Advertisement

Misteri i numrit 137

Mjegulla e misterit që rrethon numrin 137 nuk ka vetëm një origjinë, sepse ka një shtrirje të gjërë. Në fakt atë e gjejmë në Egjiptin e lashtë, tek Kaballah e madje dhe tek ligjet që rregullojnë Universin.Gjithmonë ky numër ka qenë objekt interesi dhe çudie për shumë studiues dhe fizikantë përgjatë shekujve.  137-a  konsiderohet si numri bazë i unversit, një numër nga i cili varet çdo gjë, e kontrollon dhe organizon çdo gjë që shohim.
Nëse ju pëlqen domethënia e numrave klikoni këtu
“Një numër magjik…..mund të themi që këtë numër e ka shkruar “dora e Zotit” dhe ne “nuk e dimë se si Ai e ka lëvizur lapsin e tij”, pohon Richard Feynman, fizikant teorik. Sipas Feynman, ky numër përbënte një lëmsh të vërtetë që kur u zbulua. Të gjithë fizikantët teorikë e mbanin në kornizë të varur në mur për të medituar  çdo ditë.Pyetja ishte “nga vjen kjo vlerë?”, e “është e lidhur me π, apo ndoshta është në bazë të logaritmeve natyrale? Asnjë se di.
Edhe fizikanti teorik, Wolgang Pauli, që ka kontribuar në zhvillimin e Mekanikës Kuantistike në fillimin e shekullit të kaluar, iu dedikua studimit të numrit 137 deri në atë pikë sa të bëhej i fiksuar pas tij. Ai ka pohuar se, nëse Zoti do t’i jepte të drejtë t’i kërkonte çdo gjë, pyetja e parë do të ishte: “Pse 137?”.Vdiq në një spital në Zurih. Pak ditë para se të vdiste, asistentit të tij Charles Enz që kishte shkuar ti bënte një vizitë, i thotë: “E vure re numrin e dhomës?”. – “Jo” – i përgjitjet Enz. “Është 137” – i thotë Pauli. E shton – “Nuk do të dal gjallë nga këtu”.
    Numri 137 dhe ligjet e Universit
    Përse ky numër obsesionon kaq shumë studiuesit?Sepse është një numër i veçantë që fizikantët e quajnë “konstanti i strukturës së imët”. Është një konstante që nxirret kur vihen në lidhje mes tyre tre parametra thelbësore, ngarkesa elektrike e elektronit, konstanti i Planck dhe shpejtësia e dritës.Një ndryshim i vogël të vlerës së tij, do të mjaftonte për të influencuar në mënyrë të ndjeshme ligjet e fizikës që rregullojnë Universin dhe vetë mundësinë e garantimit të zhvillimit të formave të jetës. 137 është dhe raporti midis shpejtësisë së dritës dhe të elektronit në orbitë përreth bërthamës së atomit të hidrogjenit. Pra mund të themi se rregullon lidhjen që ekziston midis materies dhe dritës.
Numri 137 dhe piramida e Kefren
    Egjiptologu Armando Mei, autori i librit 36 400 a.C.: Il mistero di Giza, gjatë kërkimeve në Egjipt, zbuloi në 2018 se përmasat e piramidës së Kefren, zhvillohen duke pasqyruar numrin 137. Rezultatet kanë qenë befasuese e të papritura, që midis vlerave të përmasave të piramidës u zbulua ky numër i pabesueshëm, 137, që është numri i ekuilibrit midis Fizikës Elektromagnetike, Teorisë së Relativitetit dhe Fizikës Kuantike.
Numri 137 dhe Kaballah
    Numrin 137 e gjejmë edhe tek Kaballah. Në fakt ai është vlera numerike e fjalës Kaballah, që po ta ndajmë bëhet:
Quf-Beit-Lamed-Hey ndryshe K – ab – all – ah100 – 2  – 30  –  5
    Quf apo Kaf është shkronja hebraike që ka domethënien të “depërtojë”, pra të hyjë, të kalojë pragun.Beit ose Beth është shtëpia e Zotit.Lamed është termi i përdorur për të shprehur “masën”.Hey ose Hè përfaqëson Jetën…..
“Të hysh në shtëpinë hyjnore të masës së jetës”!
Kjo ishte shkruar tek numrat e piramidës së Kefren.
 

