Advertisement

MANTELI I PADUKSHËM

Manteli që të bën të padukshëm

Kompania kanadeze Hyperstealth Biotechnology ka patentuar teknologjinë e një materiali që i bën personat dhe objektet të padukshëm për syrin e njeriut.
Materiali, i quajtur Quantum Stealth, aktualisht akoma në fazën e një prototipi, është zhvilluar nga administratori i saj Guy Cramer kryesisht për qëllime ushtarake, për të fshehur agjentët dhe pajisjet ushtarake, deri tek mjetet e lëvizshme si tanket.
Ky material jo vetëm i bën objektet të padukshëm ndaj syrit të njeriut, por i fsheh edhe nga aparaturat me rreze infra të kuqe apo me rreze ultraviolet.
Ndryshe nga meterialet e tjera tradicionale të mimetizimit, që përdoren vetëm në kushte specifike si pyje ose shkretëtirë, sipas Cramerit ky “mantel i padukshëm” mund të përdoret në të gjitha kushtet, ambientet ose stinët, dhe në çdo orë të ditës.
E gjitha kjo bëhet e mundur nëpërmjet një “lente lentikolare“, ose më thjeshtë një fletë e valëzuar në të cilën çdo majë është e përbërë nga një lente e mysët. Duke vendosur shumë shtresa me “lente lentikolare” në mënyrën e duhur, bëhet e mundur reflektimi i dritës në një mori këndesh të ndryshme për të krijuar “pika të vdekura”.
Drita nuk ka mundësi të kalojë ndërmjet këtyre pikave, duke e fshehur kështu subjektin nga shikimi ndërsa sfondi qëndron i pandryshuar. Cramer konfirmon që ky material mund të përdoret jo vetëm në aspektin ushtarak.
Falë superfaqes së tij pasqyruese ky lloj materiali është në gjendje të triplikojë prodhimin e energjisë së paneleve diellore.
Kompania ka pohuar se materiali në fjalë është akoma në fazën fillestare, por aplikimi i tij për prodhimin në masë do fillojë në harkun e disa viteve.

