Advertisement

Sa gjatë mund të jetojë njeriu?

Njeriu më i vjetër në botë
    I shohim me admirim ata persona që kalojnë shekullin, sepse mbartin me vete një histori të veçantë e ngjallin shpresën e një jete të gjatë. Më 4 gusht 1997, vdiq në Arles të Francës, Jeanne LOuise Calment. Ajo kishte 122 vjet e 164 ditë, një moshë që e bën një nga personat më jetëgjatë të dokumentuar.Ka edhe shumë të tjerë të deklaruar, por që dokumentacioni është shumë i vështirë të realizohet.
Nëse doni të informoheni për prodhime bukurie klikoni këtu
Por, sa gjatë mund të jetojë një njeri para se funksionet jetike të mbarojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pakthyeshme? Mund t’ju duket një pyetje tendencioze, por është një çështje në qendër të studimeve ndër vite. Të llogaritësh moshën mesatare të një njeriu është e thjeshtë, por në fakt varet nga shumë faktorë të jashtëm.Pyetja që kanë bërë studiuesit është: sa mund të jetojmë nëse nuk sëmuremi kurrë e trupi ynë të funksiononte në perfeksion?
(Ndoshta) Përgjithmonë?
    Ka studiues që mbështesin tezën se “mund të jetojmë përgjithmonë“. Ata pohojnë se nuk ka limite biologjike të pavdekshmërisë, vetëm probleme praktike që pak a shumë mund të evitohen.Disa studime të tjera, siç është ai i publikuar tek Nature Communication, që tregon se limiti ekziston, dhe është e mundur të llogaritet. Sipas asaj që shkruajnë studiuesit e kompanisë biotech Gero, në Singapor, është i përfshirë midis 120 dhe 150 vjet.
Grupi i studimit ka bërë llogaritë duke u nisur nga një e dhënë shumë e thjeshtë: analizat e gjakut të 500 000 subjekteve. Veçanërisht kanë vënë në shënjestër dy elementë: praninë në trup të dy kategorive të ndryshme të rruazave të bardha, dhe diferencat e dimensioneve të rruazave të kuqe.Në të dy rastet, flitet për numra që ndryshojnë me kalimin e moshës. Sa më shumë një njeri plaket, aq më shumë bëhet e mundur që rruazat e kuqe të kenë dimensione të ndryshme midis tyre. Këto përdoren si “shenja simbole” të plakjes së trupit të njeriut.
Çdo subjekt i studimit iu nënshtrua shumë analizave të gjakut, për të parë ndryshimin në kohë të këtyre vlerave, në mënyrë që të ndërtohej një model për të përshkruar plakjen. Sipas autorëve me kalimin e viteve trupit tonë, pas një sëmundje apo traume, i duhet më shumë kohë për të marrë veten, për t’u shëruar.Arrihet në një pikë sa koha për t’u rimëkëmbur është shumë e gjatë: në fillim bëhet e pamundur një rikthim në 100%, pastaj nuk arrin në 90%, më vonë zbret poshtë 80%….deri sa trupi ynë nuk mundet më të reagojë e mbaron së funksionuari.
Duke bërë këtë përllogaritje ky studim nxjerr përfundimin se mund të jetojmë maksimumi nga 120 deri në 150 vjet. Me kalimin e këtij caku bëhet biologjikisht e pamundur mbijetesa. Natyrisht janë numra të nxjerra nga parashikimet e bëra nga një model matematik i bazuar tek të dhënat e marra, por megjithatë është një rezultat interesant, sepse stabilizon ekzistencën e një “date skadimi” biologjike të trupit tonë.

Read More

10 Kuriozitete mbi Marijuanën

1

Marijuana, Kanapa apo Kannabis janë e njëjta bimë. Në ditët e sotme zakonisht quhen me këto emra të ndryshëm për të treguar, në rastin e parë varietetet me përmbajtje të lartë THC (principi aktiv psikotropik) që përdoret për aktivitete rikrijuese (dhe natyrisht terapeutike), dhe në të dytin ato me përmbajtje të ulët të THC, që përdoren për qëllime industriale.Ky dallim (i imponuar në mënyrë arbitrare) u bë në vitet’30 nga krijuesit e prohibicionizmit, të cilëve u duhej një fjalë e panjohur nga masat, për t’i veshur të gjithë të këqijat e mundshme. Marijuana është një term meksikan.