Read More

Rrezja e Vdekjes apo Energjia e Pastër

Tesla dhe “teleforce”
    Ekzistenca e “rrezes së vdekjes”është një nga çështjet shkencore dhe ushtarake që karakterizuan shekullin e kaluar. Për herë të parë ishte Nicola Tesla që pohoi se kishte krijuar një armë të quajtur “teleforce”. Ai ja propozoi Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Shtypi e quajti atë me emrin “rrezja e vdekjes ose “rrezja e paqes”, siç thotë dhe NewYork Times në artikullin “Tesla, at 78, Bares New “Death-Beam”, July 11, 1934. Nuk dihet se Departamenti i Mbrojtjes e mori në konsideracion, por ajo që dihet është se pas vdekjes së Teslës, të gjitha projektet e tij u bënë “top secret” nga FBI.
Mussolini e Guglielmo Marconi
    Në të njëjtën periudhë Guglielmo Marconi po punonte mbi një projekt të ngjashëm. Sipas një interviste që Mussolini i lëshoi gazetarit Ivanoe Fossati, Marconi kishte shpikur një aparat që gjeneronte rreze elektromagnetike në gjendje të bllokonte çdo motor që kishte një impiant elektrik. Në prani të Duçes ai bllokoi në Acilia makinat dhe kamionat që përshkonin rrugën për Ostia. Madje në Orbetello, ai dogji dy avionë që ndodheshin dy kilometra larg.Por Marconi, pasi e vrau ngërgjegja, u rrëfye me Papë Pion e XII. Nuk donte të kujtohej si ai që shkatërroi botën. Papa e këshilloi të shkatërronte projektin. E ai kështu veproi, megjithëse e dinte mirë se do të zemëronte pa masë Mussolinin. Ndoshta nga presioni i madh i krijuar Marconi vdiq nga një infart në vitin 1937 në moshën 63 vjeçare. Por, studimet në fushë nuk ndaluan.
Misteri i Fondacionit Internacional Paqe e Zhvillim
    Këtë dëshmi na e sjell siti web rinodistefano.com, nëpërmjet intervistës me Enrico Remondini, i cili më 1999 kishte kontaktuar doktor Renato Leonardin, drejtorin e këtij Fondacioni (Fondazione Internazionale Pace e Crescita) me seli në Vaduz, kryeqytetin e Liechtensteinit. Detyra e Remondinit ishte lidhja e kontratave për përpunimin e mbetjeve të ngurta nëpërmjet Centraleve Termoelektrike Polivalente të këtij Fondacioni. Nuk e di ku ishin centralet- pohon Remondini- por i kishin patjetër sepse firmosën një Kontratë me mua.
Meqenëse përpunimi i mbetjeve bëhej me anë të jonizimit të materies, ky proces ishte i avancuar e nuk prodhonte skorje, dhe për ne ishte me leverdi. Por papritur, Fondacioni njofton se centralet nuk do të jenë më operative, dhe bllokon të gjithë kontratat pa asnjë shpjegim. Duke hetuar këtë situatë të çuditshme, Remondini u ndesh me disa dokumenta të rizervuara që shpjegonin situatën e krijuar. Këto dokumente janë një relacion tekniko-shkencor i 25 tetorit 1997 i Fondacionit. Çdo faqe ka shënimin “riprodhim i ndaluar”, por po i publikojmë ghithsesi duke parë rëndësinë e tyre.
Makineria ZAVBO
    Ajo që të bën përshtypje tek relacioni është një pragraf kuptimplotë që shpjegon se çfarë është në gjendje të bëjë ky impiant me makineritë ZAVBO: “Makineritë ZAVBO lejojnë rikonvertimin total të centraleve nukleare obsolete apo në rrezik- kurrë më Chernobyl- sepse programet ZAVBO janë të aftë ti shkatërrojnë plotësisht, duke i JONIZUAR, të gjitha llojet e mbetjeve, radioaktive o toksike, të ngurta o të lëngshme,….duke prodhuar njëkohësisht dhe në çdo rast sasi të konsiderueshme energjie absolutisht të pastër”.
Kush e zhvilloi këtë teknologji?
    Nuk dihet se kush janë shkencëtarët që e zhvilluan këtë teknologji. Fondacioni Internacional Paqe e Zhvillim, u krijua me mbështetjen direkte të Vatikanit më 11 prill 1996, me një kapital prej 30 000 frangash zviceriane. Në relacionin e lindjes së tij nuk përmenden emrat e shkencëtarëve që punuan mbi këtët shpikje. Por tregohet se qeveria italiane ishte njohur me të që në vitin 1973. Madje siç shkruhet aty, qeveria e asokohe ngarkoi Prof. Clementel (Presidentin e Komitetit për Energjinë Nukleare) për të provuar “rrezen e vdekjes”. E të gjitha provat siç tregon relacioni kaluan me sukses. Nuk dihet se cila ishte arsyeja që ky projekt nuk u mbështet nga qeveria dhe u la në dorë të këtij Fondacioni.
Ku përfundoi kjo shpikje e rëndësishme?
       Fondacioni u likuidua më 1 korrik të viti 2002, e kaloi në duar të panjohura. Ashtu si edhe projektet dhe makineritë. Nuk dihet fati i tij. I kontaktuar nga Remondini për fatin e këtij projekti, profesori Nereo Bolognani, presidenti i Fondacionit, ka pohuar se “do të dalë kur të dojë Zoti”. Shpresojmë.
 

