Advertisement

Misteri i Tempullit Kailasa: i ndërtuar me një Teknologji tashmë të Humbur?

Tempulli Kailasa

Tempulli i Kailasës është një strukturë gjigande. Ai gjendet në Indinë perëndimore, në rajonin e Maharashtrës. Ështrë tempulli indu më i vjetër dhe një nga më të mëdhenjtë. Bën pjesë në kompleksin e njohur si “shpellat e Elorës“.
Çfarë ka të veçantë ky tempull?
Tempulli i Kailasës nuk është ndërtuar duke vënë blloqet e gurëve mbi njëri tjetrin, ashtu si në të gjithë objektet e botës antike. Për ta realizuar, është gdhendur i gjithë mali.Një mal i gdhendur nga maja deri në bazë.
Një ndërmarrje e mundshme për qënien njerëzore?

Le ti hedhim një sy. Ky pilastër është më shumë se 30 metra. Për të krijuar një pilastër kaq të madh, do të duheshin disa vite punë. Por ky pilastër është gdhendur duke gërmuar copat e malit përreth. Mund vetëm të imagjinojmë sasinë e shkëmbit që është gërmuar për ta bërë.

Realizimi i këtij tempulli është një pikëpyetje për arkeologët. Sipas tyre, për të përfunduar tempullin, duhej të lëvizeshin 400.000 ton shkëmb. Dotë duheshin jo vite, por shekuj pune të pandërprerë. Nuk ekzistojnë dëshmi për këtë ndërmarrje të tillë gjigande.
Por nuk mbaron këtu.Historianët thonë që është ndërtuar në vetëm 18 vjet.
Të bëjmë dy llogari e të shohim se historianët kanë të drejtë.Le ta zëmë se kanë punuar çdo ditë për 18 vjet e për 12 orë në ditë pa ndërprerje. Injorojmë ditët me shi, festat e periudhat me luftë. Të bëjmë gjoja se personat punonin pa pushim si robot.Do të lëmë mënjanë dhe kohën për të bërë projektin e për të bërë shenjat në terren.Koncentrohemi vetëm tek lëvizja e shkëmbinjve. Për të lëvizur në 18 vjet 400.000 ton shkëmbinj, duhej të spostonin 22.222 ton në vit. Domethënë 60 ton në ditë, ose 5 ton në orë.
Edhe sot, megjithë makineritë e avancuara që disponojmë, është e vështirë të lëvizim % ton shkëmbinj në orë. Jo më ata në atë kohë, që kishin vetëm mjete primitive.Por, nëse është e pamundur…kanë qënë me të vërtetë “vetëm njerëzit” që kanë ndërtuar tempullin e Kailasës?
Është e mundur që struktura, me të cilat është e mbushur plot bota, janë realizuar me ndihmën e teknologjive aliene?Kailasa është i vetmi tempull në zonën e Shpellave të Elorës që shihet nga qielli. Nga 37 tempujt, të gjithë afër njëri tjetrit, Kailasa është i vetmi që shihet duke fluturuar mbi zonën.
Është vetëm një rastësi?
Apo tempulli i Kailasës është projektuar pikërisht për t’u parë nga lart, si dhe piramidat apo linjat e Nazka në Peru?
Shumë pyetje, e një mbi të gjitha:a do të rishkruhet historia?

Read More

Birra Ndoshta është Prodhuar Para Bukës!

Kush u përgatit e para, Birra apo Buka?

