
Ku po shkojmë?
Sa herë kemi dëgjuar se “po të mos e kishin marrë në dorë komunistët, Shqipëria do të ishte bërë një Zvicër e vogël“. Për mendimin tim është një gënjeshtër e madhe. Po tani që kemi kaluar tridhjetë vjet në të ashtëquajturën “demokraci“, përse nuk e kemi bërë?
Realiteti duket se është ndryshe
Në emër të të ashtëquajturës “demokraci“, ndihemi të lirë të vjedhim njëri tjetrin, të vrasim vëllain, të shkatërrojmë vendin e të vejmë në rrezik të ardhmen e mbijetesën e Shqipërisë. Më keq se atëherë në emër të komunizmit.
Në diktaturë ishte një grup njerëzish që e shtypën dhe e kyçën vendin për të ruajtur pushtetin. Tani në demokraci për të ruajtur pushtetin, një grup njerëzish po e shtyp e po e shet vendin. Pra, po bëjnë të njëjtën gjë në një mënyrë tjetër. Po detyrojnë mijëra shqipëtarë të largohen, për të siguruar të ardhmen, e në të njëjtën kohë lënë pa të ardhme vetë Shqipërinë.
Përse nuk reagojmë?
E vërteta, dhe më e keqja, është se e kemi pranuar këtë sistem qeverisës, e justifikojmë deri në atë pikë, sa ta quajmë normal. E kemi shtrirë në të gjithë jetën shoqërore të vendit. Nuk është vetëm faji i Edi Ramës, Ilir Metës apo Lulzim Bashës që shfaqen në karikaturë, e që përfaqsojnë klasën politikën shqiptare. Është dhe faji ynë që i kemi lënë të bëjnë si të duan, duke i mbështetur e duke u bërë vegël e tyre.
Ja kemi vënë vendin para të huajve, që bëjnë me të çtë duan. Qahemi se filan shtet nuk na do. Ky tjetri na e ka me hile. Por të gjithë shtetet bëjnë vetëm interesat e tyre. Natyrisht, përveç ne shqiptarëve. Përpara interesave kombëtare kemi vënë gjithmonë interesat personale.
Gjendja aktuale pasqyrohet shumë bukur tek vargjet e Andon Zako Çajupit, duke i ndryshuar vetëm një fjalë:
Shqipërin’ e mori shqipëtari,
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!
Në këtë mjegullnajë duket se shqipëtarët kanë humbur arsyen e vendi po shkon drejt humnerës. Se patriotë nuk ka më. Se nuk ka një shqipëtar që na përfaqëson të gjithëve. Ku të kemi besim se nuk do të shesë vendin, e të na tregojë rrugën drejt shpëtimit.
A ka rreze shprese?
Duket se kohët kanë ndryshuar. Njeriu që kërkojmë ka shëmbëllturën e Marin Memës, Albin Kurtit, Edmond Budinës, Elena Kocaqit etj. Të grumbullohemi rreth tyre. Ti përqafojmë idetë e tyre e ti mbështesim që të mund të punojnë për të mirën e Shqipërisë. Nuk duhet të bëjmë gabimet e të shkuarës. Fakti që njerëzit nuk mësojnë nga historia, është mësimi më i rëndësishëm që historia na jep.
Ju falem nderit.
Komente Së Fundi