Advertisement

ZIGGURAT e Sumerëve. Aeroporte drejt misterit?

Kush e zhvilloi qytetërimin Sumer?

Për ministrin iraken Finjan nga aty bëheshin nisje për udhëtime hapësinore. Janë të shumtë ata që mbështesin idenë se alienët kanë mësuar qytetërimet e lashta.
Nga lind ky pohim?
Ministri i Transportit iraken, Kazen Finjan, ka deklaruar gjatë një konference të vitit 2016 që Sumerët e lashtë, të cilët kanë jetuar në vendin e tij më shumë se 5000 vite më parë, kanë ndërtuar aeroporte nga të cilët bëhej nisja për në hapësirë. Shumë vetë e kanë parë si një mënyrë për të bërë publicitet.Por, për lexuesit e zellshëm të librave të ish-korrespondentit të Ekonomist, Graham Hankock, deklarata e Finjan, është vetëm konfirmim i asaj që dihej tashmë: në historinë e qënies njerëzore, jo gjithçka ka shkuar ashtu si na kanë treguar në shkollë.
Pasioni për misterin
Me disa dhjetëra libra mbi misteret e të shkuarës, Hankock, ka frymëzuar disa gjeneracione të arkeologëve të jashtë-tokësores. Ashtu si ai, ata mendojnë që Toka është vizituar mijëra vjet më parë nga një qytetërim i avancuar teknologjikisht, që i ka mësuar ndër të tjera  bujqësinë, astronominë dhe teknikën për të punuar gurin.
Çfarë ishin “Ziggurat”?
Ministri Finjan duhet të ketë lexuar librat e tij, nëse tani është i bindur që “Ziggurat” sumere ishin vende ku njerëzit takonin Annunakët, të sapo zbritur nga qielli. A nuk do të mjaftonte të shihnim gdhendjet e asaj epoke për t’u bindur? Sistemi diellor i paraqitur a nuk ka një planet më shumë?Kemi të bëjmë me Plutonin, që ne e kemi zbuluar vetëm në 1930 dhe e kemi “prekur“ me një sondë në 2015, apo me Nibirun, shtëpinë e zotave (perëndive)?
Jo vetëm Sumerët
Po piramida e Keopit në pllajën e Gizës? duke mos ja vërë veshin epitetit “piramidiotët” që Zahi Hawass u kishte vënë atyre, ndjekësit e Hankock mbështesin idenë se egjyptianët e 2500 p. K., nuk kishin në dispozicion teknologjinë e mjaftueshme për ta ngritur. Pra, duhet ta ketë ndërtuar dikush tjetër, që kishte njohuri të thella të arkitekturës. Dinte të priste në mënyrë perfekte blloqet e granitit dhe ti transportonte ato deri në dhjetëra metra nga toka. Për të qenë të saktë, Zotat.
Vetëm në Egjypt ka piramida?
Me piramida është e mbushur plot bota (ka edhe në Kinë). Piramidat Maya e Azteke nuk janë më pak të rëndësishme e misterioze se ato egjyptiane. Nëse Sumerët fluturonin deri tek Plutoni, mund të shkonin edhe në Amerikën Qendrore. Të udhëhequr nga vizatimet gjeometrike të Nazkas që mund të shihen vetëm nga lart.E duhet të jetë një Zot, o ndokush shumë i madh e shumë i fortë, për të ndërtuar muret e Kuzko, duke spostuar për kilometra blloqe të rënda e duke i prerë në mënyrë që të përputhen milimetrikisht. Edhe me gurët e Stonhenge, në Angli, perënditë (zotat) duhet të kenë dhënë një dorë. Për t’u bindur që antikët fluturonin, na mjafton të shohim Njeriun e Palenque, natyrisht një astronaut në kabinën e pilotimit.
Paraleli i 30
Duke parë një planimetri të hemisferës Boreale/Veriore tokësore, zbulojmë se qytetërimet më të rëndësishme të quajtura “të lumenjve të mëdhenj” lindën përgjatë paralelit të 30. Qytetërimi sumer, ai egjyptian, i luginës së Indo, ai i Luginës së Lumit të Verdhë. Pra, ato që kanë lënë më shumë shenjë në historinë botërore. Sikur dikush nga lart, kishte projektuar themelimin e qyteteve si Eridu, Men-Nefer (Menfi), On (Heliopoli), Mohenjo Daro, Harappa, Sanxingdui, Chang’an, Jinsha etj.
Historianët dhe arkeologët ka kohë që studiojnë misteret e pazgjidhura të lashtësisë, e do të arrijnë të shpjegojnë gjithçka. Në pritje është e natyrshmeqë të përhapen teori nga më të ndryshme e të çuditshme, me ndihmën e shkrimtarëve herë seriozë, herë vizionarë, të gjithë shumë të kërkuar edhe nga Hollywood. Por, nëse Sumerët fluturonin vërtetë, nuk na ngelet vetëm të shpresojmë që të kthehen shpejt. Ndoshta ata do t’ia dalin të ndreqin atë që ka ngelur sot nga Mesopotamia e lashtë.
Marrë nga një artikull i La Stampa

