Advertisement

Vrite vëllain! Mbyte shqipen!

Ku po shkojmë?

      Sa herë kemi dëgjuar se “po të mos e kishin marrë në dorë komunistët, Shqipëria do të ishte bërë një Zvicër e vogël“. Për mendimin tim është një gënjeshtër e madhe. Po tani që kemi kaluar tridhjetë vjet në të ashtëquajturën “demokraci“, përse nuk e kemi bërë?
Realiteti duket se është ndryshe
      Në emër të të ashtëquajturës “demokraci“, ndihemi të lirë të vjedhim njëri tjetrin, të vrasim vëllain, të shkatërrojmë vendin e të vejmë në rrezik të ardhmen e mbijetesën e Shqipërisë. Më keq se atëherë në emër të komunizmit.
     Në diktaturë ishte një grup njerëzish që e shtypën dhe e kyçën vendin për të ruajtur pushtetin. Tani në demokraci për të ruajtur pushtetin, një grup njerëzish po e shtyp e po e shet vendin. Pra, po bëjnë të njëjtën gjë në një mënyrë tjetër. Po detyrojnë mijëra shqipëtarë të largohen, për të siguruar të ardhmen, e në të njëjtën kohë lënë pa të ardhme vetë Shqipërinë.
Përse nuk reagojmë?
     E vërteta, dhe më e keqja, është se e kemi pranuar këtë sistem qeverisës, e justifikojmë deri në atë pikë, sa ta quajmë normal. E kemi shtrirë në të gjithë jetën shoqërore të vendit. Nuk është vetëm faji i Edi Ramës, Ilir Metës apo Lulzim Bashës që shfaqen në karikaturë, e që përfaqsojnë klasën politikën shqiptare.  Është dhe faji ynë që i kemi lënë të bëjnë si të duan, duke i mbështetur e duke u bërë vegël e tyre. 
    Ja kemi vënë vendin para të huajve, që bëjnë me të çtë duan. Qahemi se filan shtet nuk na do. Ky tjetri na e ka me hile. Por të gjithë shtetet bëjnë vetëm interesat e tyre. Natyrisht, përveç ne shqiptarëve. Përpara interesave kombëtare kemi vënë gjithmonë interesat personale.
    Gjendja aktuale pasqyrohet shumë bukur tek vargjet e Andon Zako Çajupit, duke i ndryshuar vetëm një fjalë:
Shqipërin’ e mori shqipëtari,i vu zjarr!Shqipëtar, mos rri, po duku,shqipëtar!
    Në këtë mjegullnajë duket se shqipëtarët kanë humbur arsyen e vendi po shkon drejt humnerës. Se patriotë nuk ka më. Se nuk ka një shqipëtar që na përfaqëson të gjithëve. Ku të kemi besim se nuk do të shesë vendin, e të na tregojë rrugën drejt shpëtimit.
A ka rreze shprese?
    Duket se kohët kanë ndryshuar. Njeriu që kërkojmë ka shëmbëllturën e Marin Memës, Albin Kurtit, Edmond Budinës, Elena Kocaqit etj. Të grumbullohemi rreth tyre. Ti përqafojmë idetë e tyre e ti mbështesim që të mund të punojnë për të mirën e Shqipërisë. Nuk duhet të bëjmë gabimet e të shkuarës. Fakti që njerëzit nuk mësojnë nga historia, është mësimi më i rëndësishëm që historia na jep.
Ju falem nderit.

Read More

Microsoft zëvendëson Gazetarët me Inteligjencën Artificiale

Microsoft pushon Gazetarët, e merr në punëInteligjencën Artificiale!

