Francesco Lentini, lindi në Rosolino (Siçili) më 18 Maj 1889. Ishte i pesti në dymbëdhjetë fëmijë. Ai lindi me tre këmbë, plus një shputë këmbe që i dilte nga pas gjurit të djathtë. Numëronte gjithsej gjashtëmbëdhjetë gishta dhe dy organe gjenitale funksionale.​

Kliko këtu për ditur më shumë për njerëz me jetë të jashtëzakonshme

Fëmijëria

Në moshën 4 vjeç bëri vizitat e para tek mjeku spacialist në Napoli. Filloi të dilte nga shtëpia në moshën pesë vjeçare. Sipas mjekëve që e morën në ngarkim, këto karakteristika që i dilnin nga ana e djathtë e trupit ishin pjesë e një binjaku siamez.
Mjekët e kohës arritën në këtë përfundim: mëqenëse binjaku i tij ishte lidhur me të në shtyllën kurrizore, heqja e tij mund t’i shkaktonte një paralizë. Kështu që nuk u bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
Nëna e tij i qepte pantallona të veçanta dhe i porosiste tek këpucari tre këpucë. Të gjithë ishin kureshtarë ta shikonin, kështu ai filloi të shëtiste në shumë qytete.

Fama

Viti 1897 e gjen  në Londër. Një vit më vonë bashkë me prindërit lë Anglinë dhe transferohet në Middletown (Connecticut, USA). Aty punon si artist në cirkun Ringlin Bros. Më 1906 debuton me cirkun Barnum në Madison Squere Garden të New York. Në amerikë ai pati një sukses të jashtëzakonshëm. Bëri disa herë xhiron e Shteteve të Bashkuara si dhe të Europës.

Njeriu dhe artisti

    Lentini kompletoi ciklin shkollor e mësoi të fliste katër gjuhë. Këmba e tretë, edhe pse më pak e zhvilluar dhe disa centimetra më e shkurtër, ishe funksionale dhe artisti e kontrollonte me mjeshtëri. Edhe këmbët parësore ishin të gjatësive të ndryshme. Megjithëse ai tërhiqte spektatorët falë kushteve fizike, ai i magjepste ata me një sens të hollë humorizmi.
Me kalimin e viteve, shfaqjet artistike të Lentinit u fokusuan më shumë tek cilësia e personazhit sesa tek kurioziteti mbi këmbën e tij të tepërt.
Më 1907 u martua me Thereza S.Murraz, një aktore tre vjet më e re se ai. Ajo i dhuroi katër fëmijë pa asnjë difekt: Josephine, Natale, Frank, e James. Në moshën 30 vjeçare ai mori nënshtetësinë amerikane.

    Rreth viteve 1935, filloi të bashkëjetonte me Helen Shupe. Pyetjes se përse kishte lindur kështu, përgjigjej: “…nëna ime nuk lindi dy fëmijë. Më shumë se një, po jo dy”.
Një foto e Lentinit u përdor në vitin 1995 nga grupi Alice in Chains si kopertina e pasme e albumit me të njëjtin titull.
Vdiq në Jackson (Tennessee, USA), më 21 Shtator 1966, në moshën 77 vjeçare, ndërsa ishte në një turne.

Marrë nga www.franklentini.it