Read More

Pesticidet në tavolinë

Insekticidet dhe erbicidet  tek qesja e pazarit.

     Ushqimet dhe pijet, që janë të pranishme në tavolinat tona, nga mëngjesi deri në darkë mund të jenë të kontaminuara nga mbetje të pesticideve. Në mënyrë të veçantë nga erbicidi më i njohur në botë: Glifosati.
Dita fillon nën shoqërinë e glifosatit.
     Nga qumështi, vezët deri tek drithërat si Kellogs (të testuara nga “il Salvagente” në maj të vitit 2016). Ky i fundit është me bazë misri, mbi të cilin, vetëm në USA, çdo vit hidhen 30 milion kg erbicid.
    Me anë të kafes asimilojmë Terbufos, një insekticid i tejpërdorur në plantacionet braziliane. Agjensia e pavarur “DanWatch” ka dimonstruar se ai është shkak edhe për sëmundjet tek punëtorët e plantacioneve që intoksikoheshin gjetë spërkatjes.    Gjatë ditës, vazhdojmë të marrim doza glifosati nga ushqime të ndryshme, nga perimet tek mjalti apo frutat.
    Kontaminimi vazhdon tek “crackers” Ritz, tek patatinat Lays (testuar nga Food Democracy Now!-The Detox Project i nëntorit 2016) apo deri tek akulloret e konfeksionuara.
    Për prodhimin e produkteve të higjenës intime, përdoret si material kryesor pambuku, që në teori është një fibër krejt natyrale. Në të vërtetë, në kultivimet e tij përdoren sasi të mëdha pesticidesh, në mënyrë të veçantë glisofati. Në kohët e fundit, në testimet e bëra nga Universiteti kombëtar i Argjentinës La Piata, ka qenë i pranishëm në totalitetin e garzave sterile të ekzaminuara, e tek panolinët e fëmijëve.
Kutia e ilaçeve
    Glifosatin e gjejmë edhe tek ilaçet, në formën e antibiotikut. Në kombinim me acidin oksalik – në brevetimin numër US7771736B2 të 10 gushtit 2010 – mbasi arrin të ndalojë rritjen e parazitëve  dhe kurimin e infeksioneve patogjene, ku mund të përmendim malarien. Por nuk është përdorur kurrë për këtë qëllim.    Antibiotikët sot, më shumë se ke njerëzit, përdoren tek kafshët e mbarështrimeve industriale. Për të ndaluar sëmundjet dhe për të përshpejtuar zhvillimin e masës trupore u jepen sasi të konsiderueshme antibiotiku. Por në këtë mënyrë gjejnë zhvillim mikrobe që u rezistojnë vetë këtyre antibiotikëve e kështu kontaminohet ajri, toka dhe ushqimet.
    Derri industrial, për shembull, është bërë një burim i mikrobeve të dëmshme farmako-rezistues që ngelin në mishin e therë. Edhe në eskrementet e përdorura për të plehëruar tokën ka mbetje antibiotikësh, të cilët futen në zinxhirin e prodhimit të ushqimeve. Mbi xhelatinën e lëkurës së derrit kultivohen edhe vaksinat e ndryshme, e glisofati ka mbërritur dhe aty. Në një testim, të bërë nga grupi Moms Across America në fillimet e 2016 në vaksinat për fëmijët, janë gjetur mbetje të erbicidit.
    Duhet të themi të gjitha gjërat që përmendëm më lart kanë mbetje të pesticideve brenda normave të lejuara nga ligji. Për të kaluar dozën ditore, të vendosur nga autoritetet, duhet të marrim një sasi të madhe të shprehur në mg/kg të peshës trupore. Për shembull, nëse doza ditore është 0,2 mg dhe konsumatori 70 kg, teorikisht mund të marrim 14mg substancë në ditë për të gjithë jetën pa pësuar dëme shëndetsore. Por është e rëndësishme të nënvijëzojmë se niveli toksik matet tek një molekulë e vetme dhe nuk vlerësohen në bashkësi me elementet e tjerë të të njëjtit prodhim dhe vazhdimësinë e ekspozimit të përditshëm të qindra substancave të ndryshme tek ushqimet, që sjell shumëzimin e efekteve të dëmshme.
    Përgjatë mijërave vjet, zhvillohet një betejë e dëshpëruar kundër insekteve. Nga lashtësia duke praktikuar magjinë e deri tek hedhja e tyre në gjyq. Në vitin 1545, banorët e fshatit Saint-Julien, në Francë, denoncuan tek Gjyqtari episkopal një koloni buburrecësh me akuzën e shkatërrimit të hardhive. Insektet, të konsideruar persona juridikë, u mbrojtën nga një avokat, që e fitoi gjyqin duke paraqitur tezën se, ishin krijesa të Zotit dhe kishin të njëtën të drejtë ashtu si dhe njerëzit për tu ushqyer.
 
