Advertisement

NASA, Alienët dhe Besimet Fetare

Ekzistojnë në histori disa momente kyç, që shënojnë një kthesë, disa epoka që ndryshojnë rrjedhën e historisë Njerëzore. Ndonjëherë ata që i jetojnë e ndjejnë që është fillimi i një epoke të re. Pikërisht është kjo që po i ndodh gjeneracionit tonë, që ka arritur të zbulojë – pa asnjë pikë dyshimi – ekzistencën e formave të tjera jete në galaksinë tonë.
Është vetëm çështje kohe e  tashmë jo vetëm shkenca, por edhe besimet fetare, nuk duan të gjenden të papërgatitura. Për këtë arsye NASA ka zhvilluar kohët e fundit një simpozium tek Biblioteka e Kongresit të SHBA. Aty u mblodhën astronomë, fizikantë, historianë, filozofë e teologë nga e gjithë bota.
Për çfarë u fol?
    Tema e këtij simpoziumi ishte shumë domethënëse: “Të përgatitemi për zbulimin“. Natyrisht të qënieve të tjera të kozmosit. Një nga pikat ishte dhe “si të sillemi përballë formave të tjera të jetës, si ato bakteriologjike apo inteligjente”.“Duam të marrim në konsideratë çdo skenar të mundshëm. Nëse zbulohen mikroorganizma është një çështje, por nëse zbulohen krijesa inteligjente është çështje tjetër. Nëse komunikojnë është një çështje e madhe, por në bazë të asaj që na komunikojnë hapet një çështje madhore”, ka pohuar Steven J. Dick, ish drejtues i NASA dhe organizues i simpoziumit.
“Idea është që të mos rrimë të presim deri në ditën që do të bëhet zbulimi, por të përgatisim publikun mbi të gjithë implikimet e mundshme që do të sjellë ky zbulim”.  Pra, çështja nuk është nëse, por kur do të verifikohet? NASA është e ndërgjegjshme për këtë situatë dhe kërkon të jetë një hap para.“Ajo që po e shtyn NASA-n në këtë drejtim janë zbulimi i planeteve ku mund të ketë jetë dhe progreset e astrobiologjisë në përgjithësi. Shkencëtarët e shikojnë shumë të mundshme që do të gjejmë diçka: në një moment, në të ardhmen, do të zbulojmë jetë” ka shpjeguar Steven.
Pohimet e teologut
    Ndërmjet të ftuarve ishte dhe astronomi i Papës, Atë Guy Consolmagno, presidenti i Vatican Observer Foundation. Shumë e famshme është shprehja e tij: “Çdo qënie – nuk ka rëndësi sa tentakula mund të ketë – ka një shpirt”. Ky jezuit ka pohuar se “besoj që jeta aliene ekziston, por nuk kam prova që ta vërtetoj. Të jesh një shkencëtar i mirë do të thotë të pranosh se nuk zotëron të gjithë të vërtetën. Ka akoma shumë për të mësuar”. Sipas tij, thënia epokale – nuk jemi vetëm në univers, përkundrazi, jemi të rrethuar nga forma jete – nuk do të shkaktonte panik.
Kisha romane mban të përditësuar një fjalor latin, Lexicon recentis latinitatis, duke i shtuar fjalë të reja asaj që ndryshe do të ishte vetëm një gjuhë e vdekur. Të bie në sy, për çudi, fjalët që janë shtuar së fundmi:
Navis sideralis   (astronave = anije kozmike)Aeria navis     (aeronave  =  anije fluturuese)Aerius viator         (astronauta  = astronaut)RIV “Res Inexplicatae Volantis”   (Objekt Fluturues i Paidentifikuar)
    Kaq të sigurt shkencëtarët i bën fakti se teleskopët kanë zbuluar disa mijëra planete me karakteristikat e planetit Tokë. Kjo tregon se, jo vetëm që tek këto planete ka jetë, por që sigurisht do të ketë dhe jetë inteligjente.
NASA po punon seriozisht në këtë drejtim. Në 2018 Lisa Pratt  i jepet grada e NASA Planetary Protector Officer. Aja zëvendësoi  Catharine Conley, që e mbanter këtë detyrë që nga viti 2006.
Një datë është shumë kuptimplotë për të treguar zhvillimet që janë arritur te kjo fushë. Në 20 Dhjetor 2019 Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuan USSF (United States Space Forces).
Pra, pyetjes se, “a jemi vetëm në univers?“, duket se do i jepet shumë shpejt përgjigje. Madje ndoshta, nuk është as çështje kohe, është vetëm çështje zyrtarizimi.

