Riferimenti Biblik

        Numri i Bishës, i identifikuar edhe me numrin 666 (por shfaqet edhe numrin 616 ose me 665) është një simbol që tek krishtërimi është një personazh që përfaqëson djallin. E gjejmë të shkruar tek një varg tek Dhjata e Re ku tregohet për një bishë që del nga deti e shkatërron Tokën:

Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t’u vihet një damkë mbi
                dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre.
                    Këtu është uria. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është 
                gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.     (Zbulesa 13: 16,18)

Por gjejmë rastësi të tjera ku këto numra përfshihen në situata le të themi negative.

Frekuenca e trurit

     Do të flas këtu për një personazh gati të panjohur, Andrija Puharich, një doktor psikolog i lindur në Çikago në 1918. Një njeri me mendje shumë të hapur ia dedikoi jetën e tij profesionale kërkimeve të kapaciteteve të fshehura të mendjes humane. Në veçanti atyre telepatike dhe transmetimit në distancë të mendimeve. Për këtë ka qenë në kontakt dhe ka bërë eksperimente të rëndësishme me medium, telepatikë dhe adhurues të disiplinave të ndryshme, të ashtëquajtura ezoterike.

    Ishte pikërisht gjatë këtyre kërkimeve, të bëra me anë të teknologjive moderne dhe në mënyrë absolutisht shkencore, që ai filloi të vëzhgojë se në praninë e fenomeneve, le të themi jo të zakonshëm si telepatia, truri i subjektit të ekzaminuar lëshonte valë elektromagnetike në frekuencën 8Hz.

    Këto eksperimente u përsëritën në subjekte të ndryshëm, në rrethana që nuk kishin asnjë lidhje midis tyre dhe për disa vjet. Jo vetëm frekuenca 8Hz rezultoi lidhja e përbashkët i të gjitha personazheve të mbikqyrur, por edhe e aftë të jepte një ndjenjë pozitive, harmonie dhe mirëqënieje.

Frekuenca 6,66 Hz

    Duke u thelluar në studimet e tij Puharich zbuloi se frekuenca 6,66Hz shkaktonte depresion, ndërsa frekuenca 10,8Hz të bënte nevrik, gjaknxehtë, duke konfirmuar kështu se frekuencat shumë të ulta mund të kushtëzojnë sjelljet humane.
Puharich zbuloi se vlera e saktë e frekuencës që është në gjendje të sjellë efekte pozitive është 7,38hz, e njohur edhe si frekuenca e vibracionit të planetit Tokë ose Rezonanca e Schumann.
     Nuk është për t’u çuditur se edhe frekuenca e duplimit të elikës së dyfishtë të ADN-së është 8Hz.

Nota LA dhe nazistët

    Ata që studiojnë muzikë e dijnë se akordimi i instrumentave bëhet mbi frekuencën 440Hz. Që do të thotë se, nëse luajmë notën e tretë LA në tastierën e pianos, ajo do të lëshojë 440 vibracione në sekondë. Kjo frekuencë është një standart botëror, një njësi matëse, si për shembull metri apo kilogrami.
   Në të kaluarën akordimi ndryshonte nga qyteti në qytet, madje dhe nga orkestra në orkestër. Duke u nisur nga shekulli i XVIII të gjithë tekstet e muzikës dhe fizikës shënonin si “akordimi natyral” apo “shkencor” të bëhej në 432Hz. Një mbështetës i kësaj teorie ishte kompozitori i madh Xhuzepe Verdi.
Por kur u ndërrua kjo normë dhe pse?
    Tentativa e parë në botë për të ndryshuar akordimin e strumentave në frekuencën 440Hz, u bë çuditërisht nga ministri i propagandës naziste Joseph Goebbels, në konferencën internacionale që u mbajt në Londër në vitin 1939. Në fakt Goebbels tashmë e kishte aprovuar këtë frekuencë si standarte për Gjermaninë.

    Sipas një studimi të promovuar nga fondacioni Rotschild/Rockfeller ishte parë se frekuenca 432Hz qetësonte ndjenjat, në të kundërt frekuenca 440Hz ishte në gjendje të shkaktonte reaksione të dhunshme tek trupat ushtarake.

    Duke lënë mënjanë komplotizmin, duhet të bëjmë kujdes kur zgjedhim për të dëgjuar një muzikë. Mund të influencojë me të vërtetë cilësinë e jetës tonë.