Kush e zhvilloi qytetërimin Sumer?

Për ministrin iraken Finjan nga aty bëheshin nisje për udhëtime hapësinore. Janë të shumtë ata që mbështesin idenë se alienët kanë mësuar qytetërimet e lashta.

Nga lind ky pohim?

Ministri i Transportit iraken, Kazen Finjan, ka deklaruar gjatë një konference të vitit 2016Sumerët e lashtë, të cilët kanë jetuar në vendin e tij më shumë se 5000 vite më parë, kanë ndërtuar aeroporte nga të cilët bëhej nisja për në hapësirë. Shumë vetë e kanë parë si një mënyrë për të bërë publicitet.
Por, për lexuesit e zellshëm të librave të ish-korrespondentit të Ekonomist, Graham Hankock, deklarata e Finjan, është vetëm konfirmim i asaj që dihej tashmë: në historinë e qënies njerëzore, jo gjithçka ka shkuar ashtu si na kanë treguar në shkollë.

Pasioni për misterin

Me disa dhjetëra libra mbi misteret e të shkuarës, Hankock, ka frymëzuar disa gjeneracione të arkeologëve të jashtë-tokësores. Ashtu si ai, ata mendojnë që Toka është vizituar mijëra vjet më parë nga një qytetërim i avancuar teknologjikisht, që i ka mësuar ndër të tjera  bujqësinë, astronominë dhe teknikën për të punuar gurin.

Çfarë ishin “Ziggurat”?

Ministri Finjan duhet të ketë lexuar librat e tij, nëse tani është i bindur që “Ziggurat” sumere ishin vende ku njerëzit takonin Annunakët, të sapo zbritur nga qielli. A nuk do të mjaftonte të shihnim gdhendjet e asaj epoke për t’u bindur? Sistemi diellor i paraqitur a nuk ka një planet më shumë?
Kemi të bëjmë me Plutonin, që ne e kemi zbuluar vetëm në 1930 dhe e kemiprekur me një sondë në 2015, apo me Nibirun, shtëpinë e zotave (perëndive)?

Jo vetëm Sumerët

Po piramida e Keopit në pllajën e Gizës? duke mos ja vërë veshin epitetit “piramidiotët” që Zahi Hawass u kishte vënë atyre, ndjekësit e Hankock mbështesin idenë se egjyptianët e 2500 p. K., nuk kishin në dispozicion teknologjinë e mjaftueshme për ta ngritur. Pra, duhet ta ketë ndërtuar dikush tjetër, që kishte njohuri të thella të arkitekturës. Dinte të priste në mënyrë perfekte blloqet e granitit dhe ti transportonte ato deri në dhjetëra metra nga toka. Për të qenë të saktë, Zotat.

Vetëm në Egjypt ka piramida?

Me piramida është e mbushur plot bota (ka edhe në Kinë). Piramidat Maya e Azteke nuk janë më pak të rëndësishme e misterioze se ato egjyptiane. Nëse Sumerët fluturonin deri tek Plutoni, mund të shkonin edhe në Amerikën Qendrore. Të udhëhequr nga vizatimet gjeometrike të Nazkas që mund të shihen vetëm nga lart.
E duhet të jetë një Zot, o ndokush shumë i madh e shumë i fortë, për të ndërtuar muret e Kuzko, duke spostuar për kilometra blloqe të rënda e duke i prerë në mënyrë që të përputhen milimetrikisht. Edhe me gurët e Stonhenge, në Angli, perënditë (zotat) duhet të kenë dhënë një dorë. Për t’u bindur që antikët fluturonin, na mjafton të shohim Njeriun e Palenque, natyrisht një astronaut në kabinën e pilotimit.

Paraleli i 30

Duke parë një planimetri të hemisferës Boreale/Veriore tokësore, zbulojmë se qytetërimet më të rëndësishme të quajtura “të lumenjve të mëdhenj” lindën përgjatë paralelit të 30. Qytetërimi sumer, ai egjyptian, i luginës së Indo, ai i Luginës së Lumit të Verdhë. Pra, ato që kanë lënë më shumë shenjë në historinë botërore. Sikur dikush nga lart, kishte projektuar themelimin e qyteteve si Eridu, Men-Nefer (Menfi), On (Heliopoli), Mohenjo Daro, Harappa, Sanxingdui, Chang’an, Jinsha etj.

Historianët dhe arkeologët ka kohë që studiojnë misteret e pazgjidhura të lashtësisë, e do të arrijnë të shpjegojnë gjithçka. Në pritje është e natyrshmeqë të përhapen teori nga më të ndryshme e të çuditshme, me ndihmën e shkrimtarëve herë seriozë, herë vizionarë, të gjithë shumë të kërkuar edhe nga Hollywood. Por, nëse Sumerët fluturonin vërtetë, nuk na ngelet vetëm të shpresojmë që të kthehen shpejt. Ndoshta ata do t’ia dalin të ndreqin atë që ka ngelur sot nga Mesopotamia e lashtë.

Marrë nga një artikull i La Stampa