Read More

LEKË NË KËMBIM TË TË DHËNAVE

Të paguhemi në këmbim të të dhënave tona

Rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Twiter mbledhin çdo ditë të dhënat tona. Edhe gjigandë si Google apo Amazon e platforma të streaming si Netflix apo HBO. Po kështu dhe kompanitë e videogame, aplikacionet për takimet, operatorët telefonikë e bankat.
Studiuesi Laoutari Nikolaos i IMDEA Networks, një institut kërkimesh i promovuar nga Comunità di Madrid, shpjegon se këto kompani magazinojnë një sasi të madhe informacionesh gratis.
Ai është i bindur që situata duhet të ndryshojë, nëpërmjet një lloj “të ardhure universale” në këmbim të të dhënave tona. Bashkë me stafin e tij punon në ndërtimin e algoritmeve, sistemeve e software për të garantuar që klientët të marrin lekë për informacionet e tyre.
“Një familje prej katër individësh mund të fitojë deri në 18.000 euro në vit për të dhënat e tyre”.
Idea për të paguar të dhënat ka zgjuar interes tek disa lider të sektorëve teknologjikë si Elon Musk, Mark Zuckenberg e Bill Gates.
Ndërkohë, janë ngritur kritika nga disa ekspertë  të “privacy” që janë të bindur që monetizimi është një kurth.
Kritikët nënvijëzojnë impaktin që trajtimi i të dhënavenë mënyrë automatike ka mbi “privacy” të klientëve. Janë të mendimit se nëpërmjet të dhënave mund të njihet se çfarë duan personat, çfarë mendojnë apo si sillen. Kështu mund të influencohen dhe vendimet e tyre, si në rastin e Cambridge Analytica.
Në të kundërt Laoutaris mendon se me monetizimin e të dhënave do të ketë të njëjtat rreziqe si tani, por me mundësinë e kontrollit në mënyrë trasparente se cilat të dhëna mund të mblidhen dhe kur: “Është një oportunitet për të patur një kontratë midis këtyre kompanive dhe gjithsecilit prej nesh, në respektimin e plotë të ligjeve të çdo shteti.
Ligje si ai i “Moore” i kanë lejuar këto kompani të bëjnë një mbikqyrje masive me kosto shumë të ulët. Është shumë e thjeshtë të meren me qira disa servera e, nëpërmjet “cookie”, të vëzhgojnë një numër të madh personash. E dinë çfarë lexojnë, në çfarë ore, sa herë o çfarë i intereson.
Këtë situatë mund ta krahasojmë me një drekë:
“Mund të hamë atë çfarë të duam, sepse të hash më shumë nuk do të thotë se do të paguash më shumë. Në restorant, një njeri mund të hajë dy, tre ose katër herë më shumë se një tjetër. Jo më shumë. Por, diferenca është se kompanitë mund të hanë më shumë 1000 herë , 10.000 herë madje një milion herë. Dhe, meqënëse nuk paguajnë për të dhënat, nuk kanë interes të moderojnë mbledhjen e tyre.
Të paguhesh në këmbim të të dhënave do të shtrëngonte kompanitë të mendonin mirë se çfarë të dhënash të mbledhin e çfarë jo, duke aplikuar principin e minimizimit.
Marrim si shembull një aplikacion për hartat që mbledh çdo dhjetë minuta pozicionin e klientëve për t’i paralajmëruar mbi trafikun. “Nëse shikon pozicionin tim çdo pesë sekonda, përse mos të paguash më shumë? Në të ardhmen sa herë që kompania të më shohë pozicionin GPS duhet të paguajë. Kompanitë kështu do të mbledhin vetëm të dhënat e nevojshme dhe jo më shumë”.
Por sa vlejnë të dhënat tona?
“Varet nga aplikacionet. Ti vësh një çmim fiks është e komplikuar pa njohur kontekstin. Të gjithë ne e dimë mirë fuqinë e 10 euro-ve, sepse i kemi përdorur këtë valutë dhe është një treg i konsoliduar. Me 10 euro mund të blejmë dy panine por nuk mund të blejmë një shtëpi.
Duke qënë se tregu i të dhënave është i ri, asnjë nuk e di me siguri sa vlejnë telefonatat e tua apo lëvizjet e tua. Akoma nuk e ka një çmim të arsyeshëm. Kjo arsye varet nga përdorimi dhe konteksti. Edhe vetë të dhënat mund të vlejnë në mënyrë të ndryshme, varet nga vijnë.
Ku është ndryshimi
Imagjinoni që McDonalds dëshiron të dijë se sa persona përshkojnë  rrugën X në mesditë për të hapur aty një restorant. Në këtë rast, të gjithë të dhënat e kalimtarëve vlejnë njësoj. Por nëse një kompani dëshiron të bëjë parashikime mbi tregun financiar, të dhënat e trafikut në Internet të një investitori të famshëm nuk kanë të njëjtën vlerë të një personi normal.
Nuk ekziston pra një çmim i drejtë, njësoj për të gjithë. Ajo që e vendos çmimin varet nga përdorimi dhe nga konteksti.
Mund të duhet shumë kohë para se një model si ky të përdoret gjërësisht. Ka shumë pyetje pa përgjigje, por është e rëndësishme të hapet një debat.
Përkthyer nga një artikull i publikuar në gazetën El Pais

Read More

POPULL I LASHTË

Sa popull i lashtë jemi?

Sa herë që debatojmë mbi lashtësinë e popullit tonë sjellim prova nga më të shumtat. Harta antike, zbulime arkeologjike, libra të shkruar nga studiues të ndryshëm etj. Por nga njëherë provat janë shumë më pranë nga çmendojmë. I kemi para syve, ose më mirë i përdorim gjithmonë. Është vetë gjuha që folim.
Ndoshta nuk na bëjnë përshtypje, sepse na duket kaq të natyrshme. Nuk na duken të veçanta sepse kështu i kemi përdorur qëmoti. Edhe pse kemi relativisht pak kohë që e shkruajmë, me gjuhën e folur mund të shkojmë shumë prapa në kohë. Me mijëra vjet.
Në ç’mënyrë i kemi quajtur gjërat që na rrethojnë është ajo që na çon shumë prapa në kohë. Të shohim dy anët e horizontit. Lindje, Perëndim. Të marrim fjalën Lindje.
Përse e quajmë “Lindje”?
Përse i themi “lindje” në kuptimin e veprimit ashtu si lind fëmija nga barku i nënës? Përse i kemi dhënë pikërisht këtë karakteristikë? Është me të vërtetë e habitshme. Nuk kam dëgjuar asnjë vend ta quajë në këtë mënyrë. Pse kemi përdorur këtë formë për ta përshkruar këtë anë të horizontit?
Ku mund të kërkojmë, për të bërë një ballafaqim me të shkuarën?
Përgjigjen e gjejmë tek hieroglifet e lashta egjyptiane. Ajo që shohim në foton e mësipërme është perëndia “Nut” që lind diellin çdo mëngjes pikërisht nga barku i saj dhe çdo mbrëmje e gëlltit.
A nuk ju duket se, nuk është thjesht vetëm një rastësi?