Read More

Ethereum

Origjina e Ethereum
    Krijuesi i Ethereum është Vitalik Buterin, një programator Kanadez. Data e lëshimit të versionit të parë të platformës është 30 korrik 2015.
Çfarë është Ethereum?
Kliko këtu për të parë disa souvenir të Ethereum
    Pas Bitcoin, kryptovaluta më e rëndësishme është padyshim Ethereum. Ashtu si Bitcoin, edhe ai është i bazuar tek blockchain. Është një platformë e decentralizuar, që rrjedh nga fakti se, në rrjetën e nyjeve që formojnë platformën nuk ekziston një nyje me hierarki më të lartë.Por ndryshe nga kryptovaluta e krijuar nga Satoshi Nakamoto, nuk është vetëm një regjistër i përbashkët. Ndërsa Bitcoin është një platformë ku qëllimi kryesor është vetëm të kryhen pagesa, në Ethereum në fakt, shfrytëzohet fuqia përllogaritëse e kompiuterëve që formojnë rrjetin. Një platformë Web 3.0 për krijimin dhe publikimin peer-to-peer të kontratave inteligjente (smart contract) të krijuar në një gjuhë programimi Turing-complete.Me pak fjalë është një platformë që mund të programohet për të ndërtuar e zbatuar aplikacione dhe kontrata inteligjente.
Kontrata inteligjente
    Smart contract, apo kontratat inteligjente, quhen kështu sepse janë programe kompiuterike që autozbatohen pa nevojën e një ndërmjetësi, ose të një pale të tretë që të çertifikojë vlefshmërinë dhe zbatimin korrekt të një kontrate midis dy subjekteve. Me pak fjalë në sistemin Ethereum nuk nevojiten noterë apo avokatë.
 Ku mund të përdoren kontratat inteligjente?
    Fushat ku mund të përdoren kontratat inteligjente janë të shumta dhe në të ardhmen do të revolucionojnë mënyrën tonë të jetesës. Në shitblerjen e shtëpive, të automjeteve etj. Mendoni një qeramarrje shtëpie të lidhur me një kontratë inteligjente, ku dera do të hapet vetëm pasi qeramarrësi të ketë paguar qeranë. Apo në fushën e sigurimeve. Nëse avioni apo trageti nuk niset në orar, sigurimi me një kontratë inteligjente do të paguante në kohë reale, pa patur nevojë të mbushësh formularë pa fund. Vantazhet e kontratave inteligjente pra, janë:

Dixhitale; nuk është nevoja të harxhosh letër, të mbushësh formularë.
Autonome; autozbatuese, nuk ka nevojë për ndërmjetës.
Të besueshme; informacionet janë të kryptografuara në një regjistër të përbashkët.
Të sigurta; kryptografia i bën këto informacione të pamundura të vidhen apo të ndryshohen.
Të shpejta; zbatimi automatik i bën këto kontrata inteligjente të shpejta dhe efikase.
Kosto; kjo na lejon të kursejmë kohë, shpenzime për noterë, avokatë etj…