2

Fjala “anestezia” në gjuhën kineze është e përbërë nga dy karaktere (ideograme) që do të thonë respektivisht “Kannabis” dhe “Helmim“. Asgjë për t’u çuditur, Kannabis përdoret për qëllime mjeksore në Kinë nga 2700 p.K. dhe është një nga elementët natyrorë mbi të cilën mbështeten mijëra vjet mjekësi popullore.

3

Një nga ekzemplarët e parë të jeans u realizua me stofë prej Kanapa. Në veçanti, modeli i parë për punë (pastaj i përdorur gjërësisht nga masat) i legjendarëve Levi’s, u prodhua nga mesi i shekullit XIX me xhepat që ishin me fibra Kanape, i vetmi material që nuk shkepej nën peshën e pepitave të mbledhura nga kërkuesit e arit.

4

Në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në Virxhinia, midis viteve 1763 dhe 1769, doli një ligj që urdhëronte të gjithë ata që zotëronin tokë ta mbillnin një pjesë të saj me Kanapa. Kjo sepse ishte një lëndë e parë të një rëndësie të veçantë, e quajtur “thelbësore për mirëqënien dhe mbrojtjen e vendit” nga vetë Thomas Jefferson. Me pak fjalë, ishte një kohë kur kultivimi i Kannabis ishte i detyrueshëm.

5

Industritë farmaceutike kanë qenë armiket e betuara të Kannabis. Ato kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në ndalimin e saj. Në vitet kur filloi ndalimi i kësaj bime, Big pharma ishte duke krijuar medicinalet e para sintetike me objektivin për të braktisur ilaçet natyrale që nuk ishin fitimprurëse, duke filluar nga Kannabis.

6

Nëse Kanapa nuk do të ndalohej, sot planeti Tokë nuk do të ishte kaq i ndotur. Mjaft të dimë se gjithçka që prodhohet me naftë (plastika e lëndët djegëse në veçanti), mund të prodhohet (dhe është prodhuar) me Kanapa. Një shembull? Rrjetat e peshkimit deri në fund të vitetve ‘800 ishin me fibra të Kanapa, 100% ekologjike dhe bio-degraduese.

7

Një grup i seleksionuar shkencëtarësh, ekspertë në mjekësi, psikiatri, farmakologji e sociologji të Akademisë Mjekësore të New York, prodhoi më 1944 një studim të thelluar mbi efektet shëndetsore, psikike dhe sociale mbi përdorimin e Marijuanës. Komisioni nxorri një përfundim të përmbledhur në trembëdhjetë pika. Më të rëndësishmet e të cilave çertifikonin që:

 

.të tymosësh Marijuanë nuk sjell varësi në sensin mjeksor të termit;
.përdorimi i saj nuk favorizonte një varësi të mëtejshme nga heroina, morfina apo kokaina;
. fushata mbi efektet e supozuara katastrofike e tymosjes së Marijuanës duhej të konsiderohej e pabazuar në fakte.

Këtij studimi nuk iu kushtua asnjë rëndësi e në fund u mbyll në një sirtar (me dry).
8

Në Evropë shteti që ka qenë i lidhur më shumë me Kanapën, është Italia. Ka qenë kaq e rëndësishme industria e kësaj bime sa i ka dhënë emrin e disa lokaliteteve dhe rrugëve. Kështu kemi një lokalitet Canevoi në Belluno apo Canavese në Piemonte. Në Bologna ndodhet një rrugë, Via della Canapa, në Çezena kemi Via Canapino e në Udine Via Canapificio. Më 1993 në Itali u votua një referendum ku u vendos që konsumimi i Kannabis nuk duhej të konsiderohej një krim.

9

Në vitin e parë të legalizimit në Colorado (USA), krimet u ulën me 10%, nga kjo industri shteti mblodhi 60 milionë dollarë taksa. U krijuan 15 mijë vende të reja pune e u ul ndjeshëm konsumimi tek adoleshentët.

10

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare James Belushi, krahas projekteve kinematografike, ka gjetur kohën për tu bërë fermer e të mbjellë pikërisht Kannabis. Ai është shumë krenar për fermën e tij ku rriten lloje të ndryshme të kësaj bime, www.belushisfarm.com . 