Një punë që duket se do të shkojë në mënyrë të pakthyeshme drejt perëndimit, e do të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale. Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë më kontratën e 50 gazetarëve që punojnë në portalin MSN.com, në pronësi të miliarderit Bill Gates.
Puna, që do të zhvillohet tërësisht nga IA, parashikon përdorimin e algoritmeve për të identifikuar lajmet  nga një dyzinë partnerësh editorialë. Ajo do të ndihmojë në përmirësimin e përmbajtjes, duke rishkruar titujt ose duke ndërruar fotografitë o informacionet grafike të artikujve.MSN ka pësuar një sërë ndryshimesh nga lëshimi i saj në vitin 1995 si Microsoft Network. Një kohël ai ishte portali Web e homepage Interneti i parazgjedhur çër miliona kompiuter në të gjithë botën. Ofronte përmbajtje dhe ndërlidhje origjinale për lajmet, kohën, sportin etj.
Shërbimi i lajmeve sot bazohet tërësisht tek lajme që meren në portale partneriteti pa asnjë lloj përmbajtje lajmi origjinal. Ti “kurojë” historitë më shumë se sa ti gjenerojë efektivisht, duket se ka bërë më të lehtë për MSN që të ketë gjithmonë e më shumë besim tek editoria e automatizuar.
“Ka qenë gjysëm-automatike për disa muaj, ndërsa tani ecën me ritëm të plotë“- ka deklaruar një nga gazetarët e pushuar nga puna. “Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë, por tashmë çdo gjë është vendosur“.
Automatizimi nuk është njëgjë e re. Makinat kanë filluar të zëvendësojnë me një ritëm gradual punëtorët që nga fillimet e revolucionit industrial. Kjo filloi para në bujqësi dhe në zanatet tradicionale, si për shembull në punimin e tekstileve, e duke ardhur disa dhjetëvjeçar më vonë, në punët e zyrave dhe intelektuale. Inteligjenca Artificiale po fillon të përdoret edhe për të bërë diagnozat mjekësore. Studiuesit e Universitetit të Stanford kanë zhvilluar një algoritëm në gjendje të diagnostikojë kancerin e lëkurës nëpërmjet deep learning. Algoritmi është “stërvitur” për të gjetur melanomat duke shfrytëzuar “150.000 fotografi të dëmtimeve të lëkurës që paraqesin më shumë se 2.000 sëmundje të ndryshme“.
Pak nga pak puna e njeriut po zëvendësohet nga teknologjia. Duhet të jemi të kënaqur apo duhet të kemi frikë?

Read More

Telefonia 5G: Një Mundësi apo Rrezik?

Rrjeti 5G: avantazhet, dhe preokupimet për shëndetin e njerëzve.