Read More

Bitcoin

    Bitcoin është kryptomonedha e parë në llojin e vet dhe më e rëndësishmja. E krijuar në fund të vitit 2008 nga një individ i panjohur, me pseudonimin Satoshi Nakamoto, është një sistem pagese universale.Bitcoin nuk është një monedhë e cila mund të preket me dorë (fizikisht) por një kod alfanumerik dixhital. Monedhat e bitcoin ruhen në kompiuter apo në smartphonë, në “portofolët” dixhital të ashtëquajtur “wallet“.
Kliko këtu për të parë disa souvenir të Bitcoin
Si funksionon Bitcoin?
    Bitcoin bazohet në teknologjinë Peer-to-Peer (P2P), për ta bërë më të thjeshtë, është e njëjta teknologji që përdorim për të shkëmbyer failet muzikore mp3, filma apo software nëpërmjet internetit.Ç’do transferiment i Bitcoin është publik dhe i memorizuar në një database të shpërndarë të quajtur “Blockchain“, ose më thjeshtë replikohet në të gjithë kompiuterët që përmbajnë një Wallet (portofol dixhital). Nëse keni përdorur ndonjëherë BitTorrent apo eMule atëherë do të keni familjiaritet edhe me kryptomonedhat.​
Përse quhet kryptomonedhë?
    Prefiksi “krypto” tregon “fshehtësi”, sepse me të vërtetë përdoren dy çelësa kryptografike: çelësi publik, adresa nga nisen apo tërhiqen pagesat dhe çelësi privat që shërben për të autorizuar pagesat. Për ta bërë më të thjeshtë, mund të mendojmë për çelësin publik si kodi IBAN i një llogarie bankare, dhe çelësi privat si firmën që vejmë kur tërheqim para në bankë.
Si shkëmbehet Bitcoin për pagesa?
    Kur “personi A” transferon kryptomonedha tek një “person B”, i shton monedha tek çelësi publik i B, pra në adresën e marrësit (IBAN-in e tij), dhe autorizon transferimentin me çelësin e tij privat (“firmën” e tij).Transferimenti kalon tek rrjeti Peer-to-Peer, ku kontrollohet dhe regjistrohet nga të gjitha nyjet që marrim pjesë në rrjetin e Bitcoin, pra Blockchain.
Proçesi i vlefshmërisë së transferimit arrihet duke zgjidhur, për të gjitha transferimet, një sërë operacionesh matematike të ndëlikuara që garantojnë vlefshmërinë dhe unicitetin e operacioneve.Pra metoda e krijuar nga Satoshi Nakamoto garanton që A disponon me të vërtetë sasinë që po transferon tek B dhe ajo sasi nuk përdoret në transferta të tjera.
Kur këto transferta konfirmohen, të gjitha regjistrohen në arkivat e shpërndarë të Blockchain, ose zinxhirë blloqesh. Blockchain përmban të gjitha lëvizjet e të gjithë Bitcoin të gjeneruar që nga adresa publike e krijuesit të tyre deri tek mbajtësi i fundit.
Sa Bitcoin janë në qarkullim dhe sa është limiti i tyre?
    Në këtë moment që po shkruhet ky artikull qarkullojnë rreth 18 milionë. Numri maksimal që mund të arrijnë është fiksuar në 21 milion. Në bazë të llogaritjeve që janë bërë, me ritmin aktual, kjo shifër do të arrihet pas rreth 130 vjetësh.
Çfarë është një Satoshi?
    Satoshi është fraksioni më i vogël i Bitcoin. Emri natyrisht rrjedh nga Satoshi Nakamoto dhe është 1 e njëqindmilionta e bitcoin (0,00000001 BTC).
Përse dhe si e garanton anonimitetin Bitcoin?
   Adresa e “wallet” nuk përmban informacione të personit i cili i zotëron Bitcoin, por është vetëm një tekst me 33 karaktere që fillon me 1 ose 3,shembulli i një adrese: 3PJ736jDGmTJRvnz573eDuuPAst69HGZJ. Por nga ana tjetër të gjitha adresat janë publike, gjithashtu dhe shuma e mbajtur në to është transparente.
Cilat janë avantazhet e Bitcoin?
    Bitcoin, paraqitet si valuta ideale në menaxhimin elektronik të transferimeve. Duke qenë se prapa tij nuk fshihet asnjë bankë qendrore ose institucion që e kontrollon, vlera e tij nuk mund të jetë objekt inflacioni, që vjen si pasojë e shtimit në qarkullim të një sasie valute. Në fakt numri i Bitcoin në qarkullim është i qartë dhe i pranuar nga të gjithë përdoruesit e tij.
Kush e përcakton vlerën e tij?
    Në ndryshim me valutat konvencionale, vlera e Bitcoin varet vetëm nga kërkesa dhe oferta e atyre që e shkëmbejnë. Njësoj si për floririn, diamantet etj.
Si mund ta zotërosh Bitcoin?
    Mënyra më e thjeshtë është blerja në platforma “trading” të cilat mundësojnë shkëmbimet e Bitcoin me lekët konvencionale.
    Një mënyrë tjetër është minimi “mining”, i cili është një aktivitet që kërkon njohuri informatike dhe mundësi ekonomike të rëndësishme sepse kërkon shumë energji elektrike.
    Ekziston edhe mundësia që ti bleshë ose ti kthesh Bitcoin në të holla duke përdorur ATM (Automated Teller Machine) një lloj bankomati për Bitcoin. Ka në shumë vende të botës e 4 të tillë edhe në Kosovë.
A është legal Bitcoin?
    Në shumë vende të botës nuk ekzistojnë ligje që ndalojnë përdorimin e Bitcoin, prandaj them që PO!Bitcoin është legal e mund të përdoret edhe për blerje…gjithmonë nëse shitësi e pranon atë.