Perëndia “Nut” përfaqëson kupën qiellore. Zakonisht paraqitet me një grua të zhveshur, e të mbuluar me yje. Trupi është i përkulur në formën e një harku, ku këmbët dhe duart prekin tokën.
Lëkura e saj zakonisht paraqitet me ngjyrën blu, sepse kjo ngjyrë simbolizon jetën dhe ringjalljen. Pozicioni në formë të harkuar tregon fuqinë e saj mbi objektet qiellore.
Kur ajo paraqitet me ngjyrën e verdhë tregon përjetësinë e simbolizon perëndinë Nënë, aty ku është origjina e çdo gjëje.

Dikush edhe mund të dyshojë. Me plot të drejtë. Mund të thotë që është vetëm një rastësi. Që mund të jetë një nga budallallëqet pa baza, me të cilat është mbushur plot interneti.
Por, nuk mbaron me kaq.
Po ju sjell një pjesë nga përkthimi që egjyptologu gjerman Adriaan de Buck (1892-1959) i bën hieroglifeve të gjetura në sarkofagun e Seti I në Abydos (El-Balyana).
Përkthimi i pjesës së fillimit (3 kollona të hieroglifeve) reciton: “Udhëtojnë këto yje drejt kufijve të qiellit, brenda anës së pasme të saj (perëndisë Nut) përgjatë natës.  Udhëtojnë brenda trupit të saj. Gjatë ditës nuk duken se janë të padukshëm.  Spostohen ato prapa kësaj perëndie (Ra) e udhëtojnë ato pas saj mbi mbajtëset (“Sthesu”) të “Shu”.  Qëndron (ajo) mbi “Demia-un”.  Qëndron madhështia (e kësaj perëndie) në horizontin e perëndimit. Udhëtojnë ato brenda gojës së saj, brenda kokës së saj që është në perëndim dhe ajo i gëlltit….”.
Pra, perëndia gjendet në horizontin e perëndimit, dhe nuk është një lojë fjalësh. Sepse Perëndi-m do të thotë pikërisht “atje ku gjendet perëndia” ose zoti, mund ta quani si të doni.
Ja pra, edha fjala Perëndim, paska një origjinë të largët. Por për çudi, lidhet drejt për drejt me origjinën e fjalës Lindje.
Mos vallë edhe kjo është një rastësi?
Kemi tre të dhëna: 1)e njëjta vendosje kohore, 2) të njëjtat hieroglife, 3) e njëjta “legjendë”. Legjenda e perëndisë “Nut”. Thoshte Agata Christie: “një e dhënë është një e dhënë, dy të dhëna janë një rastësi, tre të dhëna janë një provë”.
Mijëra vjet më parë, ishte një kohë kur perëndia (ose Zoti) nuk ishte ashtu si e mendojmë ne në epokën ku jetojmë: “diçka abstrakte, shpirtërore, i kudondodhur, i plotfuqishëm, mbi gjithçka”.
Dikur perëndia, ose më saktë perënditë  sepse ishin shumë individë, ishin të dukshëm, të gjallë, me mish e me kocka. E qëndronin mes njerëzve.
Por kjo është një histori tjetër. E vërteta është, që asokohe, ne ishim.

Read More

Taktikat e luftës Skënderbeut

Si ndryshuan rrjedhën e historisë botërore taktikat e luftës Skënderbeut.

Në këtë fragment nga filmi “The Alamo”, gjenerali Sam Houston, i interpretuar nga aktori i njohur Dennis Quaid, përshkruan taktikën që donte të përdorte për të mposhtur gjeneralin meksikan Santa Anna. Taktikë që ishte përdorur nga gjenerali anglez Wellington kundër Napoleonit në betejën e Waterloo-së.

Kjo do të dilte një ide shumë e mirë, sepse në betejën që u zhvillua në San Jacinto më 21 prill 1836, trupat amerikane edhe pse më të pakta në numër (vetëm 783 kundrejt 1600 trupave meksikane) e me më pak armatime, fituan betejën me një sulm të befasishëm. E gjithë beteja zgjati vetëm 18 minuta, ku u zu rob vetë gjenerali Santa Anna.
 

Po, para se kjo ide të përdorej nga këto gjeneralë, a ishte përdorur tjetërkund?
Përgjigja është, Po!
Kjo taktikë është përdorur për herë të parë nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu në betejën e Albulenës (Ujëbardhës).