    Çfarë është Ether?
    Ether është monedha virtuale e Ethereum, karburanti që bën të xhirojë të gjtihë sistemin. Për çdo transaksion që bëhet në platformë nevojitet përdorimi i Ether. Çmimi i një aktiviteti të përcaktuar është i quajtur gas dhe është i shprehur në gwei (1 gwei=0,000000001 Ether). Pra gas është shpërblimi që i jepet minatorëve (ose ndryshe, i subjekteve që krijojnë një blok tek blockchain) për aktivitetin e tyre.Një veti e bën Ether një kryptovalutë shumë të vëçantë. Ajo shkëmbehet me të gjitha kryptovalutat që janë ndërtuar në platformën e saj, pa patur nevojën të kalosh tek platformat e trading. Mjafton të lidhësh portofolin dixhital (wallet) me disa aplikacione e të bësh këmbime (swap).
Portofolët dixhitalë (wallet).
    Portofolët dixhitalë më të përdorur janë: MyEtherWallet, TrustWallet, MetaMask.
Vlera e Ether
    Kjo kryptovalutë ka parë një rritje konstante ndër vite. Nga rreth 1 $ që kushtonte kur doli në 2015, vlera e tij ka kaluar 2000 $ këto momente kur po shkruhet ky artikull. Kjo e bën këtë kryptovalutë edhe si një reservë valutore, në të njëjtën mënyrë si Bitcoin.Ndërsa shumë kryptomonedha kanë një numër limit, Ether nuk e ka këtë rregull. Çdo vit vihen në qarkullim rreth 18 milionë Ether.
Si mund të zotërojmë Ether?
    Ka disa mënyra për të zotëruar Ether. Mënyra tradicionale është ti blesh tek platformat e trading. Ashtu si dhe për Bitcoin, një mënyrë tjetër është minimi i monedhave “mining”, por kjo kërkon njohuri informatike dhe investimente të rëndësishme.
 
 

Read More

Annunaki

    Sipas Zecharia Sitchin, sistemi ynë diellor, përveç planetëve të njohur tashmë, ka dhe një planet tjetër. Ky planet i quajtur Nibiru apo Marduk, ka një orbitë në formë eliptike dhe e përshkon në rreth 3600 vjet. Banuesit e këtij planeti patën një zhvillim më të shpejtë se i yni. Rreth 450 000 mijë vjet më parë ato zbarkuan në Tokë e formuan një koloni dhe filluan shfrytëzimin e mineraleve, veçanërisht të arit.    Pas një rebelimi të punëtorëve të minierave, një nga shkencëtarët e ardhur (En.ki), krijoi Homo sapiens. Qëllimi ishte, të krijonte një seri individësh që t’i shfrytëzonte si krah pune në miniera, në vend të jashtëtokësorëve. Përgjatë mijëvjeçarëve këto qënie formuan disa qytetërime me këto individë të krijuar artificialisht. Kështu Homo sapiens filloi të përhapej në të gjithë planetin.
Qytetërimi i parë Homo sapiens ishte ai i Sumerëve.
    Tekstet kuneiforme sumere i quajnë këto qënie jashtëtokësore Annunaki. Ky term ka domethënie të dyfishtë; “ata që zbritën nga qielli”, dhe “ata të qiellit”. Këto tekste, të bëra në pllaka argjile, përshkuajnë në mënyrë të habitshme sistemin diellor, planetët, si nga ana numerike ashtu dhe tipin e ambientin. Po ashtu përshkruajnë planetët në formë sferike, si ato të Asirisë. Në ato rrënoja u gjetën rreth 25 000 pllaka, po ashtu dhe Biblioteka e mbretit asir Assurbanipal. Në bazë të të dhënave nga këto pllaka, dolën në dritë nga arkeologët qytete si Lagash, Nippur, Shuruppak, Ur, Eridu, të cilat mendoheshin si mitologjike dhe jo reale.
Lista Mbretërore Sumere
Fragmenti i parë i këtij teksti, një pllakë me shkrime kuneiforme, u gjet në sitin e Nippur. Zbulimi u publikua më 1906 nga studiuesi amerikan me origjinë gjermane Herman Hilprecht. Lista Mbretërore Sumere hapet me tetë mbretërit e parë që kanë mbretëruar para një përmbytje të madhe. Ajo që të habit tek kjo listë është jetëgjatësia e madhe kohore e këtyre sovranëve. Lista fillon me vetë origjinën e mbretërimit, i parë si një institucion me origjinë hyjnore: “Pasi mbretërimi zbriti nga qielli, mbretëria banoi në Eridu. Në Eridu, Alulim u bë mbret; mbretëroi për 28 000 vjet”.    Mbretëritë janë të matura me “sar“, periudhë kohore që korrispondon me 3600 vjet, dhe “ner” që është një njësi matëse që korrespondon me 600.

