Tempulli Kailasa

Tempulli i Kailasës është një strukturë gjigande. Ai gjendet në Indinë perëndimore, në rajonin e Maharashtrës. Ështrë tempulli indu më i vjetër dhe një nga më të mëdhenjtë. Bën pjesë në kompleksin e njohur si “shpellat e Elorës“.

Çfarë ka të veçantë ky tempull?

Tempulli i Kailasës nuk është ndërtuar duke vënë blloqet e gurëve mbi njëri tjetrin, ashtu si në të gjithë objektet e botës antike. Për ta realizuar, është gdhendur i gjithë mali.
Një mal i gdhendur nga maja deri në bazë.

Një ndërmarrje e mundshme për qënien njerëzore?

Le ti hedhim një sy. Ky pilastër është më shumë se 30 metra. Për të krijuar një pilastër kaq të madh, do të duheshin disa vite punë. Por ky pilastër është gdhendur duke gërmuar copat e malit përreth. Mund vetëm të imagjinojmë sasinë e shkëmbit që është gërmuar për ta bërë.

Realizimi i këtij tempulli është një pikëpyetje për arkeologët. Sipas tyre, për të përfunduar tempullin, duhej të lëvizeshin 400.000 ton shkëmb. Dotë duheshin jo vite, por shekuj pune të pandërprerë. Nuk ekzistojnë dëshmi për këtë ndërmarrje të tillë gjigande.

Por nuk mbaron këtu.
Historianët thonë që është ndërtuar në vetëm 18 vjet.

Të bëjmë dy llogari e të shohim se historianët kanë të drejtë.
Le ta zëmë se kanë punuar çdo ditë për 18 vjet e për 12 orë në ditë pa ndërprerje. Injorojmë ditët me shi, festat e periudhat me luftë. Të bëjmë gjoja se personat punonin pa pushim si robot.
Do të lëmë mënjanë dhe kohën për të bërë projektin e për të bërë shenjat në terren.
Koncentrohemi vetëm tek lëvizja e shkëmbinjve. Për të lëvizur në 18 vjet 400.000 ton shkëmbinj, duhej të spostonin 22.222 ton në vit. Domethënë 60 ton në ditë, ose 5 ton në orë.

Edhe sot, megjithë makineritë e avancuara që disponojmë, është e vështirë të lëvizim % ton shkëmbinj në orë. Jo më ata në atë kohë, që kishin vetëm mjete primitive.
Por, nëse është e pamundur…kanë qënë me të vërtetë “vetëm njerëzit”
që kanë ndërtuar tempullin e Kailasës?

Është e mundur që struktura, me të cilat është e mbushur plot bota, janë realizuar me ndihmën e teknologjive aliene?
Kailasa është i vetmi tempull në zonën e Shpellave të Elorës që shihet nga qielli. Nga 37 tempujt, të gjithë afër njëri tjetrit, Kailasa është i vetmi që shihet duke fluturuar mbi zonën.

Është vetëm një rastësi?

Apo tempulli i Kailasës është projektuar pikërisht për t’u parë nga lart, si dhe piramidat apo linjat e Nazka në Peru?

Shumë pyetje, e një mbi të gjitha:
a do të rishkruhet historia?