Rrjeti 5G është një gjeneratë e re teknologjike, që paraqet evolucionin e rrjetit aktual 4G LTE. Me një shpejtësi transferimi të dhënash shumë më të madhe, rrjeti 5G premton të revolucionojë telefoninë “mobile”. Kjo shkon nga “smartphon-ët” gjithmonë në linjë (pa patur nevojë të kalojnë në wi-fi), deri tek interneti i gjërave (Internet of things), shtrimin e internetit tek të gjithë objektet (makina, tv, frigo, lavatriçe etj). Praktikisht mund të shkarkojmë një film në pak sekonda. Kjo teknologji do të shtrihet gjërësisht në tre vjetët e ardhshëm.
Megjithë vantazhet e padiskutueshme, kanë lindur shumë dyshime e preokupime. Ka nisur një debat i gjërë, si në nivelin shkencor dhe publik, mbi rreziqet për shëndetin e konsumatorëve.
Le të bëjmë pak qartësi
    Shkencëtarë dhe shoqata të ndryshme kërkojnë të ndalohet përhapja e rrjetit 5G. Për t’ia arritur kësaj kanë firmosur një apel ndërkombëtar të drejtuar ONU-t, OMS, BE-së dhe qeverive të të gjitha kombeve. Siç lexohet në këtë apel, me 5G-në, shtohet në mënyrë shumë të rëndësishme ekspozimi ndaj radiofrekuencave që mund të shkaktojnë “efekte të rënda e në mënyrë të pandreqshme mbi shëndetin e personave dhe ambjentin”.
Ku lind ky preokupim?
     Përpara rrjetit 5G, kanë qenë sipas rradhës, 2G ose Gsm që arrin në 1,8 Ghz (Gigahertz, njësi e matjes së frekuencave), 3G (Cdma) e gjeneratës së tretë dhe në fund 4G (LTE) që arrin deri në 2,6 Ghz në përdorim sot. Teknologjia e 5G shkon nga 3Ghz deri në 30Ghz. Preokupimi më i madh lind me faktin se frekuencat janë më të larta, e me gjetësi vale të vogla të quajtura milimetrike. Nuk janë studiuar gjërësisht efektet termike, në lidhje me thithjen nga ana e trupit të njeriut, të energjisë elektromagnetike të këtyre frekuencave  dhe gjatësive të valëve. Fusha megnetike në ambjent nga 6 V/m shkon në 61 V/m.
Si po sillen shtetet?
     Marrim si shembull Zvicrën, që është një nga vendet evropiane më në pararojë në adoptimin e këtij rrjeti super të shpejtë. Në fakt ka montuar vetëm vitin e kaluar mbi 2000 antena për të fuqizuar rrjetin e saj. Megjithatë, në fund të janarit, Finacial Times ka publikuar një letër nga Zyra Federale për Ambjentin zviceriane (UFAM) dërguar administratave të kantoneve, e cila ka frenuar përhapjen e 5G, për verifikime të mëtejshme.Në realitetin e fakteve UFAM mendon se llogaritja e ekspozimeve të radiacioneve të lëshuara nga antenat adoptuese nuk është shumë e qartë. Ndryshe nga antenat konvencionale, që lëshojnë sinjal nga të gjitha anët, rrezja e antenave adaptuese mund të orientohet specifikisht në drejtim të konsumatorëve ose të dispozitivëve. Kjo çon për rrjedhojë në një ekspozim më të madh në një hark kohor të shkurtër. Ky aspekt specifik i 5G quhet teknika e beamformingLetra shpjegon se nuk ka qartësi të mjaftueshme teknike mbi metodën e llogaritjes së ekspozimit të valëve radio që do të prodhohet nga beamforming-u, e se duhet akoma kohë dhe studime të mëtejshme për të ditur se janë apo jo nën limitet e vëna nga autoritetet.
Rreziqet për shëndetin
    Prof. Martin L. Pall, profesor nderi në Biokimi dhe Shkencat Mjekësore Bazë të Washington State University, u ka çuar institucioneve evropiane dhe amerikane disa studime që dimonstrojnë rrezikun nga teknologjia 5G. Ai mban dhe shumë konferenca që mund ti shihni në rrjetet sociale.
Ai ka deklaruar se “nëse teknologjia 5G, do të realizohet ashtu si e kanë menduar kompanitë telefonike, në harkun kohor të 5 ose 7 vjetësh nga lëshimi i saj, mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit“. Dëmet më të mëdha që do shkaktonte janë:

dëme qelizore të ADN-së,
ulje të fertilitetit mashkullor dhe femëror, rritje të aborteve spontane,
dëme neurologjike dhe neuropsikiatrike,
vdekje qelizore (apoptozi)
stres osidativ dhe rritje të radikalëve të lirë
efekte hormonale
rritje të kalciumit ndërqelizor
efekte kancerogjene në tru, në gjëndrat e pështymës, tek nervi akustik.

Read More

Pentagoni pranon: UFO-t ekzistojnë!

UFO-t tashmë janë realitet!

     Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur, në një deklaratë, se tre filmimet e objekteve fluturuese  të paidentifikuara që qarkullojnë së fundmi janë të vërteta. Kjo bëhet për të hequr mjegullën e misterit që i përfshinte.
     Ky vërtetim zyrtar i këtyre tre filmimeve: Gimbal, Gofast, Flir1, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i ka dhënë një hov të mëtejshëm fenomenit të objekteve fluturuese të paidentifikuara. Pas më shumë se gjysmë shekulli mohimesh, “rilindja ufologjike” që po shohim kohët e fundit ka filluar më 17 dhjetor të vitit 2017 me publikimin, nga ana e To The Stars Academy Of Arts And Sciences, të tre filmimeve që paraqitnin fenomene Ufo të xhiruara nga Marina ushtarake USA.
     Publikimi i këtyre filmimeve, që përkon njëkohësisht me publikimin e projektit ushtarak të studimit mbi Ufo-t të quajtur Aatip (Advanced aerospace threat identification program), i ka paraqitur për herë të parë botës se objektet fluturuese të paidentifikuara ekzistojnë dhe se forcat ushtarake amerikane i studiojnë fshehtësisht.
     Ky fakt ka befasuar opinionin publik e ka shkaktuar shumë habi. Mediat e ndryshme bëjnë garë për të intervistuar protagonistët e ngjarjeve, nga (tashmë ish) komandanti David Fravor deri tek “deux ex makina” ufologjik, Luis Elizondo, që siç duket është personi që fshihet pas publikimit të filmimeve.
Reagimi i opinionit publik
     Bashkë me frenezinë e mediave, në opinionin publik janë shfaqur dy rryma. Nga njëra anë të apasionuarit e sektorit dhe ëndërrimtarët, të cilët ngelën pak të zhgënjyer sepse alienët fizikisht nuk shihen në video. Nga ana tjetër janë ata që nuk pranojnë asgjë, duke mohuar çdo gjë pa llogjikuar. U kalua nga një “janë të gjitha trillime“, e pasi e panë se nuk ishte kështu, u kalua tek “janë prova për një armë segrete“.
Deklarata e ish-senatorit
    Ish senatori i Nevadës Harry Reid, domethënë i shtetit në të cilën ndodhen instalimet segrete të Zonës 51 të Aeronautikës amerikane, në një tweet ka thënë: “jam i kënaqur me faktin që Pentagoni i transmetojë më në fund këto filmime”, edhe pse kjo “gërvish vetëm sipërfaqen e kërkimeve dhe dokumenteve në dispozicion”. “Shtetet e Bashkuara duhet tu hedhin një sy serioz dhe shkencor këtyre dhe gjithçka ka lidhje me sigurinë kombëtare. Populli amerikan meriton të jetë i informuar”.
Çpo ndodh në pjesën tjetër të botës
     Ndërkohë, në botë gjërat po lëvizin. Japonia ka shpërndarë një rregullore se si duhet të veprojnë pilotët e saj ushtarakë në rast se takojnë Ufo. Argjentina pasi ka bërë të njohur ekzistencën e një programi segret studimi mbi Ufo-t, autoritetet po përgatisin të bëjnë publike një dosje me informacione ufologjike që kanë mbledhur ndër vite. 
Mundësia e jetës jashtëtokësore, në bazë të studimeve shkencore që janë bërë, është një tashmë hipotezë konkrete. Një rol të madh në këtë histori, duhet ta themi i përket të lartpërmendurës To The Stars Academy Of Arts And Sciences, të Tom DeLonge, që ka patur meritën historike të thyejë akullin e para në publikimin e këtyre fenomeneve fluturuese të paidentifikuar, dhe në personin e Luis Elizondo si figura më e rëndësishme e aktiviteteve të saj të komunikimit.
     Tashmë fenomeni Ufo po merret shumë seriozisht. Kohët kanë ndryshuar, e alienët ndoshta nuk do ti shohim më vetëm nëpër filma.
 

Read More

A ekziston Morali?

Çfarë është morali?