Alulim nga Eridu: 8 sars  (28 000 vjet)
Alalgar nga Eridu: 10 sars (36 000 vjet)
En-Men-Lu-Ana nga Bad-tibira: 12 sars (43 000 vjet)
En-Men-Gal-Ana nga Bad-tibira: 8 sars (28 000 vjet)
Dumuzi nga Bad-tibira, bariu: 10 sars (36 000 vjet)
En-Sipad-Zid-Ana nga Larag: 8 sars (28 000 vjet)
En-Men-Dur-Ana nga Zimpir: 5 sars e 5 ners (21 000 vjet)
Ubara-Tutu nga Shuruppak: 5 sars e 1 ner (18 600 vjet)

    Në përmbledhje mund të themi se, tetë sovranët e parë në Sumer mbulojnë një peridhë kohore prej 241 200 vjetësh nga momenti në të cilin “mbretërimi zbriti nga qielli”. Më pas, siç tregon dokumenti: “Pasi përmbytja shkatërroi gjithçka dhe mbretërimi zbriti sërish nga qielli, mbretëria banoi në Kish“.
    Gjatë gërmimeve tek këto qytete dolën në pah edhe shumë libra të rëndësishëm, midis të cilëve “Epopeja e Gilgamesh“, “Atrahasis” e të tjerë. Për shumë studiues këto libra hyjnë në të ashtëquajturën mitologji, dhe nuk është synimi i këtij artikulli t’u kundërvihet.     Do të thoja më mirë, qëllimi është të ngrejmë disa pyetje e të provojmë ta shikojmë historinë në një këndvështrim tjetër. Mos vallë planeti Nibiru është i shumë përfoluri Planeti X?  Po sikur të mos jenë vetëm histori mitologjike, por ata që i kanë shkruar, kanë bërë thjesht një kronikë të ngjarjeve që kanë jetuar apo dëgjuar? 
    Atëherë na del një histori krejt tjetër. Duhet të jemi me mendjen e hapur e të ndërgjegjshëm, përse njerëzit në lashtësi duhej të shkruanin për disa hyjni apo zota, që nuk i kishin parë? A e dinin se çfarë do të thoshte termi zot? Përse përshkruhej që vinte gjithmonë nga lart, nga qielli, nga planete të tjerë? Çfarë motivi i shtyu që të bënin një listë mbretërimi të frymëzuar nga fantazia?
    Në një të kaluar plot me dyshime, kemi mundësinë të rishkruajmë historinë…..një histori që është akoma e vështirë për t’u pranuar.
 

Read More

Ku shkoi Ari i Botës?

