Muret poligonale në Lezhë dhe Butrint

Muret poligonale të lashtësisë janë blloqe të mëdha guri, të vëna pa llaç që përputhen në mënyrë kaq perfekte sa nuk është e mundur që ndërmjet tyre të fusësh një gjilpërë. Disa të japin përshtypjen se janë bërë duke mos marrë parasysh vështirësinë që paraqet punimi i gurit edhe me teknologjinë që disponojmë.
Në fakt kanë formë poligonale, që arrijnë në dymbëdhjetë e më shumë kënde, e megjithatë përputhen në mënyrë perfekte me njëri tjetrin. Për të lënë me gojë hapur gjeologët dhe inxhenierët e sotëm disa blloqe arrijnë deri në disa tonelata. Mure të bëra majë malesh që vetëm për t’i lëvizur është sot një sfidë gati e pamundur . Dhe për ta shtuar më shumë habinë janë pëdorur gurët më të fortë të planetit.
Jemi duke folur për një teknikë ndërtimi të mureve pa llaç kaq unike, të pashpjegueshme dhe të papërsëritshme në ditët tona. Këto mure mund t’i gjejmë kudo në botë, në Afrikë, në kontinentin Amerikan, Evropë, Azi etj.

Po në Shqipëri kemi dëshmi të këtyre mureve?
Përgjigja është Po.
Në kalanë e Lezhës

Tek këto foto shohim se si tek themelet është muri poligonal. Nuk e di si mendoni ju, por mua më duket e njëjta teknikë ndërtimi si edhe tek muret poligonale në pjesët e tjera të planetit. Në hyrje të kalasë duken qartë muret e lashtë të vëna pa llaç dhe mbi to ndërtimet e mëvonshme. Kalaja e Lezhës është rindërtuar disa herë. Për të gjitha rastet kemi datën dhe kush e ka rindërtuar.
Vetëm ndërtimi i saj është me hamendje dhe për historianët daton rreth shekullit IV p.K. Kurioz është fakti se rindërtimi i parë është bërë rreth shekullit I p.K. Duket se këto mure me blloqe të mëdha guri nuk kanë rezistuar për tre shekuj, por kanë arritur deri në ditët e sotme pas më shumë se dymijë vjetësh. Ka diçka që nuk shkon. Kush i ndërtoi këto mure gjigande? Me ç’farë mjetesh? Sa krahë pune u përdorën? Ç’farë objekti ishte? Këto janë pyetjet që presin akoma përgjigje. Ndoshta janë më të lashtë nga sa mendojmë.

 

Mund të mbarojë me kaq?
Natyrisht që Jo?
Qyteti i Butrintit

    Ashtu si dhe tek kalaja e Lezhës në këto foto të Butrintit shihen qartë muret poligonale. Të njëjtat forma shumëkëndëshe. E njëjta teknikë e punimit të gurit pa llaç dhe gurat që përputhen në mënyrë perfekte me njëri tjetrin. Të njëjtë me murat poligonalë që ka në shumë zona të planetit. Bien në sy menjëherë ndryshimi i mureve të hershëm dhe ndërtimet e mëvonshme të mjeshtërve grekë dhe romakë. Dallohen sepse janë dy mënyra të ndryshme ndërtimi 

    Themelimi i Butrintit i atribuohet nga shkrimtari romak Virgjili, birit të Priamit, Helenit.  

Ç’farë nuk shkon në këtë pohim?

    Të themelosh një qytet do të thotë ta ndërtosh nga fillimi. Dhe ndërtohet me një teknikë ndërtimi që është në përdorim në atë kohë. Pse duhet të përdoren disa teknika ndërtimi. E dimë se teknika e mureve poligonalë është shumë me e lashtë se qytetërimi grek. Siç e shohim është përdorur gjithandej nëpër planet, kurse qytetërimi grek është përhapur në mesdhe. Pra, llogjika dhe ajo që shohim na çojnë në përfundimin se biri i Priamit, Heleni ka rindërtuar një qytet mbi mure ekzistuese.

Por kush i ka ndërtuar këto mure?

    Jemi përpara një teknike ndërtimi globale dhe nuk e dimë se si janë realizuar dhe nga kush. E vetmja gjë e sigurt është se ekzistojnë. Shpjegimin po mundohen ta japin disa studiues revolucionarë, që shkon shumë afër fantashkecën: “në një kohë aq të largët sa e kemi harruar, ka ekzistuar një qytetërim global dhe teknologjisht i përparuar, ndoshta në këtë nivel ose më të përparuar se ky që po jetojmë tani“.