Sipas Zecharia Sitchin, sistemi ynë diellor, përveç planetëve të njohur tashmë, ka dhe një planet tjetër. Ky planet i quajtur Nibiru apo Marduk, ka një orbitë në formë eliptike dhe e përshkon në rreth 3600 vjet. Banuesit e këtij planeti patën një zhvillim më të shpejtë se i yni. Rreth 450 000 mijë vjet më parë ato zbarkuan në Tokë e formuan një koloni dhe filluan shfrytëzimin e mineraleve, veçanërisht të arit.
    Pas një rebelimi të punëtorëve të minierave, një nga shkencëtarët e ardhur (En.ki), krijoi Homo sapiens. Qëllimi ishte, të krijonte një seri individësh që t’i shfrytëzonte si krah pune në miniera, në vend të jashtëtokësorëve. Përgjatë mijëvjeçarëve këto qënie formuan disa qytetërime me këto individë të krijuar artificialisht. Kështu Homo sapiens filloi të përhapej në të gjithë planetin.

Qytetërimi i parë Homo sapiens ishte ai i Sumerëve.

    Tekstet kuneiforme sumere i quajnë këto qënie jashtëtokësore Annunaki. Ky term ka domethënie të dyfishtë; “ata që zbritën nga qielli”, dhe “ata të qiellit”. Këto tekste, të bëra në pllaka argjile, përshkuajnë në mënyrë të habitshme sistemin diellor, planetët, si nga ana numerike ashtu dhe tipin e ambientin. Po ashtu përshkruajnë planetët në formë sferike, si ato të Asirisë. Në ato rrënoja u gjetën rreth 25 000 pllaka, po ashtu dhe Biblioteka e mbretit asir Assurbanipal. Në bazë të të dhënave nga këto pllaka, dolën në dritë nga arkeologët qytete si Lagash, Nippur, Shuruppak, Ur, Eridu, të cilat mendoheshin si mitologjike dhe jo reale.

Lista Mbretërore Sumere

Fragmenti i parë i këtij teksti, një pllakë me shkrime kuneiforme, u gjet në sitin e Nippur. Zbulimi u publikua më 1906 nga studiuesi amerikan me origjinë gjermane Herman Hilprecht. Lista Mbretërore Sumere hapet me tetë mbretërit e parë që kanë mbretëruar para një përmbytje të madhe. Ajo që të habit tek kjo listë është jetëgjatësia e madhe kohore e këtyre sovranëve. Lista fillon me vetë origjinën e mbretërimit, i parë si një institucion me origjinë hyjnore: “Pasi mbretërimi zbriti nga qielli, mbretëria banoi në Eridu. Në Eridu, Alulim u bë mbret; mbretëroi për 28 000 vjet”.
    Mbretëritë janë të matura me “sar“, periudhë kohore që korrispondon me 3600 vjet, dhe “ner” që është një njësi matëse që korrespondon me 600.

  1. Alulim nga Eridu: 8 sars  (28 000 vjet)
  2. Alalgar nga Eridu: 10 sars (36 000 vjet)
  3. En-Men-Lu-Ana nga Bad-tibira: 12 sars (43 000 vjet)
  4. En-Men-Gal-Ana nga Bad-tibira: 8 sars (28 000 vjet)
  5. Dumuzi nga Bad-tibira, bariu: 10 sars (36 000 vjet)
  6. En-Sipad-Zid-Ana nga Larag: 8 sars (28 000 vjet)
  7. En-Men-Dur-Ana nga Zimpir: 5 sars e 5 ners (21 000 vjet)
  8. Ubara-Tutu nga Shuruppak: 5 sars e 1 ner (18 600 vjet)

    Në përmbledhje mund të themi se, tetë sovranët e parë në Sumer mbulojnë një peridhë kohore prej 241 200 vjetësh nga momenti në të cilin “mbretërimi zbriti nga qielli”. Më pas, siç tregon dokumenti: “Pasi përmbytja shkatërroi gjithçka dhe mbretërimi zbriti sërish nga qielli, mbretëria banoi në Kish“.

    Gjatë gërmimeve tek këto qytete dolën në pah edhe shumë libra të rëndësishëm, midis të cilëve “Epopeja e Gilgamesh“, “Atrahasis” e të tjerë. Për shumë studiues këto libra hyjnë në të ashtëquajturën mitologji, dhe nuk është synimi i këtij artikulli t’u kundërvihet. 
    Do të thoja më mirë, qëllimi është të ngrejmë disa pyetje e të provojmë ta shikojmë historinë në një këndvështrim tjetër. Mos vallë planeti Nibiru është i shumë përfoluri Planeti X?  Po sikur të mos jenë vetëm histori mitologjike, por ata që i kanë shkruar, kanë bërë thjesht një kronikë të ngjarjeve që kanë jetuar apo dëgjuar? 

    Atëherë na del një histori krejt tjetër. Duhet të jemi me mendjen e hapur e të ndërgjegjshëm, përse njerëzit në lashtësi duhej të shkruanin për disa hyjni apo zota, që nuk i kishin parë? A e dinin se çfarë do të thoshte termi zot? Përse përshkruhej që vinte gjithmonë nga lart, nga qielli, nga planete të tjerë? Çfarë motivi i shtyu që të bënin një listë mbretërimi të frymëzuar nga fantazia?

    Në një të kaluar plot me dyshime, kemi mundësinë të rishkruajmë historinë…..një histori që është akoma e vështirë për t’u pranuar.