Marrë nga libri “CANAPA una storia incredibile” i autorit Matteo Gracis

Read More

Bunkerët antiatomikë të Zvicrës

      Ndërtimi i bunkerëve dhe vendstrehimeve antiatomike në Zvicër, filloi nga vitet 60′, një kohë kjo e karakterizuar nga spektri i rrezikut atomik dhe nga frika e një invazioni sovjetik.  “Neutraliteti nuk të shpëton nga radioaktiviteti“, ishte sllogani i kohës. Ligji i parë në këtë drejtim daton më 4 tetor 1963. 
    Të gjitha banesat e reja që ndërtohen janë të detyruara të ndërtojnë  edhe vendstrehimin e tyre.  “Çdo qytetar duhet të disponojë një vend të mbrojtur, ku mund ta arrijë në një kohë të shpejtë nga vendbanimi i tij” dhe “pronarët e vendbanimeve duhet të realizojnë dhe t’i paisin vendstrehimet, në të gjitha banesat e reja”, shkruhet në artikujt  45 dhe 46 të Ligjit Federal mbi mbrojtjen e popullsisë civile.
    Sa është kapaciteti i tyre?
    Në 2006, Zvicra numëronte mbi 300 000 vendstrehime në banesa, institucione dhe spitale, plus 5100 vendstrehime publike, për një total prej 8,6 milionë persona të mbrojtur. Pa llogaritur këtu mbi 8000 bunkerë ushtarakë të mimetizuar me mjeshtëri në ambjentin përreth.    Ndërtimet e këtyre bunkerëve e vendstrehimeve, arritën kulmin në vitet 70′ ku realizoheshin mesatarisht vende të mbrojtura për 300 000- 400 000 persona në vit. Këto struktura arrinin të kishin përmasat e një qyteti të vogël.
 

Kishin makineri për të filtruar ajrin, çisterna uji gjigande dhe gjeneratorë të fuqishëm për furnizimin me energji elektrike. Për t’u përmendur është galeria Sonnenberg, ku mund të strehoheshin rreth 20 000 persona. Në katin e shtatë të tunelit gjendeshin një spital, një studio radiofonike dhe një qendër koordinuese komamndimi.

Përdorimi në ditët e sotme
    Me fundin e luftës së ftohtë, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Ushtria e Zvicrës është shprehur se këto struktura nuk u përgjigjen më rreziqeve që vendi mund të përballet në kohët e sotme dhe në të ardhmen. Shumë nga këto bunkerë janë vënë në shitje, e për habi ka patur një interesim të madh.
Kush është i interesuar për këto bunkerë?
    Ata që i kanë blerë këto struktura, i kanë përdorur  për nevojat nga më të ndryshmet. Institutet e mëdha bankare kanë gjetur në to vendin ideal për të vendosur lingotat e arit dhe sendet me vlerë që depozitohen në bankat Zviceriane nga e gjithë bota.

Disa janë transformuar në hotele me të gjitha komoditetet e presin e përcjellin turistë të të gjitha moshave. Në afërsi të komunës së Andermatt, një bunker po kthehet në një sallë koncertesh. Së fundmi këto struktura po shërbejnë në strehimin e shumë refugjatëve që kohët e fundit kanë hyrë në Zvicër. Autoritetet i vendosin aty pas indetifikimit, në pritje të përgjigjes së kërkesës për azil.

Read More

Ka Zot apo nuk ka Zot?