Read More

Gentiana, lulja e mbretit.

Si i vuri mbreti Ilir emrin e tij një luleje.
    Mbreti Ilir Genti ishte shumë i dhënë pas botanikë. Në veçanti iu përkushtua studimit të një luleje që mori emrin e tij. Në fakt në të gjithë botën njihet si Gentiana. Genti pohon se ka zbuluar shumë veti kuruese. Kështu dëshmon edhe historiani romak Plinio il Vecchio. Numërohen në mbi 400 lloje të ndryshme.
Kliko këtu për të parë disa lule me veti gati të magjishme
Mjeksia popullore​
    Gentiana gjen përdorim të gjërë në mjekësinë popullore. Më e njohura dhe më e çmuara është Gentiana Lutea (në foto), e cila është më e përhapur në zonat malore në rreth 1000 metra. Ajo karakterizohet nga kërcelli që mund të arrijë deri në një metër lartësi. Ka gjethe jeshile në formë vezake, lule të verdha që dalin pas vitit të dhjetë të jetës së saj. Lules i përdoret vetëm rrënja, dhe ajo absolutisht e tharë, sepse po të përdoret e freskët është helmuese, ashtu si edhe gjethet e saj.
Vetitë e saj kuruese janë të njohura që në lashtësi, ku u përdorte kundër etheve, dhimbjeve të barkut, kundër parazitëve të aparatiti tretës apo për të hapur oreksin.Genziopirkina, që gjendet me bollëk tek rrënjët, është shumë efikase në trajtimin e malarjes. Kremërat me bazë gentianën janë shumë të mira për trajtimin e lëkurës. Ekstrakti i gentianës përdoret si aromatizues tek pijet alkolike të hidhura, si për shembull Fernet Branca.Nga gentiana nxirret edhe përbërja natyrore më e hidhur që është izoluar nga shkenca.
Efektet e padëshiruara
    Gentiana duhet të përdoret me shumë kujdes sepse mund të ketë efekte të padëshiruara. Për këtë rekomandohet përdorimi me kujdes sidomos nga subjektet që vuajnë nga ulçera e tensioni i lartë. Duhet të evitohet edhe gjatë shtatzanisë.

