Legjenda e gjakut “BLU”

Shprehja “gjaku blu” ka marrë në shekuj shumë domethënie.

Amerikën e Jugut, për shembull, i është dhënë fëmijëve të lindur nga kryqëzimi midis indigjenëve dhe europianëve (sangre azul).
Por përdorim dhe shprehjen “të kesh gjak blu“, do të thotë të jesh fisnik, i një rangu të lartë. Është një karakteristikë që i jepej zakonisht familjeve mbretërore.
Një shprehje që ka rezistuar në shekuj, e konsideruar një simbol.

Gjaku dhe pasardhësit e aristokracive . Akoma sot nuk është e qartë origjina e shprehjes “gjak blu” dhe pse aristokracitë quheshin në këtë mënyrë. Janë bërë disa hipoteza dhe më të përdorurat janë:

Mungesa e Diellit

Një hipotezë është fakti se aristokratët kalonin kohë të gjatë në kështjellat e tyre dhe nuk i ekspozoheshin rrezeve të diellit. Për rrjedhojë lëkura e tyre ishte aq e zbehtë sa u dukeshin venat, në ngjyrë blu.

Hemofilia

Kjo teori të çon në një sëmundje që quhet Hemofilia. Është një sëmundje e trashëgueshme shumë e përhapur në aristokracinë europiane në shekujt e kaluar. E ndihmuar kjo dhe nga martesat brenda të të njëjtit gjak. Hemofilia shkakton një difekt në koagulimin e gjakut, duke favorizuar hemorragjinë. Provokon njolla në trup dhe fryrje me ngjyrë blu.

Metal në Gjak

Edhe kjo është një sëmundje gjaku, quhet Argyria, që prek edhe ata që marrin sasi të mëdha nitrati argjendi. Mendohet se aristokratët sëmureshin me argyrinë sepse përdornin për të ngrënë lugë, pirunj dhe thika argjëndi.

BLU, ngjyra e Gjakut Zotave (Perëndive)

Kjo ngjyrë blu karakterizon në shumë besime të botës, paraqitjen e gati të gjitha hyjnive. Një nga shembujt më të qartë janë ato të Egjyptit të lashtë. Në të gjitha dinastitë shohim se trupat e fytyrat e tyre janë gjithmonë blu. Në të kundërt, aristokracia, populli dhe vetë faraoni janë me ngjyrën tipike kafe, afrikane.

Amerikën Qendrore, studimi i disa kodeve Maya (si kodi i Dresdës, i Madridit, i Parisit, Codex Groslier…)- na lejojnë të shikojmë edhe një herë, të njëjtin fenomen.

Tekstet Tibetane dhe pikturat e famshme “thangka” e “mandala” paraqitet Budha në botë të ndryshme, duke përfshirë dhe botën hyjnore në blu.

Indi,Bhagavad-Gîtâ” na ofron ilustrimet e një historie ku hyjnitë luftojnë për pushtet. Në këtë epope të madhe, perënditë paraqiten me ngjyrë blu.

Kjo paraqitje e perëndive në të gjithë botën, të bën të reflektosh shumë.

Si ka mundësi që popuj kaq të largët midis tyre si në kohë dhe në hapësirë,
kanë paraqitur hyjnitë e tyre në këtë mënyrë?

Ku mund të gjejmë shpjegime?

Perëndia Egjyptiane Ptah

Konsiderohej nga egjyptianët e lashtë si krijuesi i llojit human. Ai paraqitet me lëkurën blu. Duke flirtuar me femrat humane, lindën individë me gjak të përbashkët, që quheshin gjysëm perëndi.

Noe dhe Libri i Enoh

Në librin antik të Enoh, si na shpjegon përkthyesi i ebraishtes së lashtë Mauro Biglino, i ati kur e sheh Noe-në të sapolindur thotë, është bir i Elohim (Zotit), sepse Noe kishte fenotipe albine, ishte i bardhë.

Edhe tek Bibla tregohet për këto flirtime. Elohimët “u bashkuan” me femrat e Adam (Zan 6), dhe nga këto bashkime seksuale patë origjinën Giborimët, ata me gjakun e përbashkët. Ishin të quajtur “njerëz të fuqishëm”, gjysëm perëndi. Në historinë njerëzore të gjithë themeluesit e qytetërimeve të mëdha janë cilësuar si gjysëm perëndi, nga Gilgamesh, tek Enea e deri tek dinastia Japoneze etj.

Faktori RH negativ

Lloji jonë, është i vetmi që paraqet (edhe pse në një numër të vogël) Faktorin RH negativ. Domethënë, të manifestojë mungesën e një proteine të veçantë (antigjen) mbi sipërfaqen e rruazave të kuqe. Rreth 16% e popullsisë humane ka RH negative. Në natyrë, asnjë qënie e gjallë, asnjë gjitar nuk paraqet faktorin Rhesus negativ me karakteristika të tilla.  

Disa prova sugjerojnë se Faktori RH negativ është shfaqur në planet rreth 35.000 vjet më parë. Zonat më të prekura janë Spanja veriore, Franca jugore. Një etni tjetër me koncentrim të lartë të Faktorit RH negativ është dhe ajo e ebrejve të lindjes.

Mund të jetë ky elementi kyç për të identifikuar gjakun e perëndive (Elohimëve)?

Përkthyer nga Italishtja