Sa herë kemi dëgjuar ngjarje ku një Judë i bardhë i është shfaqur në mes të natës udhëtarëve të vonuar. Kjo qënie e bardhë si bora i frikësonte pa masë njerëzit duke u bërë këtë apo atë të keqe. Këto legjenda janë aq të përhapura, sa mbi një njeri që ka lëkurën e bardhë si qumështi, përdoret shprehja “qenka si Judë i bardhë”. 

Por kush është ky personazh?

    Të vërtetën e kemi shpesh para syve dhe është e mbuluar me një cipë kaq të hollë sa nuk mund ta fshihte asgjë përveç atij që nuk dëshiron të shikojë. Në historinë botërore është gjuha ajo që na jep materialet më të shumta për të kuptuar të shkuarën.
    Është me të vërtetë për t’u çuditur, por ajo që trashëgohet gojarisht është më e vështirë për t’u fshirë dhe për t’u fshehur nga e shkuara e një populli apo të një qytetërimi. Librat në fakt mund të ndalohen, të zhduken apo të digjen (biblioteka e Aleksandrisë), por traditat popullore janë të vështira për t’u çrrënjosur. Një shembull i jashtëzakonshëm janë epopetë e heronjve tanë të kënduara me lahutë e të trashëguara brez pas brezi. Po ashtu dhe veda indiane, e trashëguar për disa mijëra vjet vetëm gojarisht paraqesin aspekte të habitshme të së shkuarës sonë.

Të shohim disa shembuj tek Bibla.

    Me ëngjëll biblik kemi përkthimin trashanik të fjalës hebraike MALAKHIM, që e gjejmë tek Testamenti i Vjetër dhe përfaqëson një korrier apo një rojtar. Janë pikërisht episodet ku shohim si protagonist këto malakhim biblikë që na heqin çdo dyshim mbi natyrën e tyre, që ishte jo “një vegim” por shumë tokësore….do të shtoja pak bamëmirëse dhe shumë më e ashpër dhe e dhunshme.

   Rrjedha e emrit malakhim është shumë domethënëse. Në shkrimin kuneiform origjinal u quanin “GAL.GA“, ku GAL do të thotë “krijesë, qënie që jeton”, ndërsa GA do të thotë qumësht. E gjitha kjo natyrisht na tregon për krijesa me një lëkurë të bardhë si qumështi. Në gjuhën akadike GAL.GA u shndërrua në MIL.KU, shprehje nga e cila rrjedh termi hebraik ma-lakh. Shihet qartë se nuk duhen komente të tjera dhe tani e dini se nga rrjedh fjala MILK, qumësht në anglisht: nga ajo sumere, ashtu si dhe qytetërimi ynë, pavarësisht se në shkolla duket se kjo temë nuk duhet të preket. Pra, ata që ne i njohim si ëngjëj ishin në realitet të përshkruar si korrierë apo rojtarë me lëkurën e bardhë si qumështi.

    Në një varg të Biblës Etiope në librin e Enok përshkruhet lindja e Noes, heroit të përmbytjes së madhe, birit të Lamekut dhe nipit të Matuzalemit: “Matuzalemi i gjeti grua birit të tij Lamek: ajo ngeli shtatzënë dhe lindi një fëmijë mashkull. Trupi i tij ishte i bardhë si bora dhe i kuq si një gonxhe trëndafili….dhe sytë i kishte shumë të bukur….kur i hapi u ndriçua e gjithë shtëpia….Lameku u largua i frikësuar….Më ka lindur një fëmijë i çuditshëm, ndryshe nga një bir njeriu….i njgjan fëmijëve të Zotit të qiellit…..Më duket se nuk qenka fëmija im, por i ëngjëjve”.

    Është shumë interesante se si nënvijëzohen karakteristikat fenotipe të Noes….sy të kaltër, flokë të kuq, lëkurë të bardhë dhe njëkohësisht se si këto karakteristika lidhen menjëherë me një krijesë hyjnore apo të ëngjëjve/malakhim. Lameku zemërohet jashtë mase duke dyshuar në atësinë e tij….dhe nuk është rastësi që domethënia e emrit të tij është “ai që u poshtërua”.

    Mund të vazhdoj akoma me shembuj por po e mbyll me filmin PrometheusRidley Scott. Tek ky film shfaqen disa personazhe të veçantë që regjizori nuk ka kurajon ti thërrasë me emër por i quan me një emërtim që nuk lë asnjë pikë dyshimi: inxhenierët.