Kuriozitet
    Një lloj gentiane, pikërisht Gentiana acaulis, është e stampuar tek monedha euro njëqindarkëshe e Austrisë.

Kush ishte Genti?
    Mbreti Ilir Genti, ishte i biri Pleuratit. Qendra e mbretërisë së tij ishte Shkodra. Përmendet për herë të parë në vitet 180 para K. kur republika romake çon një mision për t’u ankuar për plaçkitjet që piratët ilirë u bënin brigjeve romake.
    Kur Maqedonia hyri në luftë kundër romakëve, mbreti maqedonas Perseu këmbënguli për të bërë një aleancë me Gentin. Për këtë u bë një marrëveshje ku Perseu mori përsipër të paguante 300 talente(njësi matëse e kohës). Pa pritur pagesën Genti mblodhi ushtrinë, rreth 15000 trupa dhe rrethoi qytetin e Durrësit dhe Apolloninë.  Duke parë se Genti u kompromentua me të, Perseu e thyen paktin dhe nuk paguan shumën e pajtuar. Megjithatë Genti nuk bën paqe me romakët dhe vazhdon i vetëm luftën.Romakëve në vështirësi që komandoheshin nga Appio Claudio, u vjen në ndihmë gjenerali Lucio Anicio me trupat e tij. Në fillim ai drejton flotën detare romake kundër asaj ilire që mbante nën presion Durrësin dhe Apolloninë, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Genti i gjetur në vështirësi tërhiqet me trupat e tij drejt Shkodrës. Romakët vihen në ndjekje të mbretit ilir duke mos hasur ndonjë rezistencë të madhe. Beteja përfundimtare bëhet nën muret e kalasë së Shkodrës ku ilirët thyhen keqas e Genti kapet rob.
    Lucio Anicio e mori Gentin dhe familjen e tij si trofe lufte në Itali. Genti u dërgua në Spoleto e më pas në Gubbio ku jetoi deri në fund të jetës së tij.
    Ishte mbreti Ilir i fundit.

