Bitcoin është kryptomonedha e parë në llojin e vet dhe më e rëndësishmja. E krijuar në fund të vitit 2008 nga një individ i panjohur, me pseudonimin Satoshi Nakamoto, është një sistem pagese universale.
Bitcoin nuk është një monedhë e cila mund të preket me dorë (fizikisht) por një kod alfanumerik dixhital. Monedhat e bitcoin ruhen në kompiuter apo në smartphonë, në “portofolët” dixhital të ashtëquajtur “wallet“.

Si funksionon Bitcoin?

    Bitcoin bazohet në teknologjinë Peer-to-Peer (P2P), për ta bërë më të thjeshtë, është e njëjta teknologji që përdorim për të shkëmbyer failet muzikore mp3, filma apo software nëpërmjet internetit.
Ç’do transferiment i Bitcoin është publik dhe i memorizuar në një database të shpërndarë të quajtur “Blockchain“, ose më thjeshtë replikohet në të gjithë kompiuterët që përmbajnë një Wallet (portofol dixhital). Nëse keni përdorur ndonjëherë BitTorrent apo eMule atëherë do të keni familjiaritet edhe me kryptomonedhat.

Përse quhet kryptomonedhë?

    Prefiksi “krypto” tregon “fshehtësi”, sepse me të vërtetë përdoren dy çelësa kryptografike: çelësi publik, adresa nga nisen apo tërhiqen pagesat dhe çelësi privat që shërben për të autorizuar pagesat. Për ta bërë më të thjeshtë, mund të mendojmë për çelësin publik si kodi IBAN i një llogarie bankare, dhe çelësi privat si firmën që vejmë kur tërheqim para në bankë.

Si shkëmbehet Bitcoin për pagesa?

    Kur “personi A” transferon kryptomonedha tek një “person B”, i shton monedha tek çelësi publik i B, pra në adresën e marrësit (IBAN-in e tij), dhe autorizon transferimentin me çelësin e tij privat (“firmën” e tij).
Transferimenti kalon tek rrjeti Peer-to-Peer, ku kontrollohet dhe regjistrohet nga të gjitha nyjet që marrim pjesë në rrjetin e Bitcoin, pra Blockchain.

Proçesi i vlefshmërisë së transferimit arrihet duke zgjidhur, për të gjitha transferimet, një sërë operacionesh matematike të ndëlikuara që garantojnë vlefshmërinë dhe unicitetin e operacioneve.
Pra metoda e krijuar nga Satoshi Nakamoto garanton që A disponon me të vërtetë sasinë që po transferon tek B dhe ajo sasi nuk përdoret në transferta të tjera.

Kur këto transferta konfirmohen, të gjitha regjistrohen në arkivat e shpërndarë të Blockchain, ose zinxhirë blloqesh. Blockchain përmban të gjitha lëvizjet e të gjithë Bitcoin të gjeneruar që nga adresa publike e krijuesit të tyre deri tek mbajtësi i fundit.

Sa Bitcoin janë në qarkullim dhe sa është limiti i tyre?

    Në këtë moment që po shkruhet ky artikull qarkullojnë rreth 18 milionë. Numri maksimal që mund të arrijnë është fiksuar në 21 milion. Në bazë të llogaritjeve që janë bërë, me ritmin aktual, kjo shifër do të arrihet pas rreth 130 vjetësh.

Çfarë është një Satoshi?

    Satoshi është fraksioni më i vogël i Bitcoin. Emri natyrisht rrjedh nga Satoshi Nakamoto dhe është 1 e njëqindmilionta e bitcoin (0,00000001 BTC).

Përse dhe si e garanton anonimitetin Bitcoin?

   Adresa e “wallet” nuk përmban informacione të personit i cili i zotëron Bitcoin, por është vetëm një tekst me 33 karaktere që fillon me 1 ose 3,
shembulli i një adrese: 3PJ736jDGmTJRvnz573eDuuPAst69HGZJ. Por nga ana tjetër të gjitha adresat janë publike, gjithashtu dhe shuma e mbajtur në to është transparente.

Cilat janë avantazhet e Bitcoin?

    Bitcoin, paraqitet si valuta ideale në menaxhimin elektronik të transferimeve. Duke qenë se prapa tij nuk fshihet asnjë bankë qendrore ose institucion që e kontrollon, vlera e tij nuk mund të jetë objekt inflacioni, që vjen si pasojë e shtimit në qarkullim të një sasie valute. Në fakt numri i Bitcoin në qarkullim është i qartë dhe i pranuar nga të gjithë përdoruesit e tij.

Kush e përcakton vlerën e tij?

    Në ndryshim me valutat konvencionale, vlera e Bitcoin varet vetëm nga kërkesa dhe oferta e atyre që e shkëmbejnë. Njësoj si për floririn, diamantet etj.

Si mund ta zotërosh Bitcoin?

    Mënyra më e thjeshtë është blerja në platforma “trading” të cilat mundësojnë shkëmbimet e Bitcoin me lekët konvencionale.

    Një mënyrë tjetër është minimi “mining”, i cili është një aktivitet që kërkon njohuri informatike dhe mundësi ekonomike të rëndësishme sepse kërkon shumë energji elektrike.

    Ekziston edhe mundësia që ti bleshë ose ti kthesh Bitcoin në të holla duke përdorur ATM (Automated Teller Machine) një lloj bankomati për Bitcoin. Ka në shumë vende të botës e 4 të tillë edhe në Kosovë.

A është legal Bitcoin?

    Në shumë vende të botës nuk ekzistojnë ligje që ndalojnë përdorimin e Bitcoin, prandaj them që PO!
Bitcoin është legal e mund të përdoret edhe për blerje…gjithmonë nëse shitësi e pranon atë.