Njeriu më i vjetër në botë

    I shohim me admirim ata persona që kalojnë shekullin, sepse mbartin me vete një histori të veçantë e ngjallin shpresën e një jete të gjatë. Më 4 gusht 1997, vdiq në ArlesFrancës, Jeanne LOuise Calment. Ajo kishte 122 vjet e 164 ditë, një moshë që e bën një nga personat më jetëgjatë të dokumentuar.
Ka edhe shumë të tjerë të deklaruar, por që dokumentacioni është shumë i vështirë të realizohet.

Nëse doni të informoheni për prodhime bukurie klikoni këtu

Por, sa gjatë mund të jetojë një njeri para se funksionet jetike të mbarojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pakthyeshme? Mund t’ju duket një pyetje tendencioze, por është një çështje në qendër të studimeve ndër vite. Të llogaritësh moshën mesatare të një njeriu është e thjeshtë, por në fakt varet nga shumë faktorë të jashtëm.
Pyetja që kanë bërë studiuesit është: sa mund të jetojmë nëse nuk sëmuremi kurrë e trupi ynë të funksiononte në perfeksion?

(Ndoshta) Përgjithmonë?

    Ka studiues që mbështesin tezën se “mund të jetojmë përgjithmonë“. Ata pohojnë se nuk ka limite biologjike të pavdekshmërisë, vetëm probleme praktike që pak a shumë mund të evitohen.
Disa studime të tjera, siç është ai i publikuar tek Nature Communication, që tregon se limiti ekziston, dhe është e mundur të llogaritet. Sipas asaj që shkruajnë studiuesit e kompanisë biotech Gero, në Singapor, është i përfshirë midis 120 dhe 150 vjet.

Grupi i studimit ka bërë llogaritë duke u nisur nga një e dhënë shumë e thjeshtë: analizat e gjakut të 500 000 subjekteve. Veçanërisht kanë vënë në shënjestër dy elementë: praninë në trup të dy kategorive të ndryshme të rruazave të bardha, dhe diferencat e dimensioneve të rruazave të kuqe.
Në të dy rastet, flitet për numra që ndryshojnë me kalimin e moshës. Sa më shumë një njeri plaket, aq më shumë bëhet e mundur që rruazat e kuqe të kenë dimensione të ndryshme midis tyre. Këto përdoren si “shenja simbole” të plakjes së trupit të njeriut.

Çdo subjekt i studimit iu nënshtrua shumë analizave të gjakut, për të parë ndryshimin në kohë të këtyre vlerave, në mënyrë që të ndërtohej një model për të përshkruar plakjen. Sipas autorëve me kalimin e viteve trupit tonë, pas një sëmundje apo traume, i duhet më shumë kohë për të marrë veten, për t’u shëruar.
Arrihet në një pikë sa koha për t’u rimëkëmbur është shumë e gjatë: në fillim bëhet e pamundur një rikthim në 100%, pastaj nuk arrin në 90%, më vonë zbret poshtë 80%….deri sa trupi ynë nuk mundet më të reagojë e mbaron së funksionuari.

Duke bërë këtë përllogaritje ky studim nxjerr përfundimin se mund të jetojmë maksimumi nga 120 deri në 150 vjet. Me kalimin e këtij caku bëhet biologjikisht e pamundur mbijetesa. Natyrisht janë numra të nxjerra nga parashikimet e bëra nga një model matematik i bazuar tek të dhënat e marra, por megjithatë është një rezultat interesant, sepse stabilizon ekzistencën e një “date skadimi” biologjike të trupit tonë.