Çfarë rrezikojmë kur lajmë dhëmbët?

Fluori bën pjesë në shumicën e pastave të dhëmbëve. Përdorimi ditor i kësaj substance ka shkaktuar shumë polemika.
Pasta e dhëmbëve me fluor duket se shkakton dëmeshëndet. Nëse gëlltitet një sasi e konsiderueshme, duhet të kontaktohet menjëherë mjë qendër antihelmimi.

Në USA, tek tubetet është e detyrueshme shkrimi, në rast gëlltitje të një sasie të madhe paste dhëmbësh, pra fluori, të kontaktohet menjëherë mjeku.

Efikasiteti i fluorit është vënë në dyshim nga shumë studiues të kimisë. Të bazuar në një numër të madh studimesh ku paraqitet qartë niveli i helmimit nga kripërat e fluorurit. Ato janë në gjendje, me mbidozë minimale, të shkaktojnë fluorosis dentare e të dëmtojnë sistemin nervor.
Fluoruri i Natriumit është një element i zakonshëm tek helmet për minjtë, tek ilaçet psikiatrike (Prozac) e hipnotike deri tek gazi nervin (Sarin).

Rreziqet e Fluorit
Rrezik për gjëndrat e tiroideve.

Fluori mund të ulë funksionet e tiroides në njerëzit me nivel të ulët të jodios. Kjo ulje mund të sjellë një çrregullimvëmendjes apo të përqëndrimit, depresion dhe rritje të peshës trupore. Një studim amerikan ka nxjerrë në pah se si fluori mund të alterojë gjendrat e tiroideve që rregullojnë hormonet e rritjes dhe metabolizmit. Një sërë studimesh në Kinë nënvijëzojnë se, ekspozimi i vazhdueshëm me fluor ul kuocientin intelektiv. 

Rrezik për kockat

Fluori ul rezistencën e kockave, duke i bërë kështu lehtësisht të thyeshme. Ai akumulohet tek kockat e i bën të brishta sepse dëmton enzimat, kështu janë të paafta të prodhojnë kolagjenin e nevojshëm për ti mbajtur të forta. 

Rrezik kanceri të kockave

Studime mbi kafshët dhe njeriun, përfshirë këtu dhe studimet e fundit nga Universiteti i Harvard, kanë paraqitur qartë lidhjen midis fluorit dhe osteosarcomave (kanceri i kockave) tek njerëzit nën 20 vjeç. Për këtë na vjen në ndihmë një relacion i detajuar i National Toxicology Program që ka ndjekur adoleshentët e studimit në fjalë. Duhet të themi se më shumë se gjysma e tyre kanë humbur jetën disa vite pas diagnozës.

Rrezik për veshkat

Pacientët që vuajnë nga patologji që prekin veshkat kanë paraqitur një ndjeshmëri ndaj aftësisë helmuese të fluorit. Këto subjekte nuk janë të aftë të eleminojnë nga trupi fluorin e marrë. Si rezultat kemi një  akumulim të madh tek kockat. Lindin kështu shqetësime të njohura si osteodistrofia renale.

Qysh në vitin 1944, Journal of American Dental Association shkruante që fluoracioni shkakton osteoporozi dhe sëmundje të shtyllës kurrizore.
Ndërsa më 1978 një studim i Universitetit të Yale zbuloi që mjaftonte 1ppm fluoruri për të pakësuar rezistencën e elasticitetit të kockave.

1987 NCI amerikane (Instituti i Tumoreve) nxirrte në pah lidhjen midis kancerit (osteocarcinoma) dhe fluorit në ujin e pijshëm.
Doktor Durrant-Peatfield thotë se fluori është një helm që shkatërron enzimat. Përqëndrimi i tij në tiroide shkakton çrregullime hormonale. Është i lidhur me sëmundjet autoimune përveç osteoporozës, deri tek rritja e kancerit të tiroideve.

Këshillat janë të evitohet sa më shumë përdorimi i fluorit. Shikoni tek etiketa e ujit të pijshëm dhe kërkoni pastë dhëmbësh pa fluor. Ai gjendet edhe tek:

  • çamçakëzët
  • pijet e gazuara
  • çaj në shishe apo kanaçe
  • gatorade
  • kroketa peshku (të ndarë mekanikisht)
  • kroketa pule (të ndarë mekanikisht)
  • ushqime të gatuara në enë të veshura me teflon (fluori përdoret në prodhimin e plastikave si teflon, dhe në lëngje ftohëse si freon)
  • disa tipe anestetikësh (Enflurane, Isoflurane e Sevoflurane)

Nuk ekziston një dozazh i sigurt i fluorit. Studime shkencore paraqesin se si fluori mund të jetë helmues edhe për fetusin, edhe pse përdoret një dozazh që konsiderohet i sigurt për nënën.

Ka edhe shumë studiues që u kundërvihen kritikave, duke dëshmuar se pasta e dhëmbëve i mirëmban dhëmbët. Por ata nuk shohin (nuk duan të shohin) edhe efektet e tjera që shkakton fluori. Të shumtën e rasteve këta studiues financohen nga kompanitë e ndryshme të interesit.