 

Read More

Qeni Robot, Postieri i ardhshëm!

Po sikur pakot të na i dorëzojënjë postier Qenrobot?

Jemi mësuar të shohim kamionë, furgona e korrierë të ngarkuar me pako nga më të ndryshmet, që bëjnë dorëzime nga të katër anët. Më së fundmi janë shtuar të ashtëquajturit “riders“, djem me biçikleta që bëjnë dorëzime të vogla e të shpejta.
Problemi i dorëzimeve të pakove dhe në mënyrë të veçantë të metrave të fundit, është shumë aktuale dhe pret urgjentisht një zgjidhje. Nga njëra anë është nevoja e dorëzimeve gjithnjë e më të shpejta, nga an tjetër janë njerëzit në kërkim të një punësimi.Nuk duhet të harrojmë këtu prodhuesit, një mori aktorësh që duan të ulin çmimin e dorëzimeve dhe të magazinimit. Për rrjedhojë çmimet bien gjithnjë e më shumë e kemi konsumatorët që kursejnë më shumë.
Si mund të arrihet të kemi kursim kohe dhe përpikmëri në dorëzimin e pakove?
Këtu një ndihmë të madhe po e jep teknologjia.Kompania gjermane AG, bashkë me ANYbotics, po punon për të ardhmen. Ka konceptuar  furgonë autonomë, Robot-taksi, që mund të transportojnë disa qenrobot që janë në gjendje të çojnë pakot drejt e te dera e shtëpisë. Këto taksi autonome quhen “pods“.
Qentë robot, mund të kalojnë rrugën , të ngjisin shkallët, të marrin ashensorin, etj.. E gjithë kjo në mënyrë autonome. Do të lëvizin falë telekamerave specifike, e ndërkohë që lëvizin bëjnë hartën e zonës me anë të   lazerit me impulse.
Por nuk mbaron me kaq!
Në Arizona janë tashmë në shërbim disa pods autonomë, që aktualisht dorëzojnë fruta dhe perime. Diferenca e vetme është se konsumatorët duhet të zbresin në rrugë për të marrë mallin.
Pikërisht për këtë do të shërbejnë “robo-dog“-ët. Robotët me përmasat e një qeni, janë në gjendje të dorëzojnë pakot tek dera e shtëpisë. Kjo për shkak se duket qartë që blerjet online janë gjithmonë e në rritje. Kompanitë e dinë se për të tërhequr klientë, duhet të garantojnë dorëzime të shpejta dhe preçize.

