Advertisement

SHBA. Gati Votimet me Celular!

West Virxhinia në 2020 voton me sistemin Blockchain

Shteti i Virxhinias, është shteti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përdori për të votuar sistemin Blockchain, në zgjedhjet e mes mandatit.Duke parë mbarëvajtjen, ka vendosur të përdorë përsëri të njëjtën teknologji, edhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. 
Ndërsa në zgjedhjet e mëparshme është përdorur vetëm për të mundësuar votimin e elektoratit ushtarak jashtë kufijve, në zgjedhjet e 2020  shikohet mundësia e shtrirjes në të gjithë shtetin, duke garantuar procesin për të gjithë qytetarët.
E gjitha kjo, nëpërmjet celularëve si Android ashtu dhe Apple, ka deklaruar Donald Kersey, drejtori i zgjedhjeve të Zyrës së Segretarit të Shtetit të West Virxhinias.“Nuk po themi që votimi nëpërmjet celularit është solucioni më i mirë i problemeve, nuk po themi që teknologjia blockchain është solucioni më i mirë për të arkivuar të dhënat në sigurinë më të madhe“, vazhdon Kersey, “Ajo që duam të themi, është se kjo mënyrë të votuari është më  mirë se ajo që kemi“.
West Virxhinia do të përdori edhe një herë Voatz, “startup”-in që është i specializuar në zhvillimin e sistemeve blockchain, që ka mbajtur kontratën me këtë shtet edhe për zgjedhjet e 2020.
 
 

Read More

Zgjohen me Lëkurë të Zezë Mjekët Kinezë të prekur nga Koronavirusi

Historia e çuditshme e dy Mjekëve Kinezë

Televizioni i Shtetit Kinez ka treguar për një histori të çuditshme që i ka ndodhur dy Mjekëve që janë të prekur nga Virusi Covid-19. Këta mjekë emrat e të cilëve janë Yi Fan e Hu Weifeng, të moshës 42 vjeç. Punojnë të dy në Wuhan Center Hospital, e janë prekur nga coronavirusi në mënyrë të rëndë.
Ata, si pasojë e gjëndjes së rëndë, kanë kaluar më shumë se një muaj në terapi intensive. Kur janë zgjuar nga rianimacioni kanë parë që lëkura e tyre ka marë një ngjyrim tjetër, shumë të errët. Ky ndryshim i ngjyrës së lëkurës është një rrjedhojë e përdorimit të një ilaçi, me të cilin është bërë trajtimi i pacientëve dhe i mosfunksionimit të mirë të mëlçisë së tyre. Sipas mjekëve që i kanë nën kontroll, ngjyra do të rikthehet në normalitet gradualisht sapo mëlçia të rimarrë  funksionet e saj.
Ky efekt i çuditshëm i ilaçeve  të përdorura kundër Sars-Covid-2 i treguar në një reportazh i tv Cctv, është marrë dhe nga Daily Mail.
Mjekët Yi dhe Hu punonin në spitalin e Wuhan kur shpërtheu kjo pandemi. Më 18 Janar kanë rezultuar pozitivë dhe gjendja e tyre është përkeqësuar shumë shpejt. Doktor Yi ka qenë i takuar tek aparatet për 39 ditë, por tani nuk është më në repartin e terapisë intensive, por në një repart tjetër.
Gjendja e doktorit Hu ka qenë edhe më e rëndë. Ai  ka qëndruar i takuar tek aparatet për 45 ditë. Është në gjendje të flasë, por është akoma në terapi intensive.

