Rrjeti 5G: avantazhet, dhe preokupimet për shëndetin e njerëzve.

Rrjeti 5G është një gjeneratë e re teknologjike, që paraqet evolucionin e rrjetit aktual 4G LTE. Me një shpejtësi transferimi të dhënash shumë më të madhe, rrjeti 5G premton të revolucionojë telefoninë “mobile”. Kjo shkon nga “smartphon-ët” gjithmonë në linjë (pa patur nevojë të kalojnë në wi-fi), deri tek interneti i gjërave (Internet of things), shtrimin e internetit tek të gjithë objektet (makina, tv, frigo, lavatriçe etj). Praktikisht mund të shkarkojmë një film në pak sekonda. Kjo teknologji do të shtrihet gjërësisht në tre vjetët e ardhshëm.

Megjithë vantazhet e padiskutueshme, kanë lindur shumë dyshime e preokupime. Ka nisur një debat i gjërë, si në nivelin shkencor dhe publik, mbi rreziqet për shëndetin e konsumatorëve.

Le të bëjmë pak qartësi

    Shkencëtarë dhe shoqata të ndryshme kërkojnë të ndalohet përhapja e rrjetit 5G. Për t’ia arritur kësaj kanë firmosur një apel ndërkombëtar të drejtuar ONU-t, OMS, BE-së dhe qeverive të të gjitha kombeve. Siç lexohet në këtë apel, me 5G-në, shtohet në mënyrë shumë të rëndësishme ekspozimi ndaj radiofrekuencave që mund të shkaktojnë “efekte të rënda e në mënyrë të pandreqshme mbi shëndetin e personave dhe ambjentin”.

Ku lind ky preokupim?

     Përpara rrjetit 5G, kanë qenë sipas rradhës, 2G ose Gsm që arrin në 1,8 Ghz (Gigahertz, njësi e matjes së frekuencave), 3G (Cdma) e gjeneratës së tretë dhe në fund 4G (LTE) që arrin deri në 2,6 Ghz në përdorim sot. Teknologjia e 5G shkon nga 3Ghz deri në 30Ghz. Preokupimi më i madh lind me faktin se frekuencat janë më të larta, e me gjetësi vale të vogla të quajtura milimetrike. Nuk janë studiuar gjërësisht efektet termike, në lidhje me thithjen nga ana e trupit të njeriut, të energjisë elektromagnetike të këtyre frekuencave  dhe gjatësive të valëve. Fusha megnetike në ambjent nga 6 V/m shkon në 61 V/m.

Si po sillen shtetet?

     Marrim si shembull Zvicrën, që është një nga vendet evropiane më në pararojë në adoptimin e këtij rrjeti super të shpejtë. Në fakt ka montuar vetëm vitin e kaluar mbi 2000 antena për të fuqizuar rrjetin e saj. Megjithatë, në fund të janarit, Finacial Times ka publikuar një letër nga Zyra Federale për Ambjentin zviceriane (UFAM) dërguar administratave të kantoneve, e cila ka frenuar përhapjen e 5G, për verifikime të mëtejshme.
Në realitetin e fakteve UFAM mendon se llogaritja e ekspozimeve të radiacioneve të lëshuara nga antenat adoptuese nuk është shumë e qartë. Ndryshe nga antenat konvencionale, që lëshojnë sinjal nga të gjitha anët, rrezja e antenave adaptuese mund të orientohet specifikisht në drejtim të konsumatorëve ose të dispozitivëve. Kjo çon për rrjedhojë në një ekspozim më të madh në një hark kohor të shkurtër. Ky aspekt specifik i 5G quhet teknika e beamforming
Letra shpjegon se nuk ka qartësi të mjaftueshme teknike mbi metodën e llogaritjes së ekspozimit të valëve radio që do të prodhohet nga beamforming-u, e se duhet akoma kohë dhe studime të mëtejshme për të ditur se janë apo jo nën limitet e vëna nga autoritetet.

Rreziqet për shëndetin

    Prof. Martin L. Pall, profesor nderi në Biokimi dhe Shkencat Mjekësore Bazë Washington State University, u ka çuar institucioneve evropiane dhe amerikane disa studime që dimonstrojnë rrezikun nga teknologjia 5G. Ai mban dhe shumë konferenca që mund ti shihni në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar se “nëse teknologjia 5G, do të realizohet ashtu si e kanë menduar kompanitë telefonike, në harkun kohor të 5 ose 7 vjetësh nga lëshimi i saj, mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit“. Dëmet më të mëdha që do shkaktonte janë:

  • dëme qelizore të ADN-së,
  • ulje të fertilitetit mashkullor dhe femëror, rritje të aborteve spontane,
  • dëme neurologjike dhe neuropsikiatrike,
  • vdekje qelizore (apoptozi)
  • stres osidativ dhe rritje të radikalëve të lirë
  • efekte hormonale
  • rritje të kalciumit ndërqelizor
  • efekte kancerogjene në tru, në gjëndrat e pështymës, tek nervi akustik.