziston akoma, nëse është natyrisht kaq i gabuar?

Ku ka lindur?

Shkenca është e qartë. Jemi një racë. Jemi të lidhur ngushtë e rrjedhim të gjithë nga një paraardhës në Afrikë. Disa persona kanë lënë Afrikën dhe janë shpërngulur në zona më të ftohta e të errëta dhe kanë humbur shumë melaninë, disa nga ne më shumë se të tjerët. Por gjenetikisht, jemi 99,9% njësoj. Nuk ekziston një gjen për të qënë i bardhë, i zi, aziatik apo çfarëdo lloj race.

Atëherë, çfarë ka ndodhur?
Si ka filluar racizmi?

Në fillim duhet të themi se “raca” është një shpikje e kohëve të fundit, vetëm disa qindra vjet. Më parë, personat ishin të ndarë sipas gjuhës, bindjeve fetare, grupeve tribale. Në pjesën më të madhe të historisë së njerëzimit, për personat fjala “racë” nuk kishte asnjë kuptim.

Në Greqinë e lashtë, për shembull, si më ka shpjeguar Nell Irvin Painter, grekët mendonin se ishin më të mirë se të tjerët, por jo për ndonjë ide superioriteti të lindur. Mendonin  vetëm se kishin zhvilluar një kulturë më të përparuar. Kështu, kur panë persianët, etiopiasit thanë: “Janë të gjithë gjysëm barbarë kundrejt nesh. Nga ana kulturore, thjesht nuk janë grekë”.

Në botën e lashtë kishte skllavëri, personat skllavëronin ata që nuk i ngjanin. E dini se fjala angleze “slave” rrjedh nga “sllav“? Sepse sllavët janë skllavëruar për shekuj nga çdo lloj populli. Skllavëria nuk ishte një çështje race, sepse askush nuk e kishte menduar akoma.

Po kush e mendoi vallë?

Këtë pyetje ja bëra një historiani tjetër të rëndësishëm, Ibram X. Kendi. Mund t’ju duket e pamundur, por u përgjigj me një emër dhe një datë, sikur të flitej për shpikjen e llambës.
Më tha që kërkimet e tij (publikuar në librin Stamped From The Beginning), ka gjetur atë që sipas tij, ishte artikulimi i parë i ideve raciste. Dhe më tha emrin e fajtorit: Gomes Eanes De Zurara, një shkrimtar portogez. Në librin e publikuar më 1450, sipas Kendit, bëri diçka që asnjë nuk e kishte bërë më parë.
Përmblodhi të gjithë popujt e Afrikës, një kontinent të madh dhe eterogjen, duke i përshkruar si një grup ndryshe, inferior dhe shtazor. Duke mos marrë parasysh që në periudhën pre-koloniale disa prej kulturave më të sofistikuara të botës ishin në Afrikë.

 

 

 

Por përse ky personazh u shpreh në këtë mënyrë?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet të ndjekim rrugën e lekëve. Së pari, Zurara u ngarkua nga mbreti portogez për shkrimin e këtij libri, (Kronika e zbulimit dhe pushtimi i Guinesë). Vetëm pak vite më parë, tregëtarët e skllevërve të lidhur me mbretërinë portogeze, ishin europianët e parë që udhëzonin drejt Afrikës sub-saharjane për të rrëmbyer dhe skllavëruar afrikanët. Kështu papritur ishte shumë e dobishme qarkullimi i një historie mbi inferioritetin e afrikanëve për të justifikuar këtë tregëti të re personave të tjerë, kishës, dhe vetvetes.

Me shkrimet e tij Zurara shpiku si të bardhin dhe të ziun, sepse në themel krijoi konceptin e të ziut nëpërmjet këtij përshkrimi të afrikanëve, si thotë Ibram Kendi: ” i ziu nuk ka kuptim pa të bardhin“. Zurara thoshte që afrikanët e rrëmbyer e të shitur si skllevër ishin paganë e kishin nevojë për shpëtimin fetar dhe shoqëror. Të tjera vende europiane ndoqën shembullin portogez duke kërkuar në Afrikë, jo të mirat materiale por të mirat njerëzore duke përdorur këtë gënjeshtër mbi inferioritetin e banorëve afrikanë.

Racizmi pra, nuk lindi me një keqkuptim, por me një gënjeshtër.

Më vjen turp të them se për shumë kohë kam menduar për racizmin kryesisht si një luftë për personat me ngjyrë, por nuk është kështu. Jemi të përfshirë të gjithë. Jemi brenda. Nëse nuk i bashkohem luftës për të luftuar këtë sistem, jam bashkëfajtor.

Përkthyer e përshtatur text të John Biewen