Si i vuri mbreti Ilir emrin e tij një luleje.

    Mbreti Ilir Genti ishte shumë i dhënë pas botanikë. Në veçanti iu përkushtua studimit të një luleje që mori emrin e tij. Në fakt në të gjithë botën njihet si Gentiana. Genti pohon se ka zbuluar shumë veti kuruese. Kështu dëshmon edhe historiani romak Plinio il Vecchio. Numërohen në mbi 400 lloje të ndryshme.

Kliko këtu për të parë disa lule me veti gati të magjishme

Mjeksia popullore​

    Gentiana gjen përdorim të gjërë në mjekësinë popullore. Më e njohura dhe më e çmuara është Gentiana Lutea (në foto), e cila është më e përhapur në zonat malore në rreth 1000 metra. Ajo karakterizohet nga kërcelli që mund të arrijë deri në një metër lartësi. Ka gjethe jeshile në formë vezake, lule të verdha që dalin pas vitit të dhjetë të jetës së saj. Lules i përdoret vetëm rrënja, dhe ajo absolutisht e tharë, sepse po të përdoret e freskët është helmuese, ashtu si edhe gjethet e saj.

Vetitë e saj kuruese janë të njohura që në lashtësi, ku u përdorte kundër etheve, dhimbjeve të barkut, kundër parazitëve të aparatiti tretës apo për të hapur oreksin.
Genziopirkina, që gjendet me bollëk tek rrënjët, është shumë efikase në trajtimin e malarjes. Kremërat me bazë gentianën janë shumë të mira për trajtimin e lëkurës. Ekstrakti i gentianës përdoret si aromatizues tek pijet alkolike të hidhura, si për shembull Fernet Branca.
Nga gentiana nxirret edhe përbërja natyrore më e hidhur që është izoluar nga shkenca.

Efektet e padëshiruara

    Gentiana duhet të përdoret me shumë kujdes sepse mund të ketë efekte të padëshiruara. Për këtë rekomandohet përdorimi me kujdes sidomos nga subjektet që vuajnë nga ulçera e tensioni i lartë. Duhet të evitohet edhe gjatë shtatzanisë.

Kuriozitet

    Një lloj gentiane, pikërisht Gentiana acaulis, është e stampuar tek monedha euro njëqindarkëshe e Austrisë.

Kush ishte Genti?

    Mbreti Ilir Genti, ishte i biri Pleuratit. Qendra e mbretërisë së tij ishte Shkodra. Përmendet për herë të parë në vitet 180 para K. kur republika romake çon një mision për t’u ankuar për plaçkitjet që piratët ilirë u bënin brigjeve romake.

    Kur Maqedonia hyri në luftë kundër romakëve, mbreti maqedonas Perseu këmbënguli për të bërë një aleancë me Gentin. Për këtë u bë një marrëveshje ku Perseu mori përsipër të paguante 300 talente(njësi matëse e kohës). Pa pritur pagesën Genti mblodhi ushtrinë, rreth 15000 trupa dhe rrethoi qytetin e Durrësit dhe Apolloninë.  Duke parë se Genti u kompromentua me të, Perseu e thyen paktin dhe nuk paguan shumën e pajtuar. Megjithatë Genti nuk bën paqe me romakët dhe vazhdon i vetëm luftën.
Romakëve në vështirësi që komandoheshin nga Appio Claudio, u vjen në ndihmë gjenerali Lucio Anicio me trupat e tij. Në fillim ai drejton flotën detare romake kundër asaj ilire që mbante nën presion Durrësin dhe Apolloninë, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Genti i gjetur në vështirësi tërhiqet me trupat e tij drejt Shkodrës. Romakët vihen në ndjekje të mbretit ilir duke mos hasur ndonjë rezistencë të madhe. Beteja përfundimtare bëhet nën muret e kalasë së Shkodrës ku ilirët thyhen keqas e Genti kapet rob.

    Lucio Anicio e mori Gentin dhe familjen e tij si trofe lufte në Itali. Genti u dërgua në Spoleto e më pas në Gubbio ku jetoi deri në fund të jetës së tij.

    Ishte mbreti Ilir i fundit.