Një “team” i Stanford University ka gjetur provën më të lashtë të prodhimit të birrës nga ana e një populli prehistorik, me shumë gjasa para kultivimit në masë të drithërave. Kështu shija e birrës mund ti ketë dhënë një shtytje dhe bujqësisë.
Na ishte një herë Birra. Dhe vetëm më pas u kultivuan drithërat për prodhimin e bukës. Kjo është hipoteza e një skuadre ndërkombëtare kërkimi, e udhëhequr nga Stanford University, që ka zbuluar gjurmën e parë të përgatitjes së birrës, rreth 13.000 mijë vjet më parë. Disa kohë më parë se të zhvillohej bujqësia e lidhur me grurin dhe drithërat e tjerë. Rezultatet janë publikuar tek Journal of Archaeological Science: Reports.
Skuadra e kërkuesve, e drejtuar nga Li Liu, docente e arkeologjisë kineze të Stanford, ka analizuar disa gjetje në Raqefet Kave afër Kaifës në Izrael. Kjo zonë është e njohur si një vend varresh të lashtë popujsh gjysëm-nomadë, që merreshin me gjueti dhe mblidhnin barishte, të quajtur Natufianë. Ky sit arkeologjik i përket periudhës nga 11.700 deri 13.700 vjet më parë.
Në këtë sit që përmban rreth 30 individë, studiuesit kanë gjetur vegla të vogla, si paisje të bëra me gurë stralli, kupa guri e 100 shtypëse guri, e shumë kocka kafshësh, siç shpjegon Dani Nadel i Universitetit të Kaifës që është bashkëautor i studimeve. Nadel  nënvijëzon se gjendja e mirë e këtyre skeletëve ka lejuar të datohen dhe ti atribuohen me anë të Adn-së, Natufianëve. Studimi i tyre ka sjellë provën e konsumimit të alkolit dhe të prodhimit të birrës.
Nga analizat e zhvilluara, studiuesit kanë dalluar mbetje të nishestesë dhe pjesë mikroskopike vegjetale, të quajtura fitofilë, që janë të pranishëm në organizëm kur transformohet gruri ose elbi në birrë. Sipas autorëve, procesi i prodhimit ishte i përbërë nga tre faza: transformimi i këtyre drithërave në një lloj brumi që shtypej, pastaj ngrohej, dhe në fund lihej të fermentohej me majan.  Nga analizat e bëra në Rafeqet, ka dalë se Natufianët përdornin të paktën shtatë lloj lulesh, ndër të cilat elbin, grurin, tëshërën dhe groshët, dhe pasi e përgatisnin tek shtypësi, servirej në banketet e ritualeve.
“Flitet për verifikimin më të lashtë të prodhimit të alkolit nga njeriu në të gjithë botën“, nënvijëzon Liu. “Ky zbulim tregon se alkoli nuk ishte rezultat i një surplusi i prodhimit agrar, por birra u zhvillua, në fakt, për arsye të lidhura me rituale dhe nevoja shpirtërore“.
Ajo që çudit, sipas studiuesve, është se ky prodhim mund të jetë më i hershëm se vetë bujqësia dhe përhapja e drithërave të kultivuar. Studiuesja na kujton se gjurmët bukës së parë në histori janë gjetur në një sit në Jordani, edhe ky i lidhur me Natufianët, e janë akoma për tu datuar. Brenda kësaj dritareje kohore, pra, birra mund të jetë prodhuar para ose në të njëjtën kohë me bukën e parë të botës. Megjithatë, para se kultivimet e grurit dhe e drithërave të tjerë të zhvilloheshin gjërësisht në rajon, do të duheshin edhe shumë kohë.
Sipas autorëve , shija e birrës dhe zakoni për ta konsumuar gjatë ritualeve dhe festave mund ti ketë dhënë hov zhvillimit të kultivimeve të këtyre drithërave, të nevojshëm për ta prodhuar. Kështu pija alkolike më e vjetër në botë mund të ketë ardhur para bukës. Por nuk është e gjitha. Rezultatet e sotme hedhin dritë mbi aspektet sociale dhe kulturore të këtyre popujve prehistorikë. “Prodhimi i birrës ishte një pjesë përbërëse e ritualeve dhe e festave” përfundon Jiajing Wang, bashkëpuntor i këtij studimi, “një mekanizëm social i lidhur me proceset rregulluese brenda qytetërimeve hierarkike“.
 

Read More

Roboti që bën “parkour”

Roboti Atlas që bën “parkour“.

