West Virxhinia në 2020 voton me sistemin Blockchain

Shteti i Virxhinias, është shteti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përdori për të votuar sistemin Blockchain, në zgjedhjet e mes mandatit.
Duke parë mbarëvajtjen, ka vendosur të përdorë përsëri të njëjtën teknologji, edhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

Ndërsa në zgjedhjet e mëparshme është përdorur vetëm për të mundësuar votimin e elektoratit ushtarak jashtë kufijve, në zgjedhjet e 2020  shikohet mundësia e shtrirjes në të gjithë shtetin, duke garantuar procesin për të gjithë qytetarët.

E gjitha kjo, nëpërmjet celularëve si Android ashtu dhe Apple, ka deklaruar Donald Kersey, drejtori i zgjedhjeve të Zyrës së Segretarit të Shtetit të West Virxhinias.
Nuk po themi që votimi nëpërmjet celularit është solucioni më i mirë i problemeve, nuk po themi që teknologjia blockchain është solucioni më i mirë për të arkivuar të dhënat në sigurinë më të madhe“, vazhdon Kersey, “Ajo që duam të themi, është se kjo mënyrë të votuari është më  mirë se ajo që kemi“.

West Virxhinia do të përdori edhe një herë Voatz, “startup”-in që është i specializuar në zhvillimin e sistemeve blockchain, që ka mbajtur kontratën me këtë shtet edhe për zgjedhjet e 2020.