Çfarë është morali?

    “Bashkësia e vlerave ose principeve në bazë të së cilave individi dhe kolektiviteti vendosin në mënyrë të lirë zgjedhjen e sjelljes së vet”. Ky është një nga përshkrimet më të njohura të moralit, e mund të themi një nga më të goditurat. 

    Janë bërë studime të shumta e janë procesuar aktivitetet cerebrale në rastet e një zgjedhjeje të tipit moral. Megjithatë është e vështirë të thuhet se morali ekziston dhe kush është domethënia e tij evolutive.
    Personat lëvizin, ose bëjnë llogari aritmetike, në mënyrë të qartë e të verifikueshme. E mbi të gjitha, lëvizjet apo llogaritë mund të zhvillohen në mënyrë të drejtë apo të gabuar.  Kjo ndihmon studiuesit të “kërkojnë në tru” zonat që zhvillojnë ose kooperojnë në zhvillimin e këtyre detyrave.

    Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zgjedhjet morale. Në rastin e një zgjedhje morale, në momentin që këto rregulla janë të ndryshëm nga kultura në kulturë, nuk është e mundur të verifikohet se një njeri ka zhvilluar pak a shumë në mënyrë korrekte një “detyrë morale”. Nuk ekziston një “rezultat i drejtë” në mënyrë absolute kur ke të bësh me një çështje të tillë.

    Shumë mendojnë se morali nuk ekziston, të paktën në dotimin natyral të njeriut, e se ky është i imponuar.

Morali sipas Nietzsche

    Nietzsche thotë se ndjenja e moralit nuk e ka origjinën në rangun e lartë të shpirtit, por nga impulse të ulëta, nevoja dhe instikte “njerëzore, shumë njerëzore“. Ai pohon mbas sjelljeve fisnike, në realitet fshihen ndjenjat më të ulëta. Meskiniteti, frika, hipokrizia, kërkimi i kënaqësisë…Pra egoizmi.

    Ai nuk beson se arsyeja është një strument i emancipimit social, nuk beson në reformat politike e konsideron supersticion, jo vetëm besimet fetare por edhe idealet e barazisë dhe humanizmin. Për të nuk ka fenomene morale, por vetëm interpretacione morale të fenomeneve. Domethënë, morali është një ndërtesë sociale, ose më saktë bashkësia e vlerave dhe e rregullave që mbajnë bashkë një shoqëri, një komunitet.

Nietzsche e ndan moralin në dy pjesë:
1-Morali i Zotërinjve
2-Morali i Skllevërve ose “Morali i kopesë

    Nietzsche bën dallim midis “moralit të Zotërinjve” dhe “moralit të skllevërve“.
    Zotërinjtë janë të fortët, dominuesit dhe përçmojnë e injorojnë ata që i quajnë inferiorë, skllevërit. Impulset e “kafshës njeri” nuk mund të konsiderohen as të dobishme as të padobishme. Mund të gjykohen të dobishme vetëm pasi të imponohen. Ua imponojnë natyrisht ata që kanë forcën të imponojnë: dominuesit, që gati “zbusin” njeriun, duke i mësuar të kontrollojë instiktet e të mos bëjnë akte që mund të dëmtojnë shoqërinë.

     Kjo nuk vlen për dominantët që, përkundrazi, mund të shkarkojnë tek të tjerët instiktet e veta. E gjitha kjo impostohet me mjete të pamëshirshme: emargjinimi, dënime, vdekje.
     Duke imponuar vullnetin e tij, njerëzit provojnë kënaqësi. Po ashtu dhe kur shkaktojnë dhimbje. Ky proces e ka shndërruar njeriun në një kafshë të nënshtruar të zakoneve, principeve dhe traditave. Kështu njeriu bëhet kaq i nënshtruar, sa të krijojë me kalimin e kohës bindjen është e pëlqyeshme. Madje fillon e i lind idea se është një zgjedhje që e ka bërë lirisht.

Të marrim shembullin e Shqipërisë

1-Mbas prishjes së teatrit nga “dominuesi” Edi Rama, kemi intervistën e të riut “skllav” ose më mirë “një dele nga tufa” që thotë: nuk na intereson prishja e Teatrit Kombëtar, por shpresojmë të na hapen lokalet.

2- S’ka gjë që tërmeti ma prishi shtëpinë e jam me familjen në mes të katër rrugëve, shyqyr që më erdhe e më takove o Edi Rama.

Morali

Nga populli i kohës së Zogut, me një mbret tetëqind mijë mbretërve, mbas gati një shekulli kemi rënë tek populli me mbretin e tufës së deleve.