Ekzistojnë në histori disa momente kyç, që shënojnë një kthesë, disa epoka që ndryshojnë rrjedhën e historisë Njerëzore. Ndonjëherë ata që i jetojnë e ndjejnë që është fillimi i një epoke të re. Pikërisht është kjo që po i ndodh gjeneracionit tonë, që ka arritur të zbulojë – pa asnjë pikë dyshimi – ekzistencën e formave të tjera jete në galaksinë tonë.

Është vetëm çështje kohe e  tashmë jo vetëm shkenca, por edhe besimet fetare, nuk duan të gjenden të papërgatitura. Për këtë arsye NASA ka zhvilluar kohët e fundit një simpozium tek Biblioteka e Kongresit të SHBA. Aty u mblodhën astronomë, fizikantë, historianë, filozofë e teologë nga e gjithë bota.

Për çfarë u fol?

    Tema e këtij simpoziumi ishte shumë domethënëse: “Të përgatitemi për zbulimin“. Natyrisht të qënieve të tjera të kozmosit. Një nga pikat ishte dhe “si të sillemi përballë formave të tjera të jetës, si ato bakteriologjike apo inteligjente”.
“Duam të marrim në konsideratë çdo skenar të mundshëm. Nëse zbulohen mikroorganizma është një çështje, por nëse zbulohen krijesa inteligjente është çështje tjetër. Nëse komunikojnë është një çështje e madhe, por në bazë të asaj që na komunikojnë hapet një çështje madhore”, ka pohuar Steven J. Dick, ish drejtues i NASA dhe organizues i simpoziumit.

“Idea është që të mos rrimë të presim deri në ditën që do të bëhet zbulimi, por të përgatisim publikun mbi të gjithë implikimet e mundshme që do të sjellë ky zbulim”.  Pra, çështja nuk është nëse, por kur do të verifikohet? NASA është e ndërgjegjshme për këtë situatë dhe kërkon të jetë një hap para.
“Ajo që po e shtyn NASA-n në këtë drejtim janë zbulimi i planeteve ku mund të ketë jetë dhe progreset e astrobiologjisë në përgjithësi. Shkencëtarët e shikojnë shumë të mundshme që do të gjejmë diçka: në një moment, në të ardhmen, do të zbulojmë jetë” ka shpjeguar Steven.

Pohimet e teologut

    Ndërmjet të ftuarve ishte dhe astronomi i Papës, Atë Guy Consolmagno, presidenti i Vatican Observer Foundation. Shumë e famshme është shprehja e tij: “Çdo qënie – nuk ka rëndësi sa tentakula mund të ketë – ka një shpirt”. Ky jezuit ka pohuar se “besoj që jeta aliene ekziston, por nuk kam prova që ta vërtetoj. Të jesh një shkencëtar i mirë do të thotë të pranosh se nuk zotëron të gjithë të vërtetën. Ka akoma shumë për të mësuar”. Sipas tij, thënia epokale – nuk jemi vetëm në univers, përkundrazi, jemi të rrethuar nga forma jete – nuk do të shkaktonte panik.

Kisha romane mban të përditësuar një fjalor latin, Lexicon recentis latinitatis, duke i shtuar fjalë të reja asaj që ndryshe do të ishte vetëm një gjuhë e vdekur. Të bie në sy, për çudi, fjalët që janë shtuar së fundmi:

Navis sideralis   (astronave = anije kozmike)
Aeria navis     (aeronave  =  anije fluturuese)
Aerius viator         (astronauta  = astronaut)
RIV “Res Inexplicatae Volantis”   (Objekt Fluturues i Paidentifikuar)

    Kaq të sigurt shkencëtarët i bën fakti se teleskopët kanë zbuluar disa mijëra planete me karakteristikat e planetit Tokë. Kjo tregon se, jo vetëm që tek këto planete ka jetë, por që sigurisht do të ketë dhe jetë inteligjente.

NASA po punon seriozisht në këtë drejtim. Në 2018 Lisa Pratt  i jepet grada e NASA Planetary Protector Officer. Aja zëvendësoi  Catharine Conley, që e mbanter këtë detyrë që nga viti 2006.

Një datë është shumë kuptimplotë për të treguar zhvillimet që janë arritur te kjo fushë. Në 20 Dhjetor 2019 Shtetet e Bashkuara të Amerikës formuan USSF (United States Space Forces).

Pra, pyetjes se, “a jemi vetëm në univers?“, duket se do i jepet shumë shpejt përgjigje. Madje ndoshta, nuk është as çështje kohe, është vetëm çështje zyrtarizimi.