UFO-t tashmë janë realitet!
Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur, në një deklaratë, se tre filmimet e objekteve fluturuese të paidentifikuara që qarkullojnë së fundmi janë të vërteta. Kjo bëhet për të hequr mjegullën e misterit që i përfshinte.
Ky vërtetim zyrtar i këtyre tre filmimeve: Gimbal, Gofast, Flir1, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i ka dhënë një hov të mëtejshëm fenomenit të objekteve fluturuese të paidentifikuara. Pas më shumë se gjysmë shekulli mohimesh, “rilindja ufologjike” që po shohim kohët e fundit ka filluar më 17 dhjetor të vitit 2017 me publikimin, nga ana e To The Stars Academy Of Arts And Sciences, të tre filmimeve që paraqitnin fenomene Ufo të xhiruara nga Marina ushtarake USA.
Publikimi i këtyre filmimeve, që përkon njëkohësisht me publikimin e projektit ushtarak të studimit mbi Ufo-t të quajtur Aatip (Advanced aerospace threat identification program), i ka paraqitur për herë të parë botës se objektet fluturuese të paidentifikuara ekzistojnë dhe se forcat ushtarake amerikane i studiojnë fshehtësisht.
Ky fakt ka befasuar opinionin publik e ka shkaktuar shumë habi. Mediat e ndryshme bëjnë garë për të intervistuar protagonistët e ngjarjeve, nga (tashmë ish) komandanti David Fravor deri tek “deux ex makina” ufologjik, Luis Elizondo, që siç duket është personi që fshihet pas publikimit të filmimeve.
Reagimi i opinionit publik
Bashkë me frenezinë e mediave, në opinionin publik janë shfaqur dy rryma. Nga njëra anë të apasionuarit e sektorit dhe ëndërrimtarët, të cilët ngelën pak të zhgënjyer sepse alienët fizikisht nuk shihen në video. Nga ana tjetër janë ata që nuk pranojnë asgjë, duke mohuar çdo gjë pa llogjikuar. U kalua nga një “janë të gjitha trillime“, e pasi e panë se nuk ishte kështu, u kalua tek “janë prova për një armë segrete“.
Deklarata e ish-senatorit
Ish senatori i Nevadës Harry Reid, domethënë i shtetit në të cilën ndodhen instalimet segrete të Zonës 51 të Aeronautikës amerikane, në një tweet ka thënë: “jam i kënaqur me faktin që Pentagoni i transmetojë më në fund këto filmime”, edhe pse kjo “gërvish vetëm sipërfaqen e kërkimeve dhe dokumenteve në dispozicion”. “Shtetet e Bashkuara duhet tu hedhin një sy serioz dhe shkencor këtyre dhe gjithçka ka lidhje me sigurinë kombëtare. Populli amerikan meriton të jetë i informuar”.
Çpo ndodh në pjesën tjetër të botës
Ndërkohë, në botë gjërat po lëvizin. Japonia ka shpërndarë një rregullore se si duhet të veprojnë pilotët e saj ushtarakë në rast se takojnë Ufo. Argjentina pasi ka bërë të njohur ekzistencën e një programi segret studimi mbi Ufo-t, autoritetet po përgatisin të bëjnë publike një dosje me informacione ufologjike që kanë mbledhur ndër vite.
Mundësia e jetës jashtëtokësore, në bazë të studimeve shkencore që janë bërë, është një tashmë hipotezë konkrete. Një rol të madh në këtë histori, duhet ta themi i përket të lartpërmendurës To The Stars Academy Of Arts And Sciences, të Tom DeLonge, që ka patur meritën historike të thyejë akullin e para në publikimin e këtyre fenomeneve fluturuese të paidentifikuar, dhe në personin e Luis Elizondo si figura më e rëndësishme e aktiviteteve të saj të komunikimit.
Tashmë fenomeni Ufo po merret shumë seriozisht. Kohët kanë ndryshuar, e alienët ndoshta nuk do ti shohim më vetëm nëpër filma.
Komente Së Fundi