Read More

T-SHIRT QË KARIKON CELULARIN FALË DOMATES

TË REJAT NGA SISTEMET TERMOELEKTRIKE

Një grup studiuesish të Universitetit të Malagës dhe të Instituteve të Teknologjisë (ITT) të Gjenovës dhe Milanos, kanë pranuar një sfidë të veçantë dhe ambicioz: prodhimin e sistemeve termoelektrike në gjendje të prodhojnë energji green me kosto të ulët. Dhe ja kanë dalë mbanë.Në një artikull të publikuar në Advanced Functional Materials paraqesin në fakt një T-shirt Hi-tech në gjendje të prodhojë energji elektrike duke shfrytëzuar diferencën e temperaturës midis trupit dhe ambjentit. E gjitha (ose pothuajse e gjitha) me bazë pambuku dhe lëkura domatesh.
Kliko këtu për të parë shumë lloje karikuesish diellor
Sistemet termoelektrike
Telur, plumb dhe germanium. Janë këta emrat e elementëve kimike kryesore që përdoren për të prodhuar paisje termoelektrike në gjendje të kthejnë energjinë termike në energji elektrike dhe anasjelltas. Kjo është mënyra ku bazohen për shembull, sistemet aktuale të hekurit që hekuros dhe e boilerit që bëjmë dush.Përdorimi i këtyre materialeve bëhet për shkak se kanë një seri vantazhesh që lejojnë të arrijmë një performancë optimale të paisjeve termoelektrike. Në të njëtjtën kohë kanë disavantazhin sepse kanë një impakt ambiental shumë të madh dhe kosto prodhimi të mëdha.Për këtë është e nevojshme të kërkohen materiale që lejojnë krijimin e paisjeve termoelektrike më ekologjike dhe ekonomike, pa humbje në performancë në krahasim me ato që janë sot në qarkullim. Dhe është pikërisht ky drejtimi ku po punon bashkëpunimi italo-spanjoll, që ka shumë premisa të jetë një shpikje e dobishme jo vetëm për ambientin, por edhe për portofolin.
Sfida e re që nis nga pambuku
“Ky studim bën pjesë e një seri kërkimesh që kanë si bazë idenë të zhvillojnë solucione të reja për paisje që janë në gjendje të kthejnë diferencën e temperaturës në energji, me materiale që kanë një impakt ambiental të vogël dhe që kanë kosto të vogël”, thotë Mario Caironi i ITT-së të Milanos, kordinator i studimit. “Bashkëpunimi ndërmjet studiuesve italianë dhe atyre spanjollë ka bërë të mundur të zhvillohet prototipi i parë  T-shirt që është në gjendje të prodhojë energji. Formula e prodhimit është e thjeshtë. Ajo ka për bazë një T-shirt pambuku , material i zgjedhur sepse është natyral, i lehtë, i disponueshëm në sasi të mëdha dhe ajo që është më e rëndësishme është biodegradues.
Hapi i parë përgatitja e një solucioni me ujë, etanol, lëkura domateje dhe nanoqeliza karboni.
Pasi ngrohet mirë ky solucion, t-shirt zhytet në të derisa të depërtojë në çdo fibër. “T-shirt mer vetitë termoelektrike dhe është në gjendje të kthejë në energji diferencën e temperaturës ndërmjet trupit tonë dhe mjedisit përreth. Flasim për një energji totalisht green“, shpiegon Caironi.
E ardhmja hi-tech e kësaj shpikje
Puna e studiuesve nuk ndalon këtu. T-shirt mund të bëhet, për shembull, paisje reflektuese që mund të përdoret natën, ose paisje në gjendje të prodhojnë energji të mjaftueshme për të karikuar celularin tonë nga T-shirt pa pasur nevojë për karikues baterie. Por jo vetëm kaq. Mendohet se kjo shpikje të aplikohet në sektorin e biomjekësisë falë mundësisë së monitorimit të sinjalit të atij që e vesh ose në sektorin e robotikës për të përmirësuar karakteristikat dhe kapacitetin e robotëve. “Në laboratorët tanë kemi krijuar edhe një antenë wi-fi duke u nisur nga lëkura e domates dhe grafeni. tani jemi duke studiuar mundësinë e përfshirjes së kësaj tek T-shirt-i. Kështu mund të bëhemi të gjithë si superheroi Iron Man që vesh një komplet të mbushur plot me paisje teknologjike, që e lejojnë madje të fluturojë”, përfundon duke bërë shaka Suzana Guzman e Universitetit të Malagës.
Përkthyer nga italishtja

Read More

MISH VEGJETAL I STAMPUAR NË 3D APO I KULTIVUAR?