Një mënyrë interesante aplikimi të këtyre “robo-dog“, e kanë bërë në Singapor. Për të vigjiluar në mbajtjen e distancës në epideminë nga Coronavirusi, kanë përdorur qentërobot. Të pajisur me telekamera ata kontrollojnë lulishtet në mënyrë autonome, që njerëzit të mbajnë distancën e duhur.

Read More

Rrezikshmëria e Fluorurit të Natriumit

Çfarë rrezikojmë kur lajmë dhëmbët?

Fluori bën pjesë në shumicën e pastave të dhëmbëve. Përdorimi ditor i kësaj substance ka shkaktuar shumë polemika.Pasta e dhëmbëve me fluor duket se shkakton dëme në shëndet. Nëse gëlltitet një sasi e konsiderueshme, duhet të kontaktohet menjëherë mjë qendër antihelmimi.
Në USA, tek tubetet është e detyrueshme shkrimi, në rast gëlltitje të një sasie të madhe paste dhëmbësh, pra fluori, të kontaktohet menjëherë mjeku.
Efikasiteti i fluorit është vënë në dyshim nga shumë studiues të kimisë. Të bazuar në një numër të madh studimesh ku paraqitet qartë niveli i helmimit nga kripërat e fluorurit. Ato janë në gjendje, me mbidozë minimale, të shkaktojnë fluorosis dentare e të dëmtojnë sistemin nervor.Fluoruri i Natriumit është një element i zakonshëm tek helmet për minjtë, tek ilaçet psikiatrike (Prozac) e hipnotike deri tek gazi nervin (Sarin).
Rreziqet e FluoritRrezik për gjëndrat e tiroideve.
Fluori mund të ulë funksionet e tiroides në njerëzit me nivel të ulët të jodios. Kjo ulje mund të sjellë një çrregullim të vëmendjes apo të përqëndrimit, depresion dhe rritje të peshës trupore. Një studim amerikan ka nxjerrë në pah se si fluori mund të alterojë gjendrat e tiroideve që rregullojnë hormonet e rritjes dhe metabolizmit. Një sërë studimesh në Kinë nënvijëzojnë se, ekspozimi i vazhdueshëm me fluor ul kuocientin intelektiv. 
Rrezik për kockat
Fluori ul rezistencën e kockave, duke i bërë kështu lehtësisht të thyeshme. Ai akumulohet tek kockat e i bën të brishta sepse dëmton enzimat, kështu janë të paafta të prodhojnë kolagjenin e nevojshëm për ti mbajtur të forta. 
Rrezik kanceri të kockave
Studime mbi kafshët dhe njeriun, përfshirë këtu dhe studimet e fundit nga Universiteti i Harvard, kanë paraqitur qartë lidhjen midis fluorit dhe osteosarcomave (kanceri i kockave) tek njerëzit nën 20 vjeç. Për këtë na vjen në ndihmë një relacion i detajuar i National Toxicology Program që ka ndjekur adoleshentët e studimit në fjalë. Duhet të themi se më shumë se gjysma e tyre kanë humbur jetën disa vite pas diagnozës.
Rrezik për veshkat
Pacientët që vuajnë nga patologji që prekin veshkat kanë paraqitur një ndjeshmëri ndaj aftësisë helmuese të fluorit. Këto subjekte nuk janë të aftë të eleminojnë nga trupi fluorin e marrë. Si rezultat kemi një  akumulim të madh tek kockat. Lindin kështu shqetësime të njohura si osteodistrofia renale.
Qysh në vitin 1944, Journal of American Dental Association shkruante që fluoracioni shkakton osteoporozi dhe sëmundje të shtyllës kurrizore.Ndërsa më 1978 një studim i Universitetit të Yale zbuloi që mjaftonte 1ppm fluoruri për të pakësuar rezistencën e elasticitetit të kockave.
Më 1987 NCI amerikane (Instituti i Tumoreve) nxirrte në pah lidhjen midis kancerit (osteocarcinoma) dhe fluorit në ujin e pijshëm.Doktor Durrant-Peatfield thotë se fluori është një helm që shkatërron enzimat. Përqëndrimi i tij në tiroide shkakton çrregullime hormonale. Është i lidhur me sëmundjet autoimune përveç osteoporozës, deri tek rritja e kancerit të tiroideve.
Këshillat janë të evitohet sa më shumë përdorimi i fluorit. Shikoni tek etiketa e ujit të pijshëm dhe kërkoni pastë dhëmbësh pa fluor. Ai gjendet edhe tek:

