Ka apo nuk ka Zot?“, është pyetja që njeriun e ka shoqëruar gjithmonë. Mund të gjejmë opinione pa fund për këtë temë. Por t’i përgjigjesh kësaj pyetje kërkon një vëmendje të madhe, sepse tema është shumë delikate. ka njerëz që pohojnë se nuk besojnë ke ekzistenca e Zotit. Ka disa që thonë se ka Zot edhe pse nuk kanë besim te kleri. Të tjerë besojnë ke Zoti dhe kanë besim te feja e janë besimtarë të devotshëm. Sepse duhet të sqarojmë një gjë, pranohet se ka një Zot të vetëm  por besimet fetare janë të shumta. Disa njerëz jepen aq shumë pas fesë sa të bëhen fanatikë.

Nëse jeni kurioz klikoni këtu për të parë më shumë libra mbi këtë temë

Po ku mbështeten besimet fetare?

    Libri ku mbështeten besimet më të përhapura në botë është Bibla. Por le të ngremë disa çështje. Kush e shkroi Biblën? Për çfarë flet Bibla? Libri që shumë nga ne e kanë në shtëpitë e tyre a është përkthimi origjinal i Biblës së lashtë? Por, ajo që është më e rëndësishme, a flet Bibla për një Zot të jashtëzakonshëm, të plotfuqishëm e të kudondodhur.

    Këtyre pyetjeve kërkon t’i japë shpjegim libri “Bibla nuk flet për Zotin” i studiuesit të hebraishtes Mauro Biglino, të botuar në shqip nga shtëpia botuese Helga’s Secret. Këndvështrimi i këtij libri është shumë i thjeshtë. Idea e autorit është kjo: “të bëjmë gjoja se” kur autorët biblikë shkruanin një ndodhi donin të na tregonin pikërisht atë, pa nënkuptime. Na del një histori krejt ndryshe.
Nëse e lexojmë me mendje të hapur, të pakushtëzuar na del një histori krejt tjetër nga ajo që tashmë na kanë ngulitur në mendje. Nuk ka të bëjë nëse dikush beson apo jo. Ky libër nuk kërkon të vejë në dyshim besimin e njerëzve, që është një zgjidhje shumë presonale.

Iliada 

    Pjesa më interesante e këtij libri është lidhja që i bën autori me Iliadën e Homerit, sepse ka të bëjë me të kaluarën e gadishullit tonë. Në fakt autori nuk është i pari që e trajton Iliadën si një libër historie. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë arkeologu diletant Heinrich Schlieman (1822-1890) zgjodhi “të bëjmë gjoja se” Iliada përmbante memorien e ngjarjeve historike të ndodhura realisht e, shoqëruar nga talljet dhe ironitë e botës akademike, çoi përpara këtë bindje me këmbëngulje deri sa zbuloi rrënojat e Trojës e shumë të tjera.
Pra, po ta trajtojmë edhe Iliadën si një libër ku bëhet një kronikë ngjarjesh, e jo si një libër mitologjik, na paraqitet një histori krejt ndryshe.

Një hipotezë e çuditshme, por jo e pamundur.

    Duke bërë “gjoja se” Iliada është libër historie, na paraqitet një histori kurioze. Në gadishullin Ballkanik e më tej ku flitej gjuha pellazge, vendosen disa qënie teknologjisht shumë të avancuara. Këto qënie imponojnë kulturën e tyre dhe një gjuhë tjetër. Këta personazhe i shfrytëzojnë vendasit si ushtarë për të pushtuar toka e për t’i shërbyer atyre.
Atëherë shpjegohen dhe rrënojat që kanë arritur deri në kohët e sotme. Nuk ishin tempuj por vendbanimet e këtyre qënieve të ardhura kushedi nga ku. Dhe shembullin e kemi konkret. Në sitin arkeologjik të Apollonisë nuk kemi një tempull të ngritur për një perëndi, por thjesht, shtëpinë e një personazhi që banonte aty e që kishte gdhendur emrin tek hyrja, APOLLONIA (shtëpia e Apollonit). A nuk është shpjegimi më llogjik dhe i thjeshtë?

    Sa për pyetjen fillestare, “Ka Zot apo  jo?”, përgjigja është: “Nuk e di”. Për mua vlen thënia e Hubert  Reeves:

       “Njeriu është qënia më e çmendur: adhuron një Zot të padukshëm dhe shkatërron një Natyrë të dukshme. Pa kuptuar se Natyra që po shkatërron, është ai Zot që po adhuron“.