1

  • Marijuana, Kanapa apo Kannabis janë e njëjta bimë. Në ditët e sotme zakonisht quhen me këto emra të ndryshëm për të treguar, në rastin e parë varietetet me përmbajtje të lartë THC (principi aktiv psikotropik) që përdoret për aktivitete rikrijuese (dhe natyrisht terapeutike), dhe në të dytin ato me përmbajtje të ulët të THC, që përdoren për qëllime industriale.
    Ky dallim (i imponuar në mënyrë arbitrare) u bë në vitet’30 nga krijuesit e prohibicionizmit, të cilëve u duhej një fjalë e panjohur nga masat, për t’i veshur të gjithë të këqijat e mundshme. Marijuana është një term meksikan.

2

  • Fjala “anestezia” në gjuhën kineze është e përbërë nga dy karaktere (ideograme) që do të thonë respektivisht “Kannabis” dhe “Helmim“. Asgjë për t’u çuditur, Kannabis përdoret për qëllime mjeksore në Kinë nga 2700 p.K. dhe është një nga elementët natyrorë mbi të cilën mbështeten mijëra vjet mjekësi popullore.

3

  • Një nga ekzemplarët e parë të jeans u realizua me stofë prej Kanapa. Në veçanti, modeli i parë për punë (pastaj i përdorur gjërësisht nga masat) i legjendarëve Levi’s, u prodhua nga mesi i shekullit XIX me xhepat që ishin me fibra Kanape, i vetmi material që nuk shkepej nën peshën e pepitave të mbledhura nga kërkuesit e arit.

4

  • Në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në Virxhinia, midis viteve 1763 dhe 1769, doli një ligj që urdhëronte të gjithë ata që zotëronin tokë ta mbillnin një pjesë të saj me Kanapa. Kjo sepse ishte një lëndë e parë të një rëndësie të veçantë, e quajtur “thelbësore për mirëqënien dhe mbrojtjen e vendit” nga vetë Thomas Jefferson. Me pak fjalë, ishte një kohë kur kultivimi i Kannabis ishte i detyrueshëm.

5

  • Industritë farmaceutike kanë qenë armiket e betuara të Kannabis. Ato kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në ndalimin e saj. Në vitet kur filloi ndalimi i kësaj bime, Big pharma ishte duke krijuar medicinalet e para sintetike me objektivin për të braktisur ilaçet natyrale që nuk ishin fitimprurëse, duke filluar nga Kannabis.

6

  • Nëse Kanapa nuk do të ndalohej, sot planeti Tokë nuk do të ishte kaq i ndotur. Mjaft të dimë se gjithçka që prodhohet me naftë (plastika e lëndët djegëse në veçanti), mund të prodhohet (dhe është prodhuar) me Kanapa. Një shembull? Rrjetat e peshkimit deri në fund të vitetve ‘800 ishin me fibra të Kanapa, 100% ekologjike dhe bio-degraduese.

7

  • Një grup i seleksionuar shkencëtarësh, ekspertë në mjekësi, psikiatri, farmakologji e sociologji të Akademisë Mjekësore të New York, prodhoi më 1944 një studim të thelluar mbi efektet shëndetsore, psikike dhe sociale mbi përdorimin e Marijuanës. Komisioni nxorri një përfundim të përmbledhur në trembëdhjetë pika. Më të rëndësishmet e të cilave çertifikonin që:

 

  • .të tymosësh Marijuanë nuk sjell varësi në sensin mjeksor të termit;
  • .përdorimi i saj nuk favorizonte një varësi të mëtejshme nga heroina, morfina apo kokaina;
  • . fushata mbi efektet e supozuara katastrofike e tymosjes së Marijuanës duhej të konsiderohej e pabazuar në fakte.

Këtij studimi nuk iu kushtua asnjë rëndësi e në fund u mbyll në një sirtar (me dry).

8

  • Në Evropë shteti që ka qenë i lidhur më shumë me Kanapën, është Italia. Ka qenë kaq e rëndësishme industria e kësaj bime sa i ka dhënë emrin e disa lokaliteteve dhe rrugëve. Kështu kemi një lokalitet Canevoi në Belluno apo Canavese në Piemonte. Në Bologna ndodhet një rrugë, Via della Canapa, në Çezena kemi Via Canapino e në Udine Via Canapificio. Më 1993 në Itali u votua një referendum ku u vendos që konsumimi i Kannabis nuk duhej të konsiderohej një krim.

9

  • Në vitin e parë të legalizimit në Colorado (USA), krimet u ulën me 10%, nga kjo industri shteti mblodhi 60 milionë dollarë taksa. U krijuan 15 mijë vende të reja pune e u ul ndjeshëm konsumimi tek adoleshentët.

10

  • Aktori i famshëm me origjinë shqiptare James Belushi, krahas projekteve kinematografike, ka gjetur kohën për tu bërë fermer e të mbjellë pikërisht Kannabis. Ai është shumë krenar për fermën e tij ku rriten lloje të ndryshme të kësaj bime, www.belushisfarm.com . 

Marrë nga libri “CANAPA una storia incredibile” i autorit Matteo Gracis