çamçakëzët
pijet e gazuara
çaj në shishe apo kanaçe
gatorade
kroketa peshku (të ndarë mekanikisht)
kroketa pule (të ndarë mekanikisht)
ushqime të gatuara në enë të veshura me teflon (fluori përdoret në prodhimin e plastikave si teflon, dhe në lëngje ftohëse si freon)
disa tipe anestetikësh (Enflurane, Isoflurane e Sevoflurane)

Nuk ekziston një dozazh i sigurt i fluorit. Studime shkencore paraqesin se si fluori mund të jetë helmues edhe për fetusin, edhe pse përdoret një dozazh që konsiderohet i sigurt për nënën.
Ka edhe shumë studiues që u kundërvihen kritikave, duke dëshmuar se pasta e dhëmbëve i mirëmban dhëmbët. Por ata nuk shohin (nuk duan të shohin) edhe efektet e tjera që shkakton fluori. Të shumtën e rasteve këta studiues financohen nga kompanitë e ndryshme të interesit.
 
 

Read More

TIRANA: Dalin Dokumentet e Hershme.

Fakte të reja për historinë e Tiranës

Themelimi i Tiranës i atribuohet Sulejman Bargjinit më 1614. Ai rindërtoi pjesë të qytetit duke i dhënë një ngjyrim oriental.
Por deri atëherë çfarë ishte Tirana?
Dëshmitë janë të pakta. Për herë të parë emri përmendet në një dokument të Venedikut më 1418 e në shekullin e 15 nga Marin Barleti.
A janë vallë dëshmitë e vetme?Duket se jo.
Shikoni se në çfarë jam ndeshur në internet. Ajo që shikoni në  kopertinën e këtij artikulli është një foto e një faqe libri të vitit 1597, pikërisht tek faqja 294. Ky libër titullohet : Compendio historico delle guerre ultimamente succese fra Christiani&Turchi, & Turchi &Persiani, (Përmbledhje historike e luftërave të zhvilluara së fundmi midis të Krishterëve&Turqve, &  Turqve&Persianëve). Është i shkruar nga Cesare Campana.​
Kliko këtu për të parë disa souvenir të kryeqytetit tonë
Nuk dihet nëse autori është bazuar tek vepra e Marin Barletit apo në burime të tjera. Libri është i dixhitalizuar nga Google dhe çdokush mund ta shkarkojë nëse është kurioz.Libri gjendet te ky link.
Në faqen 272 të këtij libri tregohet për epopenë e Skënderbeut dhe për rrethimin e Shkodrës.Siç thamë më parë në faqen 294, përmendet emri “Tiranna“. Është i shkruar me dy “n“, dhe shoqërohet nga krahasimi “minore“, “e vogël“.Ngjarja është kjo: Skënderbeu thyen në betejë Ballaban Pashën. Ndërkohë, motra e tij Mamica, e lajmëron se një ushtri turke nën drejtimin e një ushtaraku që nuk i tregohen gradët, me emrin Jakup, kishte hyrë në Shqipëri duke shkatërruar, dhe ishte vendosur në “Tiranën e vogël“.
Pse, kishte dhe një Tiranë të madhe?
Edhe në faqen 296 përmendet përsëri por në një kontest tjetër.
 

