TË REJAT NGA SISTEMET TERMOELEKTRIKE

Një grup studiuesish të Universitetit të Malagës dhe të Instituteve të Teknologjisë (ITT)Gjenovës dhe Milanos, kanë pranuar një sfidë të veçantë dhe ambicioz: prodhimin e sistemeve termoelektrike në gjendje të prodhojnë energji green me kosto të ulët. Dhe ja kanë dalë mbanë.
Në një artikull të publikuar në Advanced Functional Materials paraqesin në fakt një T-shirt Hi-tech në gjendje të prodhojë energji elektrike duke shfrytëzuar diferencën e temperaturës midis trupit dhe ambjentit. E gjitha (ose pothuajse e gjitha) me bazë pambuku dhe lëkura domatesh.

Kliko këtu për të parë shumë lloje karikuesish diellor

Sistemet termoelektrike

Telur, plumb dhe germanium. Janë këta emrat e elementëve kimike kryesore që përdoren për të prodhuar paisje termoelektrike në gjendje të kthejnë energjinë termike në energji elektrike dhe anasjelltas. Kjo është mënyra ku bazohen për shembull, sistemet aktuale të hekurit që hekuros dhe e boilerit që bëjmë dush.
Përdorimi i këtyre materialeve bëhet për shkak se kanë një seri vantazhesh që lejojnë të arrijmë një performancë optimale të paisjeve termoelektrike. Në të njëtjtën kohë kanë disavantazhin sepse kanë një impakt ambiental shumë të madh dhe kosto prodhimi të mëdha.
Për këtë është e nevojshme të kërkohen materiale që lejojnë krijimin e paisjeve termoelektrike më ekologjike dhe ekonomike, pa humbje në performancë në krahasim me ato që janë sot në qarkullim. Dhe është pikërisht ky drejtimi ku po punon bashkëpunimi italo-spanjoll, që ka shumë premisa të jetë një shpikje e dobishme jo vetëm për ambientin, por edhe për portofolin.

Sfida e re që nis nga pambuku

“Ky studim bën pjesë e një seri kërkimesh që kanë si bazë idenë të zhvillojnë solucione të reja për paisje që janë në gjendje të kthejnë diferencën e temperaturës në energji, me materiale që kanë një impakt ambiental të vogël dhe që kanë kosto të vogël”, thotë Mario Caironi i ITT-së të Milanos, kordinator i studimit. “Bashkëpunimi ndërmjet studiuesve italianë dhe atyre spanjollë ka bërë të mundur të zhvillohet prototipi i parë  T-shirt që është në gjendje të prodhojë energji. Formula e prodhimit është e thjeshtë. Ajo ka për bazë një T-shirt pambuku , material i zgjedhur sepse është natyral, i lehtë, i disponueshëm në sasi të mëdha dhe ajo që është më e rëndësishme është biodegradues.

Hapi i parë përgatitja e një solucioni me ujë, etanol, lëkura domateje dhe nanoqeliza karboni.

Pasi ngrohet mirë ky solucion, t-shirt zhytet në të derisa të depërtojë në çdo fibër. “T-shirt mer vetitë termoelektrike dhe është në gjendje të kthejë në energji diferencën e temperaturës ndërmjet trupit tonë dhe mjedisit përreth. Flasim për një energji totalisht green“, shpiegon Caironi.

E ardhmja hi-tech e kësaj shpikje

Puna e studiuesve nuk ndalon këtu. T-shirt mund të bëhet, për shembull, paisje reflektuese që mund të përdoret natën, ose paisje në gjendje të prodhojnë energji të mjaftueshme për të karikuar celularin tonë nga T-shirt pa pasur nevojë për karikues baterie. Por jo vetëm kaq. Mendohet se kjo shpikje të aplikohet në sektorin e biomjekësisë falë mundësisë së monitorimit të sinjalit të atij që e vesh ose në sektorin e robotikës për të përmirësuar karakteristikat dhe kapacitetin e robotëve. “Në laboratorët tanë kemi krijuar edhe një antenë wi-fi duke u nisur nga lëkura e domates dhe grafeni. tani jemi duke studiuar mundësinë e përfshirjes së kësaj tek T-shirt-i. Kështu mund të bëhemi të gjithë si superheroi Iron Man që vesh një komplet të mbushur plot me paisje teknologjike, që e lejojnë madje të fluturojë”, përfundon duke bërë shaka Suzana Guzman e Universitetit të Malagës.

Përkthyer nga italishtja