Mishi ARTIFICIAL. Ndryshon vallë nga ai ORIGJINAL?

A do të ndërronit zakonet e juaja? A jeni të gatshëm të provoni mishin e stampuar në 3D apo të kultivuar në laborator?
Të themi të drejtën, si i thonë fjalës “të rrimë shtrembër e të flasim drejt“, shumica e njerëzve që han mish nuk është akoma e gatshme të ndërrojë biftekun tradicional me një të prodhuar në laborator. por në të ardhmen edhe ata më fanatikët do të dorëzohen: mishi artificial tashmë është gjithnjë e më shumë i ngjashëm me origjinalin.
Si funksionon kjo teknologji?
Hamburgeri i parë artificial është realizuar në 2013 nga shkencëtari hollandez Mark Post. U prodhua duke u nisur nga qelizat staminale të viçit. Nuk ishte një vakt që kushtoi pak. Për të prodhuar 160 gramë mish në provëz, u shpenzuan rreth 250.000 euro. Por sfida për të prodhuar mishin artificial kishte filluar .
E gjitha kjo bëhet për t’i bërë ballë rritjes së kërkesës botërore për mish. Në një studim të FOA-s është llogaritur se konsumimi i mishit do të pësojë një rritje prej 73% brenda 2050. Ajo që preokupon më shumë është impakti ambiental.
Shfrytëzimi i tokave për të prodhuar foragjere për kafshët, por edhe për kullotjen e tyre është në maksimum. Për rrjedhojë kemi çlirimin në atmosferë të të ashtëquajturve “gaz serra“. Duke llogaritur këtu natyrisht edhe vuajtjet e kafshëve në stallat e shfytëzimit intensiv. Pra, mishi artificial përbën një alternativë të mundshme.
Por ka një aspekt të mishit prej të cilit asnjë nuk do të hiqte dorë, dhe është përbërja. Nuk mund të gabohet dhe rrjedh nga mënyra se si qelizat e muskujve rriten dhe organizohen në fibra të gjata dhe të holla. Është kjo një nga sfidat më të mëdha për atë që dëshiron të realizojë mish sintetik duke u nisur nga qelizat staminale. Pikësëpari, vetëm qelizat nuk mjaftojnë. Duhet dhe një strukturë. Duket se zgjidhjen e ka gjetur një “startup” që ka ndjekur një rrugë tjetër.
Të prodhojë mish duke e stampuar atë në 3D.
Të shikpojmë se si funksionon kjo teknologji. Kjo “startup” me seli në Barcelonë, e drejtuar nga Giuseppe Scionti, ka zhvilluar një mish me bazë vegjetale të stampuar në 3D që imiton paraqitjen, shijen e ke ndjenjën e biftekut të vërtetë.
Giuseppe Scionti është një studiues i Inxhenierisë së Indeve dhe sipërmarrës në sektorin e FoodTech. Ka qenë në jurinë për çmimin Innovators Under 35, organizuar nga MIT i Bostonit. Në 2018 është njohur si shpikësi i mishit vegjetal të stampuar në 3D. Me “startup“-in e tij Novamet ka zhvilluar linjën e prodhimit të quajtur Steak 2.0. Një alternativë e mishit, e stampuar në 3D.

