Mjegulla e misterit që rrethon numrin 137 nuk ka vetëm një origjinë, sepse ka një shtrirje të gjërë. Në fakt atë e gjejmë në Egjiptin e lashtë, tek Kaballah e madje dhe tek ligjet që rregullojnë Universin.
Gjithmonë ky numër ka qenë objekt interesi dhe çudie për shumë studiues dhe fizikantë përgjatë shekujve.  137-a  konsiderohet si numri bazë i unversit, një numër nga i cili varet çdo gjë, e kontrollon dhe organizon çdo gjë që shohim.

Nëse ju pëlqen domethënia e numrave klikoni këtu

Një numër magjik…..mund të themi që këtë numër e ka shkruar “dora e Zotit” dhe ne “nuk e dimë se si Ai e ka lëvizur lapsin e tij”, pohon Richard Feynman, fizikant teorik. Sipas Feynman, ky numër përbënte një lëmsh të vërtetë që kur u zbulua. Të gjithë fizikantët teorikë e mbanin në kornizë të varur në mur për të medituar  çdo ditë.
Pyetja ishte “nga vjen kjo vlerë?”, e “është e lidhur me π, apo ndoshta është në bazë të logaritmeve natyrale? Asnjë se di.

Edhe fizikanti teorik, Wolgang Pauli, që ka kontribuar në zhvillimin e Mekanikës Kuantistike në fillimin e shekullit të kaluar, iu dedikua studimit të numrit 137 deri në atë pikë sa të bëhej i fiksuar pas tij. Ai ka pohuar se, nëse Zoti do t’i jepte të drejtë t’i kërkonte çdo gjë, pyetja e parë do të ishte: “Pse 137?”.
Vdiq në një spital në Zurih. Pak ditë para se të vdiste, asistentit të tij Charles Enz që kishte shkuar ti bënte një vizitë, i thotë: “E vure re numrin e dhomës?”. – “Jo” – i përgjitjet Enz. “Është 137” – i thotë Pauli. E shton – “Nuk do të dal gjallë nga këtu”.

    Numri 137 dhe ligjet e Universit

    Përse ky numër obsesionon kaq shumë studiuesit?
Sepse është një numër i veçantë që fizikantët e quajnë “konstanti i strukturës së imët”. Është një konstante që nxirret kur vihen në lidhje mes tyre tre parametra thelbësore, ngarkesa elektrike e elektronit, konstanti i Planck dhe shpejtësia e dritës.
Një ndryshim i vogël të vlerës së tij, do të mjaftonte për të influencuar në mënyrë të ndjeshme ligjet e fizikës që rregullojnë Universin dhe vetë mundësinë e garantimit të zhvillimit të formave të jetës. 137 është dhe raporti midis shpejtësisë së dritës dhe të elektronit në orbitë përreth bërthamës së atomit të hidrogjenit. Pra mund të themi se rregullon lidhjen që ekziston midis materies dhe dritës.

Numri 137 dhe piramida e Kefren

    Egjiptologu Armando Mei, autori i librit 36 400 a.C.: Il mistero di Giza, gjatë kërkimeve në Egjipt, zbuloi në 2018 se përmasat e piramidës së Kefren, zhvillohen duke pasqyruar numrin 137. Rezultatet kanë qenë befasuese e të papritura, që midis vlerave të përmasave të piramidës u zbulua ky numër i pabesueshëm, 137, që është numri i ekuilibrit midis Fizikës Elektromagnetike, Teorisë së Relativitetit dhe Fizikës Kuantike.

Numri 137 dhe Kaballah

    Numrin 137 e gjejmë edhe tek Kaballah. Në fakt ai është vlera numerike e fjalës Kaballah, që po ta ndajmë bëhet:

Quf-Beit-Lamed-Hey ndryshe K – ab – all – ah
100 – 2  – 30  –  5

    Quf apo Kaf është shkronja hebraike që ka domethënien të “depërtojë”, pra të hyjë, të kalojë pragun.
Beit ose Beth është shtëpia e Zotit.
Lamed është termi i përdorur për të shprehur “masën”.
Hey ose përfaqëson Jetën…..

“Të hysh në shtëpinë hyjnore të masës së jetës”!

Kjo ishte shkruar tek numrat e piramidës së Kefren.