Roboti Atlas i Boston Dynamics që në fillimet e tij vetëm ecte, tani ka mësuar më shumë akoma.
Pak kohë më parë kjo kompani amerikane ka publikuar një video në YouTube ku shfaqen progreset e fundit të bëra nga ky robot, që e kanë çuar përtej objektivave të fiksuara më parë. Siç shikohet edhe në video, roboti është në gjendje të bëjë “parkour“, duke  kapërcyer pengesa dhe lartësi prej 40 centimetrash me zhdërvjelltësinë e një njeriu.
Përshkruar në faqen web të Boston Dynamics si “humanoidi më dinamik i botës”.
Prespektiva e një roboti humanoid në gjendje të kapërcejë pengesat, e të veprojë në terrene të vështira, gjen aplikime në shumë fusha, e krijuesit e Atlasit po e shtyjnë atë gjithmonë e më shumë drejt sfidave akoma më ambicioze. 
Kjo kompani ka zhvilluar dhe shumë projekte të tjera po në sferën e robotëve. Shikoni dhe këtë videon e mëposhtme, ku robotët ngjajnë me kafshët, sepse lëvizin me katër “këmbë”.
Kush do të jenë objektivat e reja?
 
 

Read More

Shqiptari që Themeloi Egjyptin Modern

Shqiptari nga Korça që sundoi Egjyptin

 
Mehmet Ali, lindi më 1769 në Kavalla nga një familje shqiptare me origjinë nga Korça. Ishte djali i dytë i një tregtari duhani. Kur i vdiq i ati në moshë të re, Mehmetin e mori xhaxhai i tij, që e drejtoi në karrierën ushtarake. Pas gradës “Boluk-bashi“, ai mori gradën e Komandantit të Dytë dhe ishte nën komandën e kushëririt Halil Aga në kontigjentin e shqiptarëve të Kavalës.
 
Emërimi Guvernator
 
Më 1798 Napoleoni pasi shkatërroi ushtrinë otomane në Betejën e Piramidave, pushtoi Egjyptin. Ai largua shpejt drejt betejave të tjera, e la aty një pjesë të ushtrisë. Sulltani organizoi një ushtri për ta rimarrë atë. Pjesë e kësaj ushtrie ishte dhe kontigjenti shqiptar i Kavallës. Përçarjet politike dhe etnike të otomanëve nuk çuan në rezultate konkrete kundër francezëve. Duke përfituar nga gjendja kaotike, Mehmet Aliu ndërhyn për të marrë kontrollin. Ai bëri marrëveshje me çifligarët, klerin musliman dhe tregtarët e pasur të Kairos. Eliminon ose dëbon tre governatorë të dërguar nga Sulltani. Sulltani pa që nuk kishte rrugëdalje dhe u detyrua të emërojë Mehmet Aliun Guvernator të Egjyptit më 1805.
 
Vitet e para të qeverisjes i kaloi duke u përpjekur të normalizonte vendin. Pasi çifligarët (Mamlukët) i bëjnë disa atentate, ai eliminon pjesën më të madhe në episodin e famshëm të Masakrës së Mamlukëve. I pakënaqur me modelin e vjetëruar të ushtrisë otomane, ai vendos ta modernizojë atë. Merr në shërbim të tij një kolonel francez që të organizojë ushtrinë e tij me stilin e luftës së Napoleonit. Dhe ja arrin qëllimit. Vendos shërbimin e detyruar ushtarak, e formon ushtrinë e tij. I quan trupat e tij Nizam Jadid. Me këto trupa ai vendos rendin në të gjithë Egjyptin duke shtypur disa revolta.
 
Rebelimi ndaj Sulltanit
 
Nuk mjaftohet me kaq. Ai pushton Sirinë dhe i drejtohet Stambollit për të rrëzuar dinastinë otomane e të merte kontrollin e vetë perandorisë. Vetëm ndërhyrja e ushtrisë ruse, që i vjen në ndihmë Sulltan Mahmudit II, e bëri të ndalet e të nënshkruajë paqen, e njohur si Paqja e Kütahya.
 
