Të paguhemi në këmbim të të dhënave tona
Rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Twiter mbledhin çdo ditë të dhënat tona. Edhe gjigandë si Google apo Amazon e platforma të streaming si Netflix apo HBO. Po kështu dhe kompanitë e videogame, aplikacionet për takimet, operatorët telefonikë e bankat.
Studiuesi Laoutari Nikolaos i IMDEA Networks, një institut kërkimesh i promovuar nga Comunità di Madrid, shpjegon se këto kompani magazinojnë një sasi të madhe informacionesh gratis.
Ai është i bindur që situata duhet të ndryshojë, nëpërmjet një lloj “të ardhure universale” në këmbim të të dhënave tona. Bashkë me stafin e tij punon në ndërtimin e algoritmeve, sistemeve e software për të garantuar që klientët të marrin lekë për informacionet e tyre.
“Një familje prej katër individësh mund të fitojë deri në 18.000 euro në vit për të dhënat e tyre”.
Idea për të paguar të dhënat ka zgjuar interes tek disa lider të sektorëve teknologjikë si Elon Musk, Mark Zuckenberg e Bill Gates.
Ndërkohë, janë ngritur kritika nga disa ekspertë
të “privacy” që janë të bindur që monetizimi është një kurth.
Kritikët nënvijëzojnë impaktin që trajtimi i të dhënavenë mënyrë automatike ka mbi “privacy” të klientëve.
Janë të mendimit se nëpërmjet të dhënave mund të njihet se çfarë duan personat, çfarë mendojnë apo si sillen. Kështu mund të influencohen dhe vendimet e tyre, si në rastin e Cambridge Analytica.
Në të kundërt Laoutaris mendon se me monetizimin e të dhënave do të ketë të njëjtat rreziqe si tani, por me mundësinë e kontrollit në mënyrë trasparente se cilat të dhëna mund të mblidhen dhe kur: “Është një oportunitet për të patur një kontratë midis këtyre kompanive dhe gjithsecilit prej nesh, në respektimin e plotë të ligjeve të çdo shteti.
Ligje si ai i “Moore” i kanë lejuar këto kompani të bëjnë një mbikqyrje masive me kosto shumë të ulët. Është shumë e thjeshtë të meren me qira disa servera e, nëpërmjet “cookie”, të vëzhgojnë një numër të madh personash. E dinë çfarë lexojnë, në çfarë ore, sa herë o çfarë i intereson.
Këtë situatë mund ta krahasojmë me një drekë:
“Mund të hamë atë çfarë të duam, sepse të hash më shumë nuk do të thotë se do të paguash më shumë. Në restorant, një njeri mund të hajë dy, tre ose katër herë më shumë se një tjetër. Jo më shumë.
Por, diferenca është se kompanitë mund të hanë më shumë 1000 herë , 10.000 herë madje një milion herë. Dhe, meqënëse nuk paguajnë për të dhënat, nuk kanë interes të moderojnë mbledhjen e tyre.
Të paguhesh në këmbim të të dhënave do të shtrëngonte kompanitë të mendonin mirë se çfarë të dhënash të mbledhin e çfarë jo, duke aplikuar principin e minimizimit.
Marrim si shembull një aplikacion për hartat që mbledh çdo dhjetë minuta pozicionin e klientëve për t’i paralajmëruar mbi trafikun. “Nëse shikon pozicionin tim çdo pesë sekonda, përse mos të paguash më shumë? Në të ardhmen sa herë që kompania të më shohë pozicionin GPS duhet të paguajë. Kompanitë kështu do të mbledhin vetëm
të dhënat e nevojshme dhe jo më shumë”.
Por sa vlejnë të dhënat tona?
“Varet nga aplikacionet. Ti vësh një çmim fiks është e komplikuar pa njohur kontekstin. Të gjithë ne e dimë mirë fuqinë e 10 euro-ve, sepse i kemi përdorur këtë valutë dhe është një treg i konsoliduar. Me 10 euro mund të blejmë dy panine por nuk mund të blejmë një shtëpi.
Duke qënë se tregu i të dhënave është i ri, asnjë nuk e di me siguri sa vlejnë telefonatat e tua apo lëvizjet e tua. Akoma nuk e ka një çmim të arsyeshëm. Kjo arsye varet nga përdorimi dhe konteksti. Edhe vetë të dhënat mund të vlejnë në mënyrë të ndryshme, varet nga vijnë.
Ku është ndryshimi
Imagjinoni që McDonalds dëshiron të dijë se sa persona përshkojnë rrugën X në mesditë për të hapur aty një restorant. Në këtë rast, të gjithë të dhënat e kalimtarëve vlejnë njësoj. Por nëse një kompani dëshiron të bëjë parashikime mbi tregun financiar, të dhënat e trafikut në Internet të një investitori të famshëm nuk kanë të njëjtën vlerë të një personi normal.
Nuk ekziston pra një çmim i drejtë, njësoj për të gjithë. Ajo që e vendos çmimin varet nga përdorimi dhe nga konteksti.
Mund të duhet shumë kohë para se një model si ky të përdoret gjërësisht. Ka shumë pyetje pa përgjigje, por është e rëndësishme të hapet një debat.
Përkthyer nga një artikull i publikuar në gazetën El Pais
Komente Së Fundi