E përbërë nga lëng panxhari, bizele dhe alga. Sipas tij ka paraqitjen dhe shijen e një bifteku viçi.
Printeri i Novamet mund të personalizohet nga kompanitë për të krijuar tipet e indeve të nevojshme për qëllimet e tyre. Disa kompani kanë porositur aparatet e para, të nevojshme për të filluar printimin e mishit. Teknologjia e përdorur është ndryshe nga ajo tradicionale, që shpesh është në gjendje të realizojë mish vegjetal në formë hamburgeri, duke imituar aspektin e mishit të grirë.
Metoda e Novamet ndryshon pikërisht sepse arrin të prodhojë bifteqet dhe prerjen e mishit në një strukturë tredimensionale pa patur nevojën e një periudhe inkubacioni, që mund të dojë një kohë të gjatë e kosto më të mëdha. Pas testeve të bëra, studiuesit konfirmojnë se mishi i tyre artificial është njësoj si ai tradicional.
Asnjë diferencë atëherë?
Nuk është pikërisht kështu. Mishi natyral përmban më shumë fibra muskulare, sepse qelizat që e përbëjnë janë më të afta në organizimin e tyre.
Megjithatë i printuar në 3D apo i kultivuar në laborator, nuk është e largët dita, kur në dyqan apo restorant do të gjejmë si mish natyral ashtu dhe mish artificial.
 ZGJEDHJA, na përket ne.

Read More

PËRSE ZËRI I REGJISTRUAR NA DUKET NDRYSHE (E S’NA PËLQEN)?

ZËRI QË FOLIM NDRYSHON NGA AI QË DËGJOJMË

Të gjithë kemi dëgjuar regjistrimin e zërit tonë të paktën një herë në jetë, përshembull kur çojmë një mesazh zanor në WhatsApp. Dhe përshtypja gati gjithmonë, nuk është e pëlqyeshme. Tingulli është ndryshe, sikur nuk na përket, dhe në më të shumtën e rasteve nuk na pëlqen: shumë i thellë, shumë i hollë, shumë fëminor ose sikur folim me hundë etj.. etj..
Përse ndodh e gjitha kjo?
Dëgjojmë zërin tonë në mënyrë të ndryshme nga sa e perceptojnë të tjerët sepse zëri që dëgjojnë të tjerët përshkon vetëm ajrin, para se të arrijë në veshin e dëgjuesit. Tingujt që prodhojmë ne, në të kundërt, përveç se përshkojnë ajrin, kumbojnë në trupin tonë, domethënë transmetohen edhe nëpërmjet kockave  dhe mishit, nga laringu deri te organi shqisor i veshit, që quhet koklea, ose si njihet në shprehjen popullore “kërmilli i veshit“.
Si mund të shpjegohet kjo? Në thelb janë dy arsye.
Ana FIZIKE. Valët zanore ndërrojnë frekuencë kur përshkojnë ajrin ose një trup të ngurtë, dhe kështu zëri na tingëllon ndryshe. Përveç kësaj një regjistrator e ndryshon zërin edhe pse në një mënyrë minimale. Gjatë regjistrimit në fakt, zëri “përkthehet” nga valë zanore mekaniko-elektrike (domethënë vibrazione) në valë elektromagnetike (domethënë sinjale elektrike), ndërsa për dëgjimin ndodh procesi i kundërt. Kështu që zëri i cili del nga këto “pasazhe” nuk është kurrë identik me origjinalin.
Ana PSIKOLOGJIKE. Përveç se na tingullon ndryshe, me shumë mundësi që zëri i regjistruar nuk na pëlqen. Kjo ndodh sepse të vënë para këtij “ballafaqimi“, e ndjejmë zërin tonë si të huaj, jo familjar. Është njësoj sikur shohim fotografitë tona dhe për një çast i vështrojmë nga jashtë. Jemi mësuar ta shohim trupin në pasqyrë , nga një distancë e afërt, me difektet dhe asimetrinë e tij. Në të njëjtën mënyrë, të dëgjuarit e zërit nga një regjistrator, kaq ndryshëm nga sa jemi mësuar ta perceptojmë, na duket i huaj e sikur na vë në siklet.
Nuk është një ndjenjë që e kemi vetëm ne. Edhe shumë këngëtarë e vuajnë këtë ndjenjë. Këngëtari italian i grupit Negramaro në një intervistë ka deklaruar se në fillim të karrierës së tij:
“nuk e njihja zërin tim kur e dëgjoja, gati e urreja. Me kalimin e kohës jam mësuar“.

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018777
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 154.54.249.196

Pin It on Pinterest

Shares
Share This