 
 
         Rrethimi i dytë i Krujës. Sulltani pasi e pa që nuk e merrte dot Krujën, kthehet dhe e lë ushtrinë nën komandën e Ballaban Pashës.
         Ky i fundit vritet nga një shigjetë. Të ngelur pa komandant, ushtria turke merr arratinë, e grumbullohet “nella campagna detta Tiranna“, “në fushën të quajtur Tiranë“, siç shihet në foton ngjitur. Më pas tregimi vazhdon me dy ushtarakë të lartë që do t’i kërkojnë Skënderbeut tu falë jetën e ti lejë të kthehen në Turqi.
Pra, kemi një vend të quajtur “Tiranna“, dhe një fushë që i përkiste atij vendi.

Por, a ishte një qytet apo jo?
 

 

        Po sjell këtu regjistrimin e parë të epokës otomane i bërë gjatë viteteve 1431-1432. Tirana në atë periudhë kishte 2028 shtëpi dhe 7300 banorë. Nuk janë numra që mund të anashkalohen. Të bëjmë krahasimin me regjistrimin e vitit 1910. Popullsia ishte rreth 12.000 banorë. Pra, në gati 500 vjet qyteti ishte shtuar vetëm me 5.000 banorë. Kemi një vend që quhet “Tiranna”  dhe një fushë të madhe me po të njëjtin emër që i përket. Ajo që është më e rëndësishmja me një numër të madh shtëpish e banorësh, pra kemi të bëjmë me një qytet, edhe pse jo shumë të njohur. Atribuimi i themelimit të Tiranës nga Sulejman Bargjini duket pra, pak i forcuar. Ai mund të ketë merita në rindërtimin e qytetit, por të themelosh një qytet do të thotë të hedhësh gurin e parë. E mund të themi me gojën plot se kryeqyteti ynë është shumë më i lashtë, siç tregojnë Mozaiku i Tiranës, rrënojat e kështjellës së Justinianit, vepra e Marin Barletit apo dhe ky libër i sapopërmendur.
Përse kemi kaq pak dëshmi nga e kaluara?
       Përgjatë historisë së tij qyteti është rrënuar dhe rindërtuar disa herë për shkak të konflikteve të ndryshme. Vetëm gjatë vitit 1817 Tirana përjetoi një rrethim pesëmujor, i cili pati pasoja të rënda jo vetëm për kalanë por edhe për gjithë qytetin. Pas bombardimit ai u rindërtua pjesërisht nga Familja e madhe Toptanase, por nuk pati jetë të gjatë. Në vitin 1832, me urdhër të Vezirit të madh  Mehmet Reshit Pasha, u prishën të gjitha kalatë.
Ndoshta themelimi i kryeqytetit tonë është akoma një mister. Vetëm një gjë nuk është një mister, dera e “tironasve” ka qenë e do të mbetet e hapur për të gjithë Shqipërinë.

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018760
Shikimet sot : 3
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 18.118.120.109

Pin It on Pinterest

Shares
Share This