    “Bashkësia e vlerave ose principeve në bazë të së cilave individi dhe kolektiviteti vendosin në mënyrë të lirë zgjedhjen e sjelljes së vet”. Ky është një nga përshkrimet më të njohura të moralit, e mund të themi një nga më të goditurat. 
    Janë bërë studime të shumta e janë procesuar aktivitetet cerebrale në rastet e një zgjedhjeje të tipit moral. Megjithatë është e vështirë të thuhet se morali ekziston dhe kush është domethënia e tij evolutive.    Personat lëvizin, ose bëjnë llogari aritmetike, në mënyrë të qartë e të verifikueshme. E mbi të gjitha, lëvizjet apo llogaritë mund të zhvillohen në mënyrë të drejtë apo të gabuar.  Kjo ndihmon studiuesit të “kërkojnë në tru” zonat që zhvillojnë ose kooperojnë në zhvillimin e këtyre detyrave.
    Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zgjedhjet morale. Në rastin e një zgjedhje morale, në momentin që këto rregulla janë të ndryshëm nga kultura në kulturë, nuk është e mundur të verifikohet se një njeri ka zhvilluar pak a shumë në mënyrë korrekte një “detyrë morale”. Nuk ekziston një “rezultat i drejtë” në mënyrë absolute kur ke të bësh me një çështje të tillë.
    Shumë mendojnë se morali nuk ekziston, të paktën në dotimin natyral të njeriut, e se ky është i imponuar.
Morali sipas Nietzsche
    Nietzsche thotë se ndjenja e moralit nuk e ka origjinën në rangun e lartë të shpirtit, por nga impulse të ulëta, nevoja dhe instikte “njerëzore, shumë njerëzore“. Ai pohon mbas sjelljeve fisnike, në realitet fshihen ndjenjat më të ulëta. Meskiniteti, frika, hipokrizia, kërkimi i kënaqësisë…Pra egoizmi.
    Ai nuk beson se arsyeja është një strument i emancipimit social, nuk beson në reformat politike e konsideron supersticion, jo vetëm besimet fetare por edhe idealet e barazisë dhe humanizmin. Për të nuk ka fenomene morale, por vetëm interpretacione morale të fenomeneve. Domethënë, morali është një ndërtesë sociale, ose më saktë bashkësia e vlerave dhe e rregullave që mbajnë bashkë një shoqëri, një komunitet.
Nietzsche e ndan moralin në dy pjesë:1-Morali i Zotërinjve2-Morali i Skllevërve ose “Morali i kopesë“
    Nietzsche bën dallim midis “moralit të Zotërinjve” dhe “moralit të skllevërve“.    Zotërinjtë janë të fortët, dominuesit dhe përçmojnë e injorojnë ata që i quajnë inferiorë, skllevërit. Impulset e “kafshës njeri” nuk mund të konsiderohen as të dobishme as të padobishme. Mund të gjykohen të dobishme vetëm pasi të imponohen. Ua imponojnë natyrisht ata që kanë forcën të imponojnë: dominuesit, që gati “zbusin” njeriun, duke i mësuar të kontrollojë instiktet e të mos bëjnë akte që mund të dëmtojnë shoqërinë.
     Kjo nuk vlen për dominantët që, përkundrazi, mund të shkarkojnë tek të tjerët instiktet e veta. E gjitha kjo impostohet me mjete të pamëshirshme: emargjinimi, dënime, vdekje.     Duke imponuar vullnetin e tij, njerëzit provojnë kënaqësi. Po ashtu dhe kur shkaktojnë dhimbje. Ky proces e ka shndërruar njeriun në një kafshë të nënshtruar të zakoneve, principeve dhe traditave. Kështu njeriu bëhet kaq i nënshtruar, sa të krijojë me kalimin e kohës bindjen është e pëlqyeshme. Madje fillon e i lind idea se është një zgjedhje që e ka bërë lirisht.
Të marrim shembullin e Shqipërisë
1-Mbas prishjes së teatrit nga “dominuesi” Edi Rama, kemi intervistën e të riut “skllav” ose më mirë “një dele nga tufa” që thotë: nuk na intereson prishja e Teatrit Kombëtar, por shpresojmë të na hapen lokalet.
2- S’ka gjë që tërmeti ma prishi shtëpinë e jam me familjen në mes të katër rrugëve, shyqyr që më erdhe e më takove o Edi Rama.
Morali
Nga populli i kohës së Zogut, me një mbret të tetëqind mijë mbretërve, mbas gati një shekulli kemi rënë tek populli me mbretin e tufës së deleve.  

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018777
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 52.70.240.171

Pin It on Pinterest

Shares
Share This