Modernizimi i Egjyptit
 
Përveç forcimit të ushtrisë, Mehmet Aliu iu kushtua dhe modernizimit të Egjyptit. Ndërtoi spitale e shkolla, kanale dhe rrugë. Në mënyrë të veçantë ai i dha prioritet kultivimit të Pambukut, duke parë që industria britanike e tekstileve kishte nevojë dhe e paguante mirë. Zhvilloi industrinë e prodhimit të uniformave dhe municioneve. Ndërtoi dhe një fonderi për kantieret detare të Alesandrisë, edhe pse drurët për ndërtimin e anijeve e importonte.
 
Rebelimi i dytë ndaj Sulltanit
 
Më 1839 ai rebelohet edhe një herë kundër Sulltan Mahmudit II. Në betejën e Nipizit djali i tij Ibrahim Pasha thyen keq ushtrinë e sulltanit dhe i drejtohet sërish Stambollit. Sulltan Mahmudi II vdes sa filloi beteja dhe drejtimin e mer djali i tij gjashtëmbëdhjetë vjeçar Abdyl Mejid I. Por edhe një herë ndërhyrjet e huaja, kësaj rradhe të Britanisë, bëjnë që rrjedha e historisë të ndryshojë. Trupat e Ibrahim Pashës thyhen në Beirut. Më 1841 nënshkruhet një traktat paqeje ndërmjet Sulltanit dhe Mehmet Aliut. Kjo paqe e detyroi atë të heqë dorë nga flota ushtarake detare dhe të reduktonte ushtrinë e tij në 18.000 vetë. Megjithatë ai arriti t’i siguronte familjes së tij të drejtën e trashëgimisë në Egjypt.
 
Vitet e fundit
 
Mehmet Aliu qëndroi në fuqi deri në vitin 1848, kur vendin e tij e mori i biri Ibrahim Pasha. ky i fundit vdiq nga sëmundja vetëm disa muaj më pas. Ai u kthye në pushtet përsëri deri sa nipi i tij Abaz Hilmi të merte udhëheqjen e Shtetit të Egjyptit. Mehmet Aliu vdiq në gusht të viti 1849. U varros në xhaminë e Kairos nga ai e ndërtuar.
 
Gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi Egjyptin deri në vitin 1956. 
                 Shkruajtur nga Arian Lala
 

 

Read More

Gjaku i Zotave: Misteri i Gjakut Blu e Faktori RH

Legjenda e gjakut “BLU”