Read More

I bardhë si MIL.KU

    Sa herë kemi dëgjuar ngjarje ku një Judë i bardhë i është shfaqur në mes të natës udhëtarëve të vonuar. Kjo qënie e bardhë si bora i frikësonte pa masë njerëzit duke u bërë këtë apo atë të keqe. Këto legjenda janë aq të përhapura, sa mbi një njeri që ka lëkurën e bardhë si qumështi, përdoret shprehja “qenka si Judë i bardhë”. 
Por kush është ky personazh?
    Të vërtetën e kemi shpesh para syve dhe është e mbuluar me një cipë kaq të hollë sa nuk mund ta fshihte asgjë përveç atij që nuk dëshiron të shikojë. Në historinë botërore është gjuha ajo që na jep materialet më të shumta për të kuptuar të shkuarën.    Është me të vërtetë për t’u çuditur, por ajo që trashëgohet gojarisht është më e vështirë për t’u fshirë dhe për t’u fshehur nga e shkuara e një populli apo të një qytetërimi. Librat në fakt mund të ndalohen, të zhduken apo të digjen (biblioteka e Aleksandrisë), por traditat popullore janë të vështira për t’u çrrënjosur. Një shembull i jashtëzakonshëm janë epopetë e heronjve tanë të kënduara me lahutë e të trashëguara brez pas brezi. Po ashtu dhe veda indiane, e trashëguar për disa mijëra vjet vetëm gojarisht paraqesin aspekte të habitshme të së shkuarës sonë.
Të shohim disa shembuj tek Bibla.
    Me ëngjëll biblik kemi përkthimin trashanik të fjalës hebraike MALAKHIM, që e gjejmë tek Testamenti i Vjetër dhe përfaqëson një korrier apo një rojtar. Janë pikërisht episodet ku shohim si protagonist këto malakhim biblikë që na heqin çdo dyshim mbi natyrën e tyre, që ishte jo “një vegim” por shumë tokësore….do të shtoja pak bamëmirëse dhe shumë më e ashpër dhe e dhunshme.
   Rrjedha e emrit malakhim është shumë domethënëse. Në shkrimin kuneiform origjinal u quanin “GAL.GA“, ku GAL do të thotë “krijesë, qënie që jeton”, ndërsa GA do të thotë qumësht. E gjitha kjo natyrisht na tregon për krijesa me një lëkurë të bardhë si qumështi. Në gjuhën akadike GAL.GA u shndërrua në MIL.KU, shprehje nga e cila rrjedh termi hebraik ma-lakh. Shihet qartë se nuk duhen komente të tjera dhe tani e dini se nga rrjedh fjala MILK, qumësht në anglisht: nga ajo sumere, ashtu si dhe qytetërimi ynë, pavarësisht se në shkolla duket se kjo temë nuk duhet të preket. Pra, ata që ne i njohim si ëngjëj ishin në realitet të përshkruar si korrierë apo rojtarë me lëkurën e bardhë si qumështi.
    Në një varg të Biblës Etiope në librin e Enok përshkruhet lindja e Noes, heroit të përmbytjes së madhe, birit të Lamekut dhe nipit të Matuzalemit: “Matuzalemi i gjeti grua birit të tij Lamek: ajo ngeli shtatzënë dhe lindi një fëmijë mashkull. Trupi i tij ishte i bardhë si bora dhe i kuq si një gonxhe trëndafili….dhe sytë i kishte shumë të bukur….kur i hapi u ndriçua e gjithë shtëpia….Lameku u largua i frikësuar….Më ka lindur një fëmijë i çuditshëm, ndryshe nga një bir njeriu….i njgjan fëmijëve të Zotit të qiellit…..Më duket se nuk qenka fëmija im, por i ëngjëjve”.
    Është shumë interesante se si nënvijëzohen karakteristikat fenotipe të Noes….sy të kaltër, flokë të kuq, lëkurë të bardhë dhe njëkohësisht se si këto karakteristika lidhen menjëherë me një krijesë hyjnore apo të ëngjëjve/malakhim. Lameku zemërohet jashtë mase duke dyshuar në atësinë e tij….dhe nuk është rastësi që domethënia e emrit të tij është “ai që u poshtërua”.
    Mund të vazhdoj akoma me shembuj por po e mbyll me filmin Prometheus të Ridley Scott. Tek ky film shfaqen disa personazhe të veçantë që regjizori nuk ka kurajon ti thërrasë me emër por i quan me një emërtim që nuk lë asnjë pikë dyshimi: inxhenierët.

Read More

Quo usque tandem (deri në çfarë pike)

