Po sikur pakot të na i dorëzojë
një postier Qenrobot?
Jemi mësuar të shohim kamionë, furgona e korrierë të ngarkuar me pako nga më të ndryshmet, që bëjnë dorëzime nga të katër anët. Më së fundmi janë shtuar të ashtëquajturit “riders“, djem me biçikleta që bëjnë dorëzime të vogla e të shpejta.
Problemi i dorëzimeve të pakove dhe në mënyrë të veçantë të metrave të fundit, është shumë aktuale dhe pret urgjentisht një zgjidhje. Nga njëra anë është nevoja e dorëzimeve gjithnjë e më të shpejta, nga an tjetër janë njerëzit në kërkim të një punësimi.
Nuk duhet të harrojmë këtu prodhuesit, një mori aktorësh që duan të ulin çmimin e dorëzimeve dhe të magazinimit. Për rrjedhojë çmimet bien gjithnjë e më shumë e kemi konsumatorët që kursejnë më shumë.
Si mund të arrihet të kemi kursim kohe
dhe përpikmëri në dorëzimin e pakove?
Këtu një ndihmë të madhe po e jep teknologjia.
Kompania gjermane AG, bashkë me ANYbotics, po punon për të ardhmen. Ka konceptuar furgonë autonomë, Robot-taksi, që mund të transportojnë disa qenrobot që janë në gjendje të çojnë pakot drejt e te dera e shtëpisë. Këto taksi autonome quhen “pods“.
Qentë robot, mund të kalojnë rrugën , të ngjisin shkallët, të marrin ashensorin, etj.. E gjithë kjo në mënyrë autonome. Do të lëvizin falë telekamerave specifike, e ndërkohë që lëvizin bëjnë hartën e zonës me anë të lazerit me impulse.
Por nuk mbaron me kaq!
Në Arizona janë tashmë në shërbim disa pods autonomë, që aktualisht dorëzojnë fruta dhe perime. Diferenca e vetme është se konsumatorët duhet të zbresin në rrugë për të marrë mallin.
Pikërisht për këtë do të shërbejnë “robo-dog“-ët. Robotët me përmasat e një qeni, janë në gjendje të dorëzojnë pakot tek dera e shtëpisë. Kjo për shkak se duket qartë që blerjet online janë gjithmonë e në rritje. Kompanitë e dinë se për të tërhequr klientë, duhet të garantojnë dorëzime të shpejta dhe preçize.
Një mënyrë interesante aplikimi të këtyre “robo-dog“, e kanë bërë në Singapor. Për të vigjiluar në mbajtjen e distancës në epideminë nga Coronavirusi, kanë përdorur qentërobot. Të pajisur me telekamera ata kontrollojnë lulishtet në mënyrë autonome, që njerëzit të mbajnë distancën e duhur.
Komente Së Fundi