Origjina e Ethereum

    Krijuesi i Ethereum është Vitalik Buterin, një programator Kanadez. Data e lëshimit të versionit të parë të platformës është 30 korrik 2015.

Çfarë është Ethereum?

Kliko këtu për të parë disa souvenir të Ethereum

    Pas Bitcoin, kryptovaluta më e rëndësishme është padyshim Ethereum. Ashtu si Bitcoin, edhe ai është i bazuar tek blockchain. Është një platformë e decentralizuar, që rrjedh nga fakti se, në rrjetën e nyjeve që formojnë platformën nuk ekziston një nyje me hierarki më të lartë.
Por ndryshe nga kryptovaluta e krijuar nga Satoshi Nakamoto, nuk është vetëm një regjistër i përbashkët. Ndërsa Bitcoin është një platformë ku qëllimi kryesor është vetëm të kryhen pagesa, në Ethereum në fakt, shfrytëzohet fuqia përllogaritëse e kompiuterëve që formojnë rrjetin. Një platformë Web 3.0 për krijimin dhe publikimin peer-to-peer të kontratave inteligjente (smart contract) të krijuar në një gjuhë programimi Turing-complete.
Me pak fjalë është një platformë që mund të programohet për të ndërtuar e zbatuar aplikacione dhe kontrata inteligjente.

Kontrata inteligjente

    Smart contract, apo kontratat inteligjente, quhen kështu sepse janë programe kompiuterike që autozbatohen pa nevojën e një ndërmjetësi, ose të një pale të tretë që të çertifikojë vlefshmërinë dhe zbatimin korrekt të një kontrate midis dy subjekteve. Me pak fjalë në sistemin Ethereum nuk nevojiten noterë apo avokatë.

 Ku mund të përdoren kontratat inteligjente?

    Fushat ku mund të përdoren kontratat inteligjente janë të shumta dhe në të ardhmen do të revolucionojnë mënyrën tonë të jetesës. Në shitblerjen e shtëpive, të automjeteve etj. Mendoni një qeramarrje shtëpie të lidhur me një kontratë inteligjente, ku dera do të hapet vetëm pasi qeramarrësi të ketë paguar qeranë. Apo në fushën e sigurimeve. Nëse avioni apo trageti nuk niset në orar, sigurimi me një kontratë inteligjente do të paguante në kohë reale, pa patur nevojë të mbushësh formularë pa fund. Vantazhet e kontratave inteligjente pra, janë:

  1. Dixhitale; nuk është nevoja të harxhosh letër, të mbushësh formularë.
  2. Autonome; autozbatuese, nuk ka nevojë për ndërmjetës.
  3. Të besueshme; informacionet janë të kryptografuara në një regjistër të përbashkët.
  4. Të sigurta; kryptografia i bën këto informacione të pamundura të vidhen apo të ndryshohen.
  5. Të shpejta; zbatimi automatik i bën këto kontrata inteligjente të shpejta dhe efikase.
  6. Kosto; kjo na lejon të kursejmë kohë, shpenzime për noterë, avokatë etj…

    Çfarë është Ether?

    Ether është monedha virtuale e Ethereum, karburanti që bën të xhirojë të gjtihë sistemin. Për çdo transaksion që bëhet në platformë nevojitet përdorimi i Ether. Çmimi i një aktiviteti të përcaktuar është i quajtur gas dhe është i shprehur në gwei (1 gwei=0,000000001 Ether). Pra gas është shpërblimi që i jepet minatorëve (ose ndryshe, i subjekteve që krijojnë një blok tek blockchain) për aktivitetin e tyre.
Një veti e bën Ether një kryptovalutë shumë të vëçantë. Ajo shkëmbehet me të gjitha kryptovalutat që janë ndërtuar në platformën e saj, pa patur nevojën të kalosh tek platformat e trading. Mjafton të lidhësh portofolin dixhital (wallet) me disa aplikacione e të bësh këmbime (swap).

Portofolët dixhitalë (wallet).

    Portofolët dixhitalë më të përdorur janë: MyEtherWallet, TrustWallet, MetaMask.

Vlera e Ether

    Kjo kryptovalutë ka parë një rritje konstante ndër vite. Nga rreth 1 $ që kushtonte kur doli në 2015, vlera e tij ka kaluar 2000 $ këto momente kur po shkruhet ky artikull. Kjo e bën këtë kryptovalutë edhe si një reservë valutore, në të njëjtën mënyrë si Bitcoin.
Ndërsa shumë kryptomonedha kanë një numër limit, Ether nuk e ka këtë rregull. Çdo vit vihen në qarkullim rreth 18 milionë Ether.

Si mund të zotërojmë Ether?

    Ka disa mënyra për të zotëruar Ether. Mënyra tradicionale është ti blesh tek platformat e trading. Ashtu si dhe për Bitcoin, një mënyrë tjetër është minimi i monedhave “mining”, por kjo kërkon njohuri informatike dhe investimente të rëndësishme.