    Idea për të shkruar këtë artikull më erdhi kur pashë emisionin e Marin Memës mbi arin e Muzakajve. Që në lashtësi Ari ka qenë gjithmonë metali më i çmuar dhe më i kërkuari. Megjithatë nuk kemi një epokë të identifikuar kur njeriu kërkonte Arin. Kemi Epokën e Gurit, të Bronxit e të Hekurit. Pos të Arit jo.    Sipas Michael Tellinger, një studiues afrikano-jugor, minierat më të lashta në planet, janë ato të arit dhe gjenden në Zimbabve. Disa minatorë i zbuluan ato rreth viteve 30 të shekullit të kaluar, të mbuluara me dhe. Ato shkonin deri në 20 metra në thellësi. Studime të bëra më 1988 treguan se mosha e tyre e kthen kohën mbrapa 100 000 vjet para Krishtit. 
Përse njeriu primitiv kërkonte Ar?
    Natyrshëm na lind një pyetje banale: çfarë dreq motivi i shtyu paraardhësit tanë njëqindmijë vjet më parë të shkëlyheshin duke gërmuar galeri, në kërkim të arit, kur duhet të kalonin ekzistencën e tyre të shkurtër për të gjuajtur, për t’u ushqyer dhe për t’u mbrojtur brenda shpellave nga kafshët e egra apo nga klima. Për çfarë ju duhej ky metal që ishte absolutisht i padobishëm për mbijetesën e tyre?    Legjendat popullore të Zuluve, që banojnë këto zona flasin  për “skllevër mishi dhe gjaku të prodhuar artificialisht e të krijuar nga Populli i Parë”.
Teoria e Zecharia Sitchin
    Tekstet kuneiforme sumere të përkthyera nga ai na tregojnë se Ari i shërbente një race aliene. Ato e përdornin arin për të penguar rrezet e diellit që të dëmtonin planetin e tyre. Mund t’ju duket si fantashkencë, por po ta shohim me mendje të hapur, është një hipotezë që duhet marrë parasysh. Siç thotë shprehja “ku është me zë, nuk është pa gjë”.    Çdokush prej nesh duhet të bëjë vlerësimet e veta, por një gjë duhet ta themi. Ka diçka të mistershme rreth Arit. Harta të mistershme e thesare të humbura. Nuk dimë sa ar fshihet në Vatikan apo në fortesat templare të Londrës. 
Le të vijmë në ditët tona
    Ishte një kohë kur monedhat e arit qarkullonin lirisht. Por, më 1933, njëzet vjet pas privatizimit të FED (Banka Qëndrore Amerikane), i ashtëquajturi New Deal i presidentit Roosvelt, deklaroi të paligjshëm qarkullimin e monedhave të arit, përveç atyre për koleksion dhe argjenterisë. Për kompensim vlera e monedhës së letrës në qarkullim për konsumatorët ishte e mbuluar nga lingotat e verdha.    Pas dyzet vjetësh u shkua dhe më tej. Presidenti Nixon vendosi që kjo lidhje nuk ishte më e mundur. Që nga ajo kohë filloi të shtypej letër që kishte vlerë sepse komuniteti ndërkombëtar vazhdonte ta pranonte e të bënte shkëmbime. 
Po ku gjendet Ari i Botës?
    Dy janë “bankat e lingotave” më të rëndësishme të botës.  Njëra është Fort Knox, në Kentucky dhe e dyta FED, e ashtëquajtura kasaforta e planetit. Në Fort Knox qëndron kryesisht ari i SHBA, rreth 4000 tonelata. Ndërsa tek FED mbahen mbi 10 000 tonelata, rreth tre të katërtat e arit të Planetit, kryesisht të shteteve që kanë humbur luftën e dytë botërore dhe të konflikteve të mëvonshme me Shtetet e Bashkuara.
    Por a jemi të sigurt që ky flori është aty? Asnjë nuk e di. Fort Knox është një bazë ushtarake, dhe sipas një nëpunësi asnjë politikan amerikan nuk ka shkelur aty që prej 1974. Kurse FED, lëshon çertifikata letre mbi sasinë e Arit që mban. Ajo herë pas here pret delegacione të shteteve që u mban arin, por zërat e ligë thonë se personeli i FED sposton lingotat e arit nga një vend në tjetrin, dhe kështu shteti depozitues verifikon sasinë.     Një zë tjetër që qarkullon, është se lingotat janë zëvendësuar me lingota Tungsteni, që është i ngjashëm me arin, por kushton shumë më pak. Dyshimet janë shtuar edhe nga sjellja e kazatit të Rothschild. Këta kanë dominuar merkatin e Arit që nga viti 1919 deri më 2014, duke vendosur çmimin e Arit përditë nga zyrat e tyre në Londër. Papritur, u tërhoqën. 
Mos vallë Ari nuk dihet ku ka shkuar?
    Misteri mbi Arin e botës bëhet gjithmonë e më i madh. Një gjë mund ta themi me bindje. Nëse e ka gjetur me të vërtetë, Marin Mema bëri mirë që nuk e tregoi se ku është thesari i Muzakajve. Le t’ia lëmë brezave që do të vijnë, ndoshta do të jenë më të përgjegjshëm.
 

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018719
Shikimet sot : 4
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 2a06:98c0:3600::103

Pin It on Pinterest

Shares
Share This