Tesla dhe “teleforce”

    Ekzistenca e “rrezes së vdekjes”është një nga çështjet shkencore dhe ushtarake që karakterizuan shekullin e kaluar. Për herë të parë ishte Nicola Tesla që pohoi se kishte krijuar një armë të quajtur “teleforce”. Ai ja propozoi Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Shtypi e quajti atë me emrin “rrezja e vdekjes ose “rrezja e paqes”, siç thotë dhe NewYork Times në artikullin “Tesla, at 78, Bares New “Death-Beam”, July 11, 1934. Nuk dihet se Departamenti i Mbrojtjes e mori në konsideracion, por ajo që dihet është se pas vdekjes së Teslës, të gjitha projektet e tij u bënë “top secret” nga FBI.

Mussolini e Guglielmo Marconi

    Në të njëjtën periudhë Guglielmo Marconi po punonte mbi një projekt të ngjashëm. Sipas një interviste që Mussolini i lëshoi gazetarit Ivanoe Fossati, Marconi kishte shpikur një aparat që gjeneronte rreze elektromagnetike në gjendje të bllokonte çdo motor që kishte një impiant elektrik. Në prani të Duçes ai bllokoi në Acilia makinat dhe kamionat që përshkonin rrugën për Ostia. Madje në Orbetello, ai dogji dy avionë që ndodheshin dy kilometra larg.
Por Marconi, pasi e vrau ngërgjegja, u rrëfye me Papë Pion e XII. Nuk donte të kujtohej si ai që shkatërroi botën. Papa e këshilloi të shkatërronte projektin. E ai kështu veproi, megjithëse e dinte mirë se do të zemëronte pa masë Mussolinin. Ndoshta nga presioni i madh i krijuar Marconi vdiq nga një infart në vitin 1937 në moshën 63 vjeçare. Por, studimet në fushë nuk ndaluan.

Misteri i Fondacionit Internacional Paqe e Zhvillim

    Këtë dëshmi na e sjell siti web rinodistefano.com, nëpërmjet intervistës me Enrico Remondini, i cili më 1999 kishte kontaktuar doktor Renato Leonardin, drejtorin e këtij Fondacioni (Fondazione Internazionale Pace e Crescita) me seli në Vaduz, kryeqytetin e Liechtensteinit. Detyra e Remondinit ishte lidhja e kontratave për përpunimin e mbetjeve të ngurta nëpërmjet Centraleve Termoelektrike Polivalente të këtij Fondacioni. Nuk e di ku ishin centralet- pohon Remondini- por i kishin patjetër sepse firmosën një Kontratë me mua.

Meqenëse përpunimi i mbetjeve bëhej me anë të jonizimit të materies, ky proces ishte i avancuar e nuk prodhonte skorje, dhe për ne ishte me leverdi. Por papritur, Fondacioni njofton se centralet nuk do të jenë më operative, dhe bllokon të gjithë kontratat pa asnjë shpjegim. Duke hetuar këtë situatë të çuditshme, Remondini u ndesh me disa dokumenta të rizervuara që shpjegonin situatën e krijuar. Këto dokumente janë një relacion tekniko-shkencor i 25 tetorit 1997 i Fondacionit. Çdo faqe ka shënimin “riprodhim i ndaluar”, por po i publikojmë ghithsesi duke parë rëndësinë e tyre.

Makineria ZAVBO

    Ajo që të bën përshtypje tek relacioni është një pragraf kuptimplotë që shpjegon se çfarë është në gjendje të bëjë ky impiant me makineritë ZAVBO: “Makineritë ZAVBO lejojnë rikonvertimin total të centraleve nukleare obsolete apo në rrezik- kurrë më Chernobyl- sepse programet ZAVBO janë të aftë ti shkatërrojnë plotësisht, duke i JONIZUAR, të gjitha llojet e mbetjeve, radioaktive o toksike, të ngurta o të lëngshme,….duke prodhuar njëkohësisht dhe në çdo rast sasi të konsiderueshme energjie absolutisht të pastër”.

Kush e zhvilloi këtë teknologji?

    Nuk dihet se kush janë shkencëtarët që e zhvilluan këtë teknologji. Fondacioni Internacional Paqe e Zhvillim, u krijua me mbështetjen direkte të Vatikanit më 11 prill 1996, me një kapital prej 30 000 frangash zviceriane. Në relacionin e lindjes së tij nuk përmenden emrat e shkencëtarëve që punuan mbi këtët shpikje. Por tregohet se qeveria italiane ishte njohur me të që në vitin 1973. Madje siç shkruhet aty, qeveria e asokohe ngarkoi Prof. Clementel (Presidentin e Komitetit për Energjinë Nukleare) për të provuar “rrezen e vdekjes”. E të gjitha provat siç tregon relacioni kaluan me sukses. Nuk dihet se cila ishte arsyeja që ky projekt nuk u mbështet nga qeveria dhe u la në dorë të këtij Fondacioni.

Ku përfundoi kjo shpikje e rëndësishme?

       Fondacioni u likuidua më 1 korrik të viti 2002, e kaloi në duar të panjohura. Ashtu si edhe projektet dhe makineritë. Nuk dihet fati i tij. I kontaktuar nga Remondini për fatin e këtij projekti, profesori Nereo Bolognani, presidenti i Fondacionit, ka pohuar se “do të dalë kur të dojë Zoti”. Shpresojmë.