Roboti Atlas që bën “parkour“.

Roboti Atlas i Boston Dynamics që në fillimet e tij vetëm ecte, tani ka mësuar më shumë akoma.

Pak kohë më parë kjo kompani amerikane ka publikuar një video në YouTube ku shfaqen progreset e fundit të bëra nga ky robot, që e kanë çuar përtej objektivave të fiksuara më parë. Siç shikohet edhe në video, roboti është në gjendje të bëjë “parkour“, duke  kapërcyer pengesa dhe lartësi prej 40 centimetrash me zhdërvjelltësinë e një njeriu.

Përshkruar në faqen web të Boston Dynamics si “humanoidi më dinamik i botës”.

Prespektiva e një roboti humanoid në gjendje të kapërcejë pengesat, e të veprojë në terrene të vështira, gjen aplikime në shumë fusha, e krijuesit e Atlasit po e shtyjnë atë gjithmonë e më shumë drejt sfidave akoma më ambicioze. 

Kjo kompani ka zhvilluar dhe shumë projekte të tjera po në sferën e robotëve. Shikoni dhe këtë videon e mëposhtme, ku robotët ngjajnë me kafshët, sepse lëvizin me katër “këmbë”.

Kush do të jenë objektivat e reja?