Idea për të shkruar këtë artikull më erdhi kur pashë emisionin e Marin Memës mbi arin e Muzakajve. Që në lashtësi Ari ka qenë gjithmonë metali më i çmuar dhe më i kërkuari. Megjithatë nuk kemi një epokë të identifikuar kur njeriu kërkonte Arin. Kemi Epokën e Gurit, të Bronxit e të Hekurit. Pos të Arit jo.
Sipas Michael Tellinger, një studiues afrikano-jugor, minierat më të lashta në planet, janë ato të arit dhe gjenden në Zimbabve. Disa minatorë i zbuluan ato rreth viteve 30 të shekullit të kaluar, të mbuluara me dhe. Ato shkonin deri në 20 metra në thellësi. Studime të bëra më 1988 treguan se mosha e tyre e kthen kohën mbrapa 100 000 vjet para Krishtit.
Përse njeriu primitiv kërkonte Ar?
Natyrshëm na lind një pyetje banale: çfarë dreq motivi i shtyu paraardhësit tanë njëqindmijë vjet më parë të shkëlyheshin duke gërmuar galeri, në kërkim të arit, kur duhet të kalonin ekzistencën e tyre të shkurtër për të gjuajtur, për t’u ushqyer dhe për t’u mbrojtur brenda shpellave nga kafshët e egra apo nga klima. Për çfarë ju duhej ky metal që ishte absolutisht i padobishëm për mbijetesën e tyre?
Legjendat popullore të Zuluve, që banojnë këto zona flasin për “skllevër mishi dhe gjaku të prodhuar artificialisht e të krijuar nga Populli i Parë”.
Teoria e Zecharia Sitchin
Tekstet kuneiforme sumere të përkthyera nga ai na tregojnë se Ari i shërbente një race aliene. Ato e përdornin arin për të penguar rrezet e diellit që të dëmtonin planetin e tyre. Mund t’ju duket si fantashkencë, por po ta shohim me mendje të hapur, është një hipotezë që duhet marrë parasysh. Siç thotë shprehja “ku është me zë, nuk është pa gjë”.
Çdokush prej nesh duhet të bëjë vlerësimet e veta, por një gjë duhet ta themi. Ka diçka të mistershme rreth Arit. Harta të mistershme e thesare të humbura. Nuk dimë sa ar fshihet në Vatikan apo në fortesat templare të Londrës.
Le të vijmë në ditët tona
Ishte një kohë kur monedhat e arit qarkullonin lirisht. Por, më 1933, njëzet vjet pas privatizimit të FED (Banka Qëndrore Amerikane), i ashtëquajturi New Deal i presidentit Roosvelt, deklaroi të paligjshëm qarkullimin e monedhave të arit, përveç atyre për koleksion dhe argjenterisë. Për kompensim vlera e monedhës së letrës në qarkullim për konsumatorët ishte e mbuluar nga lingotat e verdha.
Pas dyzet vjetësh u shkua dhe më tej. Presidenti Nixon vendosi që kjo lidhje nuk ishte më e mundur. Që nga ajo kohë filloi të shtypej letër që kishte vlerë sepse komuniteti ndërkombëtar vazhdonte ta pranonte e të bënte shkëmbime.
Po ku gjendet Ari i Botës?
Dy janë “bankat e lingotave” më të rëndësishme të botës. Njëra është Fort Knox, në Kentucky dhe e dyta FED, e ashtëquajtura kasaforta e planetit. Në Fort Knox qëndron kryesisht ari i SHBA, rreth 4000 tonelata. Ndërsa tek FED mbahen mbi 10 000 tonelata, rreth tre të katërtat e arit të Planetit, kryesisht të shteteve që kanë humbur luftën e dytë botërore dhe të konflikteve të mëvonshme me Shtetet e Bashkuara.
Por a jemi të sigurt që ky flori është aty? Asnjë nuk e di. Fort Knox është një bazë ushtarake, dhe sipas një nëpunësi asnjë politikan amerikan nuk ka shkelur aty që prej 1974. Kurse FED, lëshon çertifikata letre mbi sasinë e Arit që mban. Ajo herë pas here pret delegacione të shteteve që u mban arin, por zërat e ligë thonë se personeli i FED sposton lingotat e arit nga një vend në tjetrin, dhe kështu shteti depozitues verifikon sasinë.
Një zë tjetër që qarkullon, është se lingotat janë zëvendësuar me lingota Tungsteni, që është i ngjashëm me arin, por kushton shumë më pak. Dyshimet janë shtuar edhe nga sjellja e kazatit të Rothschild. Këta kanë dominuar merkatin e Arit që nga viti 1919 deri më 2014, duke vendosur çmimin e Arit përditë nga zyrat e tyre në Londër. Papritur, u tërhoqën.
Mos vallë Ari nuk dihet ku ka shkuar?
Misteri mbi Arin e botës bëhet gjithmonë e më i madh. Një gjë mund ta themi me bindje. Nëse e ka gjetur me të vërtetë, Marin Mema bëri mirë që nuk e tregoi se ku është thesari i Muzakajve. Le t’ia lëmë brezave që do të vijnë, ndoshta do të jenë më të përgjegjshëm.
Komente Së Fundi