Në pranverën e vitit 1457 sulltan Mehmeti II dërgoi drejt Shqipërisë një ushtri prej më shumë se 50 000 vetash të drejtuar nga Isa Bej Evernozi dhe nga Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut që e kishte tradhëtuar. Duke qenë se Hamzai i njihte shumë mirë taktikat e tij, Skënderbeu vendosi që të ndryshonte strategji.​
Nëse të pëlqen historia e Skënderbeut kliko këtu
I la osmanët të hynin brenda territoreve shqiptare pa hasur në ndonjë rezistencë të madhe. Pasuan disa përleshje të vogla, pas të cilave Skënderbeu e tërhoqi ushtrinë prej rreth 18 000 ushtarësh (12 000 shqiptarë dhe 6 000 nga aleatët dhe Papa) dhe e ndau në pjesë. Ashtu siç thotë dhe Sam Houston (Dennis Quaid), lëviz dhe prit…lëviz dhe prit.
Të lirë osmanët plaçkitnin, mblidhnin informacione dhe nuk hasnin në rezistenca të forta. Pas disa javësh dhe asnjë shenjë nga Skënderbeu, Hamzai dhe Evrenozi ishin të bindur se ai kishte humbur besimin e ushtrisë së tij e cila kishte dezertuar, dhe se ai ishte strehuar në Shkodër dhe po përpiqej të kalonte në zonën e Venedikut.
Në fakt, më 21 korrik Marco Diedo, governatori venecian i Durrësit i shkruante senatit të Venedikut se “Madhështori Skënderbe i tradhtuar nga të gjithë po përpiqet të fshihet në malet e larta të Shqipërisë, përderisa osmanët sundojnë në Shqipëri”. Mbas tre muajsh që kishin kaluar kufirin në ndjekje të Skënderbeut, të bindur në fitoren e tyre osmanët vendosen në Ujëbardhë, në fushën e Matit që ndodhet në veriperëndim të Krujës dhe në jug të Lezhës kështu që, të dy qytetet mund të mbaheshin nën vrojtim. Në fund të gushtit vigjilenca e tyre kishte rënë ndjeshëm. Vetëm Hamzai mendonte se Skënderbeu po pëgatiste diçka që nuk ishte tentuar më parë.
Si u zhvillua beteja
Me 2 shtator Skënderbeu me fshehtësi mblodhi ushtrinë dhe e vendosi në malin Tumenisht dhe malet përreth luginës së Ujëbardhës. Mbasdite, trupat osmane u zgjuan nga gjumi i mesditës duke e gjetur armikun në kamp. Shqipëtarët u sulën si ortek dhe me një zhurmë të tmerrshme, të shkaktuar nga mijëra mjete metalike iu lanë përshtypjen se ishin përballë një ushtrie më të madhe. Asnjë nuk tentoi të bëjë rezistencë.
Brenda dy orëve kampi osman ishte i tëri në duart e shqiptarëve, ndërsa pjesa e mbetur e ushtrisë së shpartalluar osmane u arratis. Humbjet nga ana e osmanëve duhet të kenë qenë mbi 20 000 vetë (shqiptarët e kishin akoma të freskët në mendje masakrën e Beratit). Këtij numri duhet t’i shtohen edhe ata që u zunë robër, në mes të cilëve dhe vetë Hamzain, ndërsa tërë plaçka e kampit ra në duart e shqiptarëve. Ata që mundën të arratiseshin u masakruan rrugës së kthimit nga malësorët.
Kjo është beteja e Albulenës (Ujëbardhës), dhe më thoni “ a nuk mendoni dhe ju se ngjajnë si dy pika uji?”
Ndoshta Sam Houston ka lexuar për gjeneralin Wellington, por nuk është e vërtetuar me fakte që Wellingtoni është frymëzuar nga Skënderbeu, edhe pse një gjë duhet ta përmendim. Ai gjatë jetës studentore ndërmori një studim autodidakt shumë rigoroz mbi artin e luftës, që nuk studiohej sa duhej në akademinë ushtarake britanike të asaj kohe. Me siguri ka studiuar dhe taktikat e luftës të heroit tonë.
Sido që të jetë, e vërteta është se këto beteja kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Mendoni për një çast nëse Skënderbeu do ta humbte atë betejë, ose më keq, po sikur të vendoste të mos kthehej në Shqipëri e të rrinte e ti shërbente sulltanit?

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018777
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 3.224.220.101

Pin It on Pinterest

Shares
Share This