Pasojat e smogut tek truri

    Ne të gjithë po përjetojmë pasivisht dhe gati pavetëdije, një nga katastrofat (ndoshta katastrofa më e madhe) për qënien njerëzore: një rënie alarmuese e kuocientit të intelektit.

I dyshuari numër një: Smogu

     Impakti i smogut mbi ekologjinë, dhe për rrjedhojë mbi ekuilibrin e ekosistemeve, është shumë i rëndë por nuk do të jetë objekti i këtij artikulli. Do të flasim për qënien njerëzore dhe “inteligjencën” e tij që, për shkak të “shqetësuesve” hormonalë të pranishëm në ekosistem, është në regres.

Fillojmë me ndotjen e ajrit

    Përditë na përshkojnë mushkëritë një koktel helmesh. Nga pluhuri i rrugës, metale toksike, tek tymi i makinave, nitratet e sulfatet. Dhe nuk mund të ndalojmë frymëmarrjen: kemi nevojë për rreth 10 mijë litra ajër në ditë. Grimcat më të vogla mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut e të shkojnë në tru.
    Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike. Nëse jetoni në një qytet të madh apo të vogël. Në një shtet të pasur apo të varfër, truri i njeriut është në rrezik.

Ndotja nuk njeh pengesa brenda trupit, kalon edhe placentën. Shumë studime kanë dëshmuar se qënia njerëzore, qysh në mitër është i ekspozuar ndaj “shqetësuesve” hormonalëqë mund të ndryshojnë, në mënyrë shkatërrimtare, zhvillimin korrekt të trurit.

Hormonet  tiroidalë

    Boshti fiziologjik që kontrollohet nga hormonet tiroidalë është shënjestra kryesore e këtyre “shqetësuesve“. Nuk është ndonjë gjë e re mund të themi. Në fakt shqetësimet e boshtit të tiroideve gjatë zhvillimit embrional çojnë në të ashtëquajturën “budallallëk“, dhe efektet e saj njihen të paktën nga një shekull. “Budallallëku” është një sëmundje që shkakton vonesa mendore dhe probleme me zhvillimin. Mungesa e jodios në dietën ushqimore të nënës mund të lindë fëmijën me të meta. Tani e dimë se edhe smogu ka një impakt mbi zhvillimin e trurit, e mund të favorizojë si budallallëkun ashtu dhe autizmin.

    Nga disa studime të bëra në Evropë dhe në USA kanë shfaqur një lidhje të ngushtë midis ndotjes nga pesticidet dhe autizmit. Është një shock i vërtetë të shohësh që në disa zona, është kaluar në harkun kohor të 20 vjetëve, nga 1 fëmijë në 600 me probleme të autizmit, në 1 fëmijë në 60.

    Studime mbi fiziologjinë, biologjinë qelizore dhe molekulare kanë zbuluar veprimet e këtyre agjentëve ndotës mbi organizmin gjatë zhvillimit embrional dhe në uljen e kuocientit të intelektit.

    Ndotja e ambientit jo vetëm që do të na vdesë nga kanceri, por do të bëjë më “budallenjbrezat e ardhshëm.