Microsoft pushon Gazetarët, e merr në punë
Inteligjencën Artificiale!

Një punë që duket se do të shkojë në mënyrë të pakthyeshme drejt perëndimit, e do të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale. Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë më kontratën e 50 gazetarëve që punojnë në portalin MSN.com, në pronësi të miliarderit Bill Gates.

Puna, që do të zhvillohet tërësisht nga IA, parashikon përdorimin e algoritmeve për të identifikuar lajmet  nga një dyzinë partnerësh editorialë. Ajo do të ndihmojë në përmirësimin e përmbajtjes, duke rishkruar titujt ose duke ndërruar fotografitë o informacionet grafike të artikujve.
MSN ka pësuar një sërë ndryshimesh nga lëshimi i saj në vitin 1995 si Microsoft Network. Një kohël ai ishte portali Web e homepage Interneti i parazgjedhur çër miliona kompiuter në të gjithë botën. Ofronte përmbajtje dhe ndërlidhje origjinale për lajmet, kohën, sportin etj.

Shërbimi i lajmeve sot bazohet tërësisht tek lajme që meren në portale partneriteti pa asnjë lloj përmbajtje lajmi origjinal. Ti “kurojë” historitë më shumë se sa ti gjenerojë efektivisht, duket se ka bërë më të lehtë për MSN që të ketë gjithmonë e më shumë besim tek editoria e automatizuar.

Ka qenë gjysëm-automatike për disa muaj, ndërsa tani ecën me ritëm të plotë“- ka deklaruar një nga gazetarët e pushuar nga puna. “Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë, por tashmë çdo gjë është vendosur“.

Automatizimi nuk është njëgjë e re. Makinat kanë filluar të zëvendësojnë me një ritëm gradual punëtorët që nga fillimet e revolucionit industrial. Kjo filloi para në bujqësi dhe në zanatet tradicionale, si për shembull në punimin e tekstileve, e duke ardhur disa dhjetëvjeçar më vonë, në punët e zyrave dhe intelektuale.
Inteligjenca Artificiale po fillon të përdoret edhe për të bërë diagnozat mjekësore. Studiuesit e Universitetit të Stanford kanë zhvilluar një algoritëm në gjendje të diagnostikojë kancerin e lëkurës nëpërmjet deep learning. Algoritmi është “stërvitur” për të gjetur melanomat duke shfrytëzuar “150.000 fotografi të dëmtimeve të lëkurës që paraqesin më shumë se 2.000 sëmundje të ndryshme“.

Pak nga pak puna e njeriut po zëvendësohet nga teknologjia. Duhet të jemi të kënaqur apo duhet të kemi frikë?