“Ka apo nuk ka Zot?“, është pyetja që njeriun e ka shoqëruar gjithmonë. Mund të gjejmë opinione pa fund për këtë temë. Por t’i përgjigjesh kësaj pyetje kërkon një vëmendje të madhe, sepse tema është shumë delikate. ka njerëz që pohojnë se nuk besojnë ke ekzistenca e Zotit. Ka disa që thonë se ka Zot edhe pse nuk kanë besim te kleri. Të tjerë besojnë ke Zoti dhe kanë besim te feja e janë besimtarë të devotshëm. Sepse duhet të sqarojmë një gjë, pranohet se ka një Zot të vetëm  por besimet fetare janë të shumta. Disa njerëz jepen aq shumë pas fesë sa të bëhen fanatikë.
Nëse jeni kurioz klikoni këtu për të parë më shumë libra mbi këtë temë
Po ku mbështeten besimet fetare?
    Libri ku mbështeten besimet më të përhapura në botë është Bibla. Por le të ngremë disa çështje. Kush e shkroi Biblën? Për çfarë flet Bibla? Libri që shumë nga ne e kanë në shtëpitë e tyre a është përkthimi origjinal i Biblës së lashtë? Por, ajo që është më e rëndësishme, a flet Bibla për një Zot të jashtëzakonshëm, të plotfuqishëm e të kudondodhur.
    Këtyre pyetjeve kërkon t’i japë shpjegim libri “Bibla nuk flet për Zotin” i studiuesit të hebraishtes Mauro Biglino, të botuar në shqip nga shtëpia botuese Helga’s Secret. Këndvështrimi i këtij libri është shumë i thjeshtë. Idea e autorit është kjo: “të bëjmë gjoja se” kur autorët biblikë shkruanin një ndodhi donin të na tregonin pikërisht atë, pa nënkuptime. Na del një histori krejt ndryshe.Nëse e lexojmë me mendje të hapur, të pakushtëzuar na del një histori krejt tjetër nga ajo që tashmë na kanë ngulitur në mendje. Nuk ka të bëjë nëse dikush beson apo jo. Ky libër nuk kërkon të vejë në dyshim besimin e njerëzve, që është një zgjidhje shumë presonale.
Iliada 
    Pjesa më interesante e këtij libri është lidhja që i bën autori me Iliadën e Homerit, sepse ka të bëjë me të kaluarën e gadishullit tonë. Në fakt autori nuk është i pari që e trajton Iliadën si një libër historie. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë arkeologu diletant Heinrich Schlieman (1822-1890) zgjodhi “të bëjmë gjoja se” Iliada përmbante memorien e ngjarjeve historike të ndodhura realisht e, shoqëruar nga talljet dhe ironitë e botës akademike, çoi përpara këtë bindje me këmbëngulje deri sa zbuloi rrënojat e Trojës e shumë të tjera.Pra, po ta trajtojmë edhe Iliadën si një libër ku bëhet një kronikë ngjarjesh, e jo si një libër mitologjik, na paraqitet një histori krejt ndryshe.
Një hipotezë e çuditshme, por jo e pamundur.
    Duke bërë “gjoja se” Iliada është libër historie, na paraqitet një histori kurioze. Në gadishullin Ballkanik e më tej ku flitej gjuha pellazge, vendosen disa qënie teknologjisht shumë të avancuara. Këto qënie imponojnë kulturën e tyre dhe një gjuhë tjetër. Këta personazhe i shfrytëzojnë vendasit si ushtarë për të pushtuar toka e për t’i shërbyer atyre.Atëherë shpjegohen dhe rrënojat që kanë arritur deri në kohët e sotme. Nuk ishin tempuj por vendbanimet e këtyre qënieve të ardhura kushedi nga ku. Dhe shembullin e kemi konkret. Në sitin arkeologjik të Apollonisë nuk kemi një tempull të ngritur për një perëndi, por thjesht, shtëpinë e një personazhi që banonte aty e që kishte gdhendur emrin tek hyrja, APOLLONIA (shtëpia e Apollonit). A nuk është shpjegimi më llogjik dhe i thjeshtë?
    Sa për pyetjen fillestare, “Ka Zot apo  jo?”, përgjigja është: “Nuk e di”. Për mua vlen thënia e Hubert  Reeves:
       “Njeriu është qënia më e çmendur: adhuron një Zot të padukshëm dhe shkatërron një Natyrë të dukshme. Pa kuptuar se Natyra që po shkatërron, është ai Zot që po adhuron“.