Shprehja “gjaku blu” ka marrë në shekuj shumë domethënie.
Në Amerikën e Jugut, për shembull, i është dhënë fëmijëve të lindur nga kryqëzimi midis indigjenëve dhe europianëve (sangre azul). Por përdorim dhe shprehjen “të kesh gjak blu“, do të thotë të jesh fisnik, i një rangu të lartë. Është një karakteristikë që i jepej zakonisht familjeve mbretërore. Një shprehje që ka rezistuar në shekuj, e konsideruar një simbol.
Gjaku dhe pasardhësit e aristokracive . Akoma sot nuk është e qartë origjina e shprehjes “gjak blu” dhe pse aristokracitë quheshin në këtë mënyrë. Janë bërë disa hipoteza dhe më të përdorurat janë:
Mungesa e Diellit
Një hipotezë është fakti se aristokratët kalonin kohë të gjatë në kështjellat e tyre dhe nuk i ekspozoheshin rrezeve të diellit. Për rrjedhojë lëkura e tyre ishte aq e zbehtë sa u dukeshin venat, në ngjyrë blu.
Hemofilia
Kjo teori të çon në një sëmundje që quhet Hemofilia. Është një sëmundje e trashëgueshme shumë e përhapur në aristokracinë europiane në shekujt e kaluar. E ndihmuar kjo dhe nga martesat brenda të të njëjtit gjak. Hemofilia shkakton një difekt në koagulimin e gjakut, duke favorizuar hemorragjinë. Provokon njolla në trup dhe fryrje me ngjyrë blu.
Metal në Gjak
Edhe kjo është një sëmundje gjaku, quhet Argyria, që prek edhe ata që marrin sasi të mëdha nitrati argjendi. Mendohet se aristokratët sëmureshin me argyrinë sepse përdornin për të ngrënë lugë, pirunj dhe thika argjëndi.
BLU, ngjyra e Gjakut të Zotave (Perëndive)
Kjo ngjyrë blu karakterizon në shumë besime të botës, paraqitjen e gati të gjitha hyjnive. Një nga shembujt më të qartë janë ato të Egjyptit të lashtë. Në të gjitha dinastitë shohim se trupat e fytyrat e tyre janë gjithmonë blu. Në të kundërt, aristokracia, populli dhe vetë faraoni janë me ngjyrën tipike kafe, afrikane.
Në Amerikën Qendrore, studimi i disa kodeve Maya (si kodi i Dresdës, i Madridit, i Parisit, Codex Groslier…)- na lejojnë të shikojmë edhe një herë, të njëjtin fenomen.
Tekstet Tibetane dhe pikturat e famshme “thangka” e “mandala” paraqitet Budha në botë të ndryshme, duke përfshirë dhe botën hyjnore në blu.
Në Indi, “Bhagavad-Gîtâ” na ofron ilustrimet e një historie ku hyjnitë luftojnë për pushtet. Në këtë epope të madhe, perënditë paraqiten me ngjyrë blu.
Kjo paraqitje e perëndive në të gjithë botën, të bën të reflektosh shumë.
Si ka mundësi që popuj kaq të largët midis tyre si në kohë dhe në hapësirë, kanë paraqitur hyjnitë e tyre në këtë mënyrë?
Ku mund të gjejmë shpjegime?
Perëndia Egjyptiane Ptah
Konsiderohej nga egjyptianët e lashtë si krijuesi i llojit human. Ai paraqitet me lëkurën blu. Duke flirtuar me femrat humane, lindën individë me gjak të përbashkët, që quheshin gjysëm perëndi.
Noe dhe Libri i Enoh
Në librin antik të Enoh, si na shpjegon përkthyesi i ebraishtes së lashtë Mauro Biglino, i ati kur e sheh Noe-në të sapolindur thotë, është bir i Elohim (Zotit), sepse Noe kishte fenotipe albine, ishte i bardhë.
Edhe tek Bibla tregohet për këto flirtime. Elohimët “u bashkuan” me femrat e Adam (Zan 6), dhe nga këto bashkime seksuale patë origjinën Giborimët, ata me gjakun e përbashkët. Ishin të quajtur “njerëz të fuqishëm”, gjysëm perëndi. Në historinë njerëzore të gjithë themeluesit e qytetërimeve të mëdha janë cilësuar si gjysëm perëndi, nga Gilgamesh, tek Enea e deri tek dinastia Japoneze etj.
Faktori RH negativ
Lloji jonë, është i vetmi që paraqet (edhe pse në një numër të vogël) Faktorin RH negativ. Domethënë, të manifestojë mungesën e një proteine të veçantë (antigjen) mbi sipërfaqen e rruazave të kuqe. Rreth 16% e popullsisë humane ka RH negative. Në natyrë, asnjë qënie e gjallë, asnjë gjitar nuk paraqet faktorin Rhesus negativ me karakteristika të tilla.  
Disa prova sugjerojnë se Faktori RH negativ është shfaqur në planet rreth 35.000 vjet më parë. Zonat më të prekura janë Spanja veriore, Franca jugore. Një etni tjetër me koncentrim të lartë të Faktorit RH negativ është dhe ajo e ebrejve të lindjes.
Mund të jetë ky elementi kyç për të identifikuar gjakun e perëndive (Elohimëve)?
Përkthyer nga Italishtja

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018777
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 23.22.35.162

Pin It on Pinterest

Shares
Share This