Insekticidet dhe erbicidet  tek qesja e pazarit.

     Ushqimet dhe pijet, që janë të pranishme në tavolinat tona, nga mëngjesi deri në darkë mund të jenë të kontaminuara nga mbetje të pesticideve. Në mënyrë të veçantë nga erbicidi më i njohur në botë: Glifosati.

Dita fillon nën shoqërinë e glifosatit.

     Nga qumështi, vezët deri tek drithërat si Kellogs (të testuara nga “il Salvagente” në maj të vitit 2016). Ky i fundit është me bazë misri, mbi të cilin, vetëm në USA, çdo vit hidhen 30 milion kg erbicid.

    Me anë të kafes asimilojmë Terbufos, një insekticid i tejpërdorur në plantacionet braziliane. Agjensia e pavarur “DanWatch” ka dimonstruar se ai është shkak edhe për sëmundjet tek punëtorët e plantacioneve që intoksikoheshin gjetë spërkatjes.
    Gjatë ditës, vazhdojmë të marrim doza glifosati nga ushqime të ndryshme, nga perimet tek mjalti apo frutat.

    Kontaminimi vazhdon tek “crackers” Ritz, tek patatinat Lays (testuar nga Food Democracy Now!-The Detox Project i nëntorit 2016) apo deri tek akulloret e konfeksionuara.

    Për prodhimin e produkteve të higjenës intime, përdoret si material kryesor pambuku, që në teori është një fibër krejt natyrale. Në të vërtetë, në kultivimet e tij përdoren sasi të mëdha pesticidesh, në mënyrë të veçantë glisofati. Në kohët e fundit, në testimet e bëra nga Universiteti kombëtar i Argjentinës La Piata, ka qenë i pranishëm në totalitetin e garzave sterile të ekzaminuara, e tek panolinët e fëmijëve.

Kutia e ilaçeve

    Glifosatin e gjejmë edhe tek ilaçet, në formën e antibiotikut. Në kombinim me acidin oksalik – në brevetimin numër US7771736B2 të 10 gushtit 2010 – mbasi arrin të ndalojë rritjen e parazitëve  dhe kurimin e infeksioneve patogjene, ku mund të përmendim malarien. Por nuk është përdorur kurrë për këtë qëllim.
    Antibiotikët sot, më shumë se ke njerëzit, përdoren tek kafshët e mbarështrimeve industriale. Për të ndaluar sëmundjet dhe për të përshpejtuar zhvillimin e masës trupore u jepen sasi të konsiderueshme antibiotiku. Por në këtë mënyrë gjejnë zhvillim mikrobe që u rezistojnë vetë këtyre antibiotikëve e kështu kontaminohet ajri, toka dhe ushqimet.

    Derri industrial, për shembull, është bërë një burim i mikrobeve të dëmshme farmako-rezistues që ngelin në mishin e therë. Edhe në eskrementet e përdorura për të plehëruar tokën ka mbetje antibiotikësh, të cilët futen në zinxhirin e prodhimit të ushqimeve. Mbi xhelatinën e lëkurës së derrit kultivohen edhe vaksinat e ndryshme, e glisofati ka mbërritur dhe aty. Në një testim, të bërë nga grupi Moms Across America në fillimet e 2016 në vaksinat për fëmijët, janë gjetur mbetje të erbicidit.

    Duhet të themi të gjitha gjërat që përmendëm më lart kanë mbetje të pesticideve brenda normave të lejuara nga ligji. Për të kaluar dozën ditore, të vendosur nga autoritetet, duhet të marrim një sasi të madhe të shprehur në mg/kg të peshës trupore. Për shembull, nëse doza ditore është 0,2 mg dhe konsumatori 70 kg, teorikisht mund të marrim 14mg substancë në ditë për të gjithë jetën pa pësuar dëme shëndetsore. Por është e rëndësishme të nënvijëzojmë se niveli toksik matet tek një molekulë e vetme dhe nuk vlerësohen në bashkësi me elementet e tjerë të të njëjtit prodhim dhe vazhdimësinë e ekspozimit të përditshëm të qindra substancave të ndryshme tek ushqimet, që sjell shumëzimin e efekteve të dëmshme.

    Përgjatë mijërave vjet, zhvillohet një betejë e dëshpëruar kundër insekteve. Nga lashtësia duke praktikuar magjinë e deri tek hedhja e tyre në gjyq.vitin 1545, banorët e fshatit Saint-Julien, në Francë, denoncuan tek Gjyqtari episkopal një koloni buburrecësh me akuzën e shkatërrimit të hardhive. Insektet, të konsideruar persona juridikë, u mbrojtën nga një avokat, që e fitoi gjyqin duke paraqitur tezën se, ishin krijesa të Zotit dhe kishin të njëtën të drejtë ashtu si dhe njerëzit për tu ushqyer.