Read More

Zëri na flet për shëndetin tonë

    Gjatë një telefonate me një mikun tonë që nuk është mirë, e kuptojmë gjithmonë gjëndjen e tij shëndetsore. Por, çfarë elementësh përdor truri ynë për të arritur një përfundim të tillë? Në të vërtetë, ajo që flet një person nuk është elementi i vetëm që përdor truri ynë për të analizuar gjendjen shëndetsore të bashkëbiseduesit tonë.
    Sëmundje si depresioni, Parkinson apo Alzaimer kanë një impakt të madh në funksionimin neurologjik të pacientëve e mund të ndryshojë mënyrën e të folurit. Kështu zëri përmban shumë informacione mbi gjendjen shëndetsore. Nëse një person flet duke pëshpëritur, më ngadalë apo zgjat vokalet, truri ynë analizon pa vetëdije shumë parametra vokalë, që janë të ndarë në dy kategori. 
    Nga njëra anë, parametrat akustike që masin cilësinë e zërit, si frekuenca, energjia, gjerësia e zërit apo zëri hundor.    Nga ana tjetër, parametrat prozodike që masin intonacionin, ritmin, kohëzgjatjen dhe theksin e gjuhës. Këto tregues të cilësisë së të folurit na lejojnë të shpjegojmë ritmin e bashkëbisedimit dhe shqiptimin e oratorit. 
    Të gjitha këto informacione janë “shënja” vokale që përdoren për të bërë një vlerësim mbi bashkëbiseduesin tonë. Sot, algoritmet e inteligjencës artificiale, duke analizuar dhe interpretuar shënjat vokale të mësipërme, mund të identifikojnë një sërë patologjish të një personi që i kemi regjistruar zërin. Kjo teknologji përdor të ashtëquajturën “deep learning”, që na lejon të bëjmë një klasifikim të kënaqshëm midis subjekteve të shëndetshme dhe pacientëve të sëmurë. Për shembull, në identifikimin e depresionit ka një efikasitet që arrin në 74%. Për të nxjerrë dhe klasifikuar shenjat vokale, ky sistem studion edhe përmbajtjen e frekuencave të regjistrimeve audio. Kjo mënyrë jep shumë rezultate të mira. I vetmi difekt qëndron tek mungesa e interpretimeve të parametrave të nxjerra. sepse pika kyçe është: çfarë sinjalesh zanore ka dëgjuar sistemi për të thënë që një person vuan nga depresioni?
    Një aplikim tjetër premtues i kësaj teknologjie është mjeku virtual. Kjo figurë, ka qenë shumë efikase në monitorimin e gjumit dhe të lodhjes me anë të aplikacionit Kanopèe, ofrojnë një konsulencë të personalizuar pacientit, mbi bazën e informacioneve që ky aplikacion regjistron rregullisht.
    Një bashkëpunim midis laboratorit të kërkimeve informatike të Bordosë dhe laboratorit SANPSY të universitetit të Bordosë po punon për të integruar inteligjencën artificiale me analizën e zërit për të matur pagjumësinë e personave. Ky eksperiment lejon të vëzhgohet pagjumësia e personave në jetën e përditshme, ku mjeku nuk mund të jetë i pranishëm e të vlerësojë efikasitetin e këshillave që jep aplikacioni.
   Përse këto sisteme nuk përdoren akoma në praktikat klinike?
    Diferencat gjuhësore tek database është pengesa më e madhe për bashkimin e rezultateve të marra nga studime të ndryshme. Një tjetër vështirësi tjetër është dhe ekzaminimi i disa patologjive njëkohësisht. Për shembull, një person me depresion mund të jetë disleksik dhe me rrufë. Në këto raste, të dy sëmundjet janë të shprehura tek zëri dhe njohuritë e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të bërë dallimet përkatëse. Janë të nevojshme pra studime për të kompletuar modelet matematike e për ta sjellë pak e nga pak në një model “universal”. Për të shkuar më tej, duhet të perfeksionohet edhe besueshmëria e sistemeve inteligjente sepse një diagnozë e gabuar mund të ketë pasoja për pacientët. Edhe pse disa sëmundje janë gjetur me shumë sukses nga AI, besueshmëria e tyre duhet verifikuar shumë herë. Ashtu si rekomandon fizikanti dhe filozofi i shkencave Étienne Klein: “kërkimet janë një proces që kërkon kohë”.
    Një tjetër pengesë për progresin e kësaj teknologjie është etik: çështja e “privacy” e personave që mbajnë aparatet që regjistrojnë zërin. Nëse përdorimi i kësaj teknologjie përmirëson shëndetin e pacientëve është një gjë e mirë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për përdorimin e saj nga ana e privatëve, që mund ta përdorin apo dhe ti shesin këto të dhëna pa dijeninë e miratimin e personave, e aq më keq për përfitime personale.
Vincent Martin

Read More

Postime Së Fundi

Vizitat e faqes

018777
Shikimet sot :
Aktualisht Online : 0
Adresa jote IP : 52.70.240.171

Pin It on Pinterest

Shares
Share This