    Më 8 nëntor të vitit 63 pas K., një vit kyç për historinë e Romës, Konsulli Cicerone mbajti një fjalim të ashpër kundër Lucio Sergio Catilina. Po ju sjell një fragment dhe lidhjen me realitetin e sotëm po jua lë juve.
   “Quo usquem tandem (deri në çfarë pike) do të përfitosh tek durimi ynë? Për sa kohë akoma çmenduria juaj do të luajë me ne? Në çfarë limiti do të shkojë pakujdesia jote e shfrenuar? Nuk të ka shqetësuar shprehja e fytyrës së të pranishmëve? Nuk e sheh që plani yt u zbulua? Nuk e shikon se të gjithë e kanë marrë vesh komplotin tënd, apo kujton se ndonjë nga ne e injoron?   Ne duhet të vazhdojmë të të durojmë ty, që dëshiron vetëm pushtetin e të prishësh gjithë botën.   Shtetit nuk i mungojnë as inteligjenca, as qëndrueshmëria e rregullave. Asgjë nga ajo që bën, urdhëron, mendon nuk i shpëton veshëve të mi, aq më pak mendjes time e duhet të kuptosh që jam më i bindur unë duke vigjiluar mbi sigurinë e Shtetit se ti për shkatërrimin e tij.
   Senatorë, qëndrojnë këtu mes jush, në këtë asamble që është më e shenjta, më e rëndësishmja e vendit, individë që veprojnë kundër nesh e po i drejtohem kryetarit të tyre.   Ke ndarë Italinë mes njerëzve të tu, ke vendosur vendet e çdonjërit, ke zgjedhur kush të Qeverisë e kush të jetë pas teje.
   Portat janë të hapura. Ik!
   Mer me vete edhe njerëzit e tu. Pastro qytetin! Do të ndihem më i lirë kur të jetë një mur midis nesh. Nuk mund të rrish këtu mes nesh! Nuk mund të duroj e të toleroj më. Sa herë më ke sulmuar, e kam pritur me forcat e mia. Por tani po sulmon hapur të gjithë Shtetin. Dëshiron ta çosh në shkatërrim Qeverinë e jetën e të gjithë qytetarëve, Italinë mbarë.
   Nëse ti, siç po them nga kohë, do të ikësh, qyteti do të lirohet nga bashkëpunëtorët e tu të lig e të shumtë, Haleja e Shtetit që merr pjesë tek komploti yt. Nuk po fol për jetën private. Do të ndalem më tepër tek faktet që kanë të bëjnë me interesat madhore të Shtetit.    Nuk përfundon asgjë, nuk përmbush asgjë, megjithatë nuk heq dorë të dëshirosh shkatërrimin e institucioneve.
Më thuaj: çfarë jete është ajo e jotja? 
   Të flas i shtyrë jo nga urrejtja, por nga dhembshuria, të cilës nuk je i denjë. Erdhe në Senat, por në mes shumë miqve dhe njohurve, kush të përshëndeti? Çfarë të them më shumë? Kur erdhe ti kjo sallë u zbraz. Sa zure vend, të tjerët u larguan, shkretëtirë u bë ky sektor i bankove. Atëherë, si do mund ta durosh këtë?
   Nëse do të shikoja se, edhe pse pa të drejtë, do të isha i dyshuar si fajtor apo i përçmuar nga qytetarët e mi, do të dëshiroja të fshihesha nga sytë e tyre, se sa të isha objekt i shikimeve qortuese. Ndërsa ti, që je i vetëdijshëm i lojrave të tua dhe e di mirë që urrejtja e të gjithëve është e drejtë dhe e merituar, nuk i fshihesh shikimit të tyre, paraqitjes përballë atyre që i ke vrarë në zemër dhe në mendje.
   Nëse prindët e tu, të kishin frikë nga ti dhe të urrenin, nëse ti nuk do të kishe asnjë mundësi për të bërë paqe me ta, imagjinoj se do të zhdukeshe. Tani të urren dhe ka frikë nga ti i gjithë mëmëdheu, nëna e përbashkët e të gjithëve ne, e nga shumë kohë mendon se ti nuk dëshiron tjetër veçse vdekjen e saj.
Atdheu të paraqit llogarinë pa shumë fjalë.
   Ke gënjyer për shumë vjet duke mohuar një ditë pas atë që kishe pohuar një ditë më parë. Janë të shkuara, është e vërtetë, e megjithëse nuk ishin të tolerueshme, i kemi përtypur si kemi mundur. Ama tani, durimi ka marrë fund! Prandaj ik dhe liro shtetin nga frika! Nuk e sheh heshtjen e të pranishmëve? Përse pret konfirmimin e fjalës, kur shihet qartë domethënia e heshtjes së tyre?   Por për çfarë duhen fjalët? Që të thyhesh, në një farë mënyre? Nuk e besoj. Nuk është rasti të të kërkojmë që të provosh keqardhje për maninë tënde të shfrenuar dhe absurde për pushtetin, për veprimet e tua megjithëse Shteti është në vështirësi. Në fakt nuk je tipi që përmbahet nga çmenduria për arsyen.
   Megjtihatë ka disa, këtu në Senat, që nuk e perceptojnë ortekun që po na përfshin ose bëjnë sikur nuk e shikojnë atë që kanë para syve. Janë ata që kanë ushqyer me vetëdije etjen tënde për pushtet dhe kanë mbështetur formimin e një komploti.
Atëherë them, të ikin fajtorët!Të ndahen nga të drejtët!
Marcus Tullius CiceroIn L. Catilinam orationesOratio in Catilinam Prima in Senatu Habita

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018774
Shikimet sot : 1
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 54.36.148.3

Pin It on Pinterest

Shares
Share This