Historia e çuditshme e dy Mjekëve Kinezë
Televizioni i Shtetit Kinez ka treguar për një histori të çuditshme që i ka ndodhur dy Mjekëve që janë të prekur nga Virusi Covid-19. Këta mjekë emrat e të cilëve janë Yi Fan e Hu Weifeng, të moshës 42 vjeç. Punojnë të dy në Wuhan Center Hospital, e janë prekur nga coronavirusi në mënyrë të rëndë.
Ata, si pasojë e gjëndjes së rëndë, kanë kaluar më shumë se një muaj në terapi intensive. Kur janë zgjuar nga rianimacioni kanë parë që lëkura e tyre ka marë një ngjyrim tjetër, shumë të errët.
Ky ndryshim i ngjyrës së lëkurës është një rrjedhojë e përdorimit të një ilaçi, me të cilin është bërë trajtimi i pacientëve dhe i mosfunksionimit të mirë të mëlçisë së tyre. Sipas mjekëve që i kanë nën kontroll, ngjyra do të rikthehet në normalitet gradualisht sapo mëlçia të rimarrë funksionet e saj.
Ky efekt i çuditshëm i ilaçeve të përdorura kundër Sars-Covid-2 i treguar në një reportazh i tv Cctv, është marrë dhe nga Daily Mail.
Mjekët Yi dhe Hu punonin në spitalin e Wuhan kur shpërtheu kjo pandemi. Më 18 Janar kanë rezultuar pozitivë dhe gjendja e tyre është përkeqësuar shumë shpejt. Doktor Yi ka qenë i takuar tek aparatet për 39 ditë, por tani nuk është më në repartin e terapisë intensive, por në një repart tjetër.
Gjendja e doktorit Hu ka qenë edhe më e rëndë. Ai ka qëndruar i takuar tek aparatet për 45 ditë. Është në gjendje të flasë, por është akoma në terapi intensive.
Situata eshte shume alarmante ne fakt.
Ceshtja eshte e gjitha se si te kap virusi, normalisht ata qe punojne ne vijen